Friday, March 22, 2013

Takimi i eulijave me All-llahun e Lartësuar!

 Dëgjojeni Ibn Kajjimin se si ai e përshkruan këtë ngjarje madhështore 
dhe takim momental...
Dëgjo dhe paramendoje veten në mesin e tyre, 
Allahu të bëftë mua dhe ty një prej tyre!




Teksti i përmendur në video është nga libri i Ibn Kajimit 
Hadi al-Aruah ila bilad il-Afrah fq.193, 
megjithëse ndryshon pak nga teksti i librit por shumica e tij është e njejtë.

Gjithashtu ky artikull është postuar edhe në faqen selefije abdurrahman.org
dhe mund ta gjeni në këtë link: 

Allahu na mundësoftë të jemi prej këtyre eulijave të cilët do të kenë 
mundësinë dhe nderin të shohin dhe të takohen me të Lartësuarin në Xhenet!

Mos u mashtro nga paraqitja fizike e grave imorale ne jeten e kesaj bote!


Pasi Imam Ibnul Kajjimi (Allahu e meshirofte) e pershkroi bukurine dhe perfeksionin 
e grave te Xhenetit, ne menyre qe terhiqesh drejt tyre, ai paralajmeroi kunder 
te mashtruarit nga grate e keqija ne jeten e kesaj bote - ato te cilat jane te privuara 
nga çdo tipar i shkelqyer. Ato as nuk jane te persosura ne paraqitjen e tyre fizike 
dhe as nuk posedojne veprime te mira.


Si mund te mashtrohet dikush nga nje grua e cila posedon sjellje te shemtuar dhe 
eshte e pabese? Si mund te mashtrohet nga nje grua qe as nuk i permbush detyrimet 
e saj e as nuk posedon durim? Si mund te mashtrohet nga nje grua qe as nuk eshte 
gatshme e as nuk eshte e bindur dhe e perulur, dhe veprat e saj jane te shemtuara? 


Perkundrazi ajo eshte nje shejtane femer e maskuar ne imazhin e nje njeriu, 
keshtu qe ajo mashtron njerezit e neveritshem dhe te prishur, qe ta deshirojne ate, 
per shkak se ata jane te ngjashem me te, dhe jane te gatshem t'i binden asaj.


Sa per njerezit e miresise dhe virtytit, ajo as nuk i kerkon e as nuk i deshiron ata, 
sepse nuk ka asnje ngjashmeri midis saj dhe atyre. Ajo eshte e privuar nga gjithcka 
qe e drejton drejt te mires dhe e ndalon nga e keqja. Ajo as nuk disponon menyren 
e sakte te jetes se urdheruar nga Allahu dhe intelekt te shendoshe moral e as nuk 
disponon sjellje te mira dhe frike ndaj Allahut. 


Ajo nuk posedon bukuri natyrale, perkundrazi bukuria e saj eshte e falsifikuar qe 
buron nga kozmetika. Dhe kur ajo e le zbukurimin dhe garnituren, defektet e saj 
behen te dukshme dhe ajo privohet nga cdo gje qe e ben nje person ta deshiroje ate. 
Ajo karakterizohet me tradheti - as mirenjohese ndaj shoqerimit te mire dhe 
as nuk ka ruajtur dhe permbushur te drejtat e saj.


Bukuria e saj eshte nje guaske e holle dhe nen ate jane defektet dhe punet 
e shemtuara. Bukuria e saj i ngjan nje monedhe fallco e praruar me ar dhe argjend 
qe dikush mund ta konsideroje te jete nje monedhe e vertete ari apo monedhe 
argjendi, por ky falsifikim nuk mund te qarkulloje ne mesin e kembyesve te parave, 
edhe pse shume njerez jane mashtruar nga ajo.



[Parafrazuar dhe shkurtuar. Per detaje te metejshme shih: el-Sherh Kasidah en-Nunijeh nga shejkh Muhamed Khalil el-Harras (Allahu e meshirofte), vell 2, fq. 738-739]






Gruaja është çelësi...





El-Ensari ka thënë:


"Gruaja është çelesi i sigurise në çdo shoqëri dhe themeli i familjes."


(El-Mexhmu' 1/173)





Beqaria nuk ka të bëjë me Islamin






Imam Ahmedi ka thene:


"Beqaria nuk ka të bëjë fare me Islamin, dhe ai i cili iu shtyn që të mos martoheni, 
do t'iu nxit në diçka të ndryshme nga Islami."




Wednesday, March 20, 2013

Selefet dhe menyra se si e çmonin kohen!


Hasan el-Basri ka thene:

"O biri i Ademit, ti nuk je asgje tjeter vetem se nje grumbull ditesh. 
Me kalimin e një dite, kalon edhe nje pjese e jotja".

Edh-Dhehebi, "Sijar A'lam en-Nubala" (4/585)


Hasan el-Basri ka thene:

"Kam takuar disa njerez te cilet ishin me koprrace per kohen e tyre 
se sa per parate e tyre."

El-Baghaui, "Sherh es-Sunneh" (14/225)


Hasan el-Basri i keshilloi shoket e tij duke thene:

"Mos u preokupo me kenaqesite kalimtare te kesaj dunjaje dhe te harrosh Ahiretin, 
jeta jote eshte e shkurter, keshtu qe nxito dhe mos e shtyj punen e sotme per neser, sepse ti nuk e di kur do te vdesesh dhe do te takohesh me Allahun."

Hiljet el-Eulija (2/140)


"El Kasim Ibn Asakir ishte informuar se Sulejm Ibn Ejub i jepte shume rendesi 
kohes se tij. Ai kurre nuk humbiste kohe pa disa vepra te dobishme. 
Ai ose shkruante libra, jepte ligjerata ose lexonte."

Edh-Dhehebi, "Sijar Alam en-Nubala" (17/646)


Ebu el-Uefa Ali Ibn Akil ka thene:

"Une nuk lejoj te humb asnje ore te jetes sime. Edhe kur une nuk jam duke dhene 
ligjerata ose duke lexuar, mendja ime do te vazhdoje te preokupohet me disa ceshtje
ndersa une jam i shtrire; dhe nuk do te ngrihem derisa te gjej dicka te dobishme 
per te shkruar. Dhe une ende e gjej veten duke u perpjekur per diturine
ne vitet tetedhjete te miat me shume se kur isha ne njezetat e mia."

Ibn el-Xheuzi, "El-Muntadham" (9/214)


Burimi:"Mencuria e te mencurve" 
nga AbdulAziz Ibn Nasir el-Xhelil & Baha Adin Ibn Fetah Aki




Recitim qetesues i Kuranit Fisnik!




Qeteso Zemren me Kur'an!




Dashuria perpara marteses


Imam Ibn Kajjimi (Allahu e meshirofte) 
ka thene:


Dhe kura per kete semundje vdekjeprurese (dmth dashuria para marteses) 
eshte per personin qe eshte prekur qe te kuptoje se kjo dashuri eshte vetem 
per shkak te iluzioneve te tij/saj dhe injorances.


Pra, mbi nje person te tille eshte qe se pari dhe me kryesorja, te forcojne Teuhidin 
dhe mbeshtetjen mbi Allahun, dhe se dyti te rrisin adhurimin e tyre dhe t'i preokupojne vetet me te, aq shume sa te mos kene ndonje kohe te lire per t'i lene mendjet e tyre 
te enden dhe te mendojne per te dashurit e tyre.


Dhe ata duhet te therrasin Allahun per t'i mbrojtur dhe per t'i shpetuar ata nga 
kjo e keqe, ashtu si Pejgamberi Jusuf e thirri Allahun dhe u shpetua. Dhe ata 
duhet te veprojne ashtu si veproi ai, te jene ashtu sic ishte ai, persa i perket 
ikhlasit (sinqeritetit) dhe permendjes se Allahut ne begati.


Kjo eshte sepse nese zemra eshte e mbushur me ikhlas (sinqeritet) per hir te Allahut, 
nuk do te leje hapesire per ndonje dashuri te ndaluar qe te jete e pranishme, 
perkundrazi kjo ndodh vetem ne nje zemer qe eshte bosh dhe nuk ka 
ikhlas (sinqeritet) sidoqofte.


Dhe njerezit e tille le t'i kujtojne vetes se cdo gje qe Allahu e ka percaktuar per ta 
eshte vetem ne interesat e tyre me te mira, dhe kur Allahu urdheron dicka, 
kjo eshte dicka qe kurre nuk do te shkaktoje dem apo mjerim per roberit e Tij.


Dhe le t'i kujtojne vetes qe dashuria e tyre e ndaluar nuk i sjell dobi atyre, as ne kete bote 
e as ne Ahiret! Sa per kete bote atehere ata do te jene te preokupuar me dashurine e tyre 
aq sa do t'i demtoje dhe do te shkaktoje qe te jetojne ne nje bote imagjinare. 
Dhe sa per Ahiret, atehere ajo do te shkaktoje qe te jene te preokupuar 
me dashurine e krijimit ne vend te dashurise per Krijuesin!


Keta njerez duhet te perkujtohen, se atij te cilit i eshte shfaqur dicka, asnjehere nuk 
do te shoh efektet e keqija te saj, as personi i cili kurre nuk ka perjetuar gjera te tilla. 
Te vetmit njerez qe do te jene ne gjendje te lidhen me ta, jane ata qe kane perjetuar 
te njejten gje, vecse kane qene te ruajtur. Njerez te tille mund te shikojne perpara 
dhe te kuptojne se sa e keqe eshte.




Ai qe nuk ka nje grua jeton nje jete te veshtire..




Shejkh Salih el-Feuzan ka thene:


"Nje burre qe hyn ne nje shtepi te zbrazet, dhe nuk ka nje grua, jeton nje jete te veshtire,
edhe ne qofte se shtepia e tij eshte e mbushur me para dhe zoterim."


(el-Ittihaf, fq. 857)







Keshilla e Shejkh Uthejminit per ata qe i rruajne mjekrrat e tyre!



Kthimi tek e verteta eshte virtyt. 
Nuk ka dyshim se ne qofte se do t'i jepnim nje personi nje zgjedhje midis dy rrugesh: 
rrugen e Mexhuseve (adhurueseve te zjarrit), ose rrugen e Pejgambereve, 
cilen do te zgjidhte ai? 

Cdo besimtar do te zgjidhte rrugen e Pejgambereve. 
Pejgamberet -ne krye te tyre eshte vula e tyre, Muhamedi -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- 
te gjithe i lejonin mjekrrat e tyre te rriteshin, ndersa Mexhuset i rruanin mjekrrat, 
keshtu qe zgjidhni cilendo nga dy rruget qe deshironi.


Si pasoje, ne nuk shohim se ndokush ka justifikim -pasi e verteta i eshte qartesuar atij- 
per te braktisur te verteten. Pejgamberi -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- ka thene:


"Ndryshoni/dallohuni nga Mushriket, leshojini mjekrrat dhe shkurtojini mustaqet.”


Kjo ishte rruga e njerezve te hershem. Ne nuk njohim askend qe rruan mjekrren. 
Perkundrazi, eshte thene se disa nga sundimtaret shtypes e kishin zakon ta denonin 
nje individ me rruajtjen e mjekrres se tij. Ai e bente ate (rruajtjen e mjekrres) 
qe te jete nje denim! 

Dijetaret, Allahu paste meshire per ta, shkruajten brenda librave te Et-Tazir (denimet) 
qe nuk eshte e lejueshme per te ndeshkuar me rruajtjen e mjekrres. (Kjo eshte) prej asaj 
qe tregon se disa prej sundimtareve shtypes mendonin te jete e lejuar. Keshtu, ne lidhje 
me (ceshtjen e) tanishme? Nje person prish shendetin e tij me rruajtjen e saj. Ai deshton 
ne gjene me te rendesishme; ai deshton ne ndjekjen e te Derguarit te Allahut 
-sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- dhe pajtueshmerine me urdhrin e tij.


Ne shpresojme per vellain tone, te cilin ju te gjithe e respektoni, ne lusim Allahun ta bekoje 
ate me udhezim, dhe qe ai te rrite mjekrren e tij ne pajtim me urdhrin e Pejgamberit 
-sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- dhe ne perputhje me Sunnetin e tij.




Thursday, March 14, 2013

Miqesia e All-llahut!




[Hadith kudsi, nr. 39/ 40 hadithet e Imam Neueuiut]



Monday, March 11, 2013

Fjalim me peshe te madhe nga shejkh Salih Ali Shejkh mbi rendesine e kerkimit te dijes!


{"Min Me'in el-Imam Ahmed" (Perfitim nga jeta dhe vepra e Imam Ahmedit)
Ligjerate e mbajtur nga Shejkh Salih Alish-Shejkh (Allahu e ruajt)}


Te kerkosh dituri deri ne vdekje!


Imam Ahmedi kishte dy djem, Abdullahun dhe Salihun. 
Ata ishin gjysme-vellezer, do te thote se secili prej tyre kishte nena te ndryshme. 
Salihu, i biri i Imam Ahmedit, ka thene:


"Nje njeri e pa babain tim te mbante nje Mihbarah." [shishe boje 
te cilen studentet e mbanin se bashku me penen.] dhe tha:
"O Eba Abdilah!" Po ti je imami i muslimaneve!"


Ky njeri u shpreh keshtu, ngaqe ishte i befasuar te shihte Imam Ahmedin te mbante Mihbara-n e tij sic e mbanin studentet e rinj, apo ai ende lexonte libra apo mbante mbi vete te njejtat pergjegjesi qe ka rinia. Shikoni se si te gjithe njerezit mahniten nga ai, madje edhe te moshuarit e popullit!


Imam Ahmedi iu pergjigj me nje thenie qe rrezoi tere te kuptuarit e ketij njeriu. 
Ai tha:


"Do te jem me Mihbarah deri ne Makbarah (varreze)"


Cfare kishte ndermend kur e tha kete? Ai mendoi:
"Une do te jem i zene me kerkim diturie derisa te vdes."


Nje transmetim tjeter permend se ai e ka thene ate, ne nje rast te vecante, 
nje grupi tjeter te njerezve.


"Sa me perket mua, do te kerkoj dituri deri sa te vendosem ne varr."


Kur u afrua koha e vdekjes se tij, ai i tha atyre qe ishin perreth tij:


"Me tregoni thenien e Hushejmit." Keshtu, ata i percollen atij thenien. 
Ky Hushejmi ishte Hushejm Ibn Beshir, mesuesi i pare i Imam Ahmedit. Ai u takua 
me te ne vitin 179H, kur filloi kerkimin e diturise ne moshen 16 vjec. Ai ishte 
ne mes te 15 dhe 16, pasi ai kishte lindur ne vitin 164 
dhe filloi kerkimin e diturise ne 179.


Eshte permendur se Ibn Sirini nuk e pelqente njeriun qe ankohej nga dhimjet. 
Ne ate kohe, Imam Ahmedi u semur shume dhe renkonte per shkak te dhimbjes. 
Kur ata e informuan ate se Ibn Sirini nuk e pelqente renkimin, ai nuk renkoi me, 
derisa vdiq.


Ky eshte realiteti i thenies se tij:
"Une do te kerkoj dituri deri sa te vendosem ne varr." domethene:
"Une duhet te vazhdoj duke perfituar nga dituria."


Pra, nese keni kaluar kohen e rinise dhe jeni bere mesues apo edukator, apo ligjerues 
apo profesor ne universitet apo autor, dhe thoni:"Une e kam perfunduar kerkimin 
e diturise.." dije se kjo eshte gjendja e dikujt qe nuk e njeh 
realitetin e kesaj ceshtjeje.


El-ilm eshte dituria mbi cfare? Ajo eshte dije mbi te folurit e Allahut dhe te folurit 
e te Derguarit te Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). A ka arritur ndokush një shkalle 
diturie rreth te folurit e Allahut dhe te Derguarit të Tij, (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), 
si edhe rreth thenieve te dijetarëve, te cilat shpjegojne Librin dhe Sunnetin, 
a e ka arritur nje shkalle diturie te mjaftueshme?


Askush nuk e ka arritur kete shkalle! Askush, i cili ka qellim te drejte dhe nje zemer
te delire nuk e ka arritur kete shkalle. Lidhur me kete, Imam Ahmedi ka thene:


"Me Mihbarah deri ne Makbarah (varreze)" 


Ai eshte duke iu drejtuar te gjitheve, duke na keshilluar qe te vazhdojme 
ne kerkimin e diturise dhe te mos heqim dore per ndonje arsye te parendesishme.


Ne rrethet e dijes te xhamise sone, kemi pare nje numer te madh studentesh 
te cilet jane te etur te mesojne per dy muaj, dhe pastaj e lene mesimin. 
Vetem tre muaj apo dicka te ketille. C’eshte kjo? Disa prej tyre kerkojne 
dituri per tre, kater, pese ose shtate vjet dhe pastaj e lene ate. C’eshte kjo? 
A eshte kjo ngaqe joshjet e kesaj bote ju jane afruar dhe puna juaj ka mbaruar, 
dhe tani keni marre udhe per ne jeten e kesaj bote? A eshte kjo ngaqe ju eshte ofruar nje pozite dhe ju e keni pranuar? A eshte kjo ngaqe keni arritur nje pozite 
te caktuar, jeni bere drejtor shkolle apo profesor universiteti? Per kete arsye 
e keni ndaluar kerkimin e diturise? Jo, ju duhet te vazhdoni te kerkoni dituri 
deri sa te vdisni. Kjo eshte cfare do te ndreqe problemet e shoqerise, nese 
dijetaret e tyre e pranojne keshillen. Sa u perket nxenesave te dijes, ata 
duhet ta kene parasysh keshillen:"Me Mihbarah deri ne Makbarah".


Ai duhet te qendroje prane librit derisa te vdese, duke lexuar, duke kuptuar, 
duke memorizuar, duke rishikuar, duke i mesuar te tjeret, deri sa t’i vije fundi.


Cfare thone njerezit sot? “Rrregullat e namazit - i dime keto, s’ka problem”. 
Nese i pyet per shume rregulla do te shohesh qe nuk i dine. C’eshte kjo? A eshte kjo
 ngaqe jane te kenaqur me diturine qe kane, madje i gezohen diturise qe kane. 
Lusim Allahun qe te na fal dhe te jete i kenaqur me ne.


Nese i pyet rreth ceshtjeve qe jane me te medha se namazi, ceshtje akideje, 
ceshtje teuhidi, do te shohesh qe nuk i kane nxene plotesisht gjerat, edhe ishin 
nxenes dijeje! Perse kjo? Sepse u treguan te shkujdesur dhe e lane ate.


Dituria eshte nder, nese e lini, ajo do t'ju le juve; nese e merrni me seriozitet, 
do t'ju jepet dicka prej saj, aq sa Allahu ka caktuar per ju.




E gjithe koha e tij shpenzohet ne kerkimin e dijes...




Wednesday, March 6, 2013

Keshille per ata qe nuk mund te kene femije!


Pyetje :

Nje grua brengoset per shkak se ajo nuk eshte shtatzenedhe nganjehere qan dhe perfundon duke menduar shume dhe behet e mbyllur nga jeta, keshtu qe si eshte gjykimi dhe çfare keshille keni per te?


Pergjigje:

Nuk eshte e drejte per kete grua te pikellohet dhe te qaj, sepse ajo nuk eshte ne gjendje te lindi femijeKjo eshte per shkak te aftesise natyrore te burrit dhe gruas te ngjize dhe te kene femije, nese ata femijet mund te jene vetem meshkuj ose vetem femra ose nje pjese meshkuj dhe nje pjese femra, si dhe pamundesia e burrit dhe gruas te ngjize - e gjithe kjo eshte nga vendimi apo deshira e Allahut (Azze ue Xhel).


Ai (Subhana ue Te'ala) thote:

"Vetem i Allahut eshte pushteti i qiejve e i tokes; Ai krijon cka te doje; Ai i fale vetem femra atij qe do, e i fale vetem meshkuj atij qe do. Ose u fale cift, meshkuj e femra, por ate qe do e le pa femije (steril); Ai eshe i dijshem, i fuqishem."

[Suretu esh-Shura, Ajetet 49-50]


Pra, Ai (Azze ue Xhel) eshte i Gjitheditur se kush i meriton te gjitha keto, dhe Ai ka mundesi te beje ate qe Ai e zgjedh.


Dhe eshte nje shembull i mire per pyetesen ne (tregimin per) Jahja ibn Zekeriah dhe Isa ibn Merjeme (paqja qofte mbi ta); Asnjeri nga te dy nuk kishte femije, kështu, asaj i kerkohet te jete e kenaqur (me ate qe Allahu ka caktuar per te) dhe
ti lutet Allahut per nevojat e saj, pasi Ai ka aftesi dhe urtesi gjithperfshirëse.


Dhe nuk ka asgje te keqe per ta paraqitur veten e saj ne disa nga mjeket specialiste femra, dhe mjek meshkuj nese nuk eshte ne gjendje per te gjetur nje mjeke specialiste femer. Ajo eshte mjaft e mundshme qe mund ta kete penguar atte ngele shtatezane, mund te trajtohen te tilla si bllokimi i tubave. Dhe gjithashtu, ajo eshte e pranueshme qe burri i saj te paraqese veten me nje mjek specialist mashkull pasi eshte mjaft e mundshme qe ai vete eshte shkaku qe gruaja e tij nuk eshte ne gjendje qe te mbese shtatezane.


Dhe me Allahun qendron suksesi, paqja dhe bekimet qofshin mbi Profetin tone Muhamed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, familjen dhe shoket e tij.


Komisioni i perhershem per kerkime dhe fet'ua



Tuesday, March 5, 2013

Dyzet perfitime te kesaj bote qe vijne nga braktisja e mekateve


Dijetari i madh, Ibn Kajim el-Xheuzije (Allahu e meshirofte) permendi nje numer te madh perfitimesh qe mund te gezoje dikush ne jeten e kesaj bote para se te nderohet me shperblime te pafundme te Allahut ne Ahiret. Ai permendi:


1. Ruajtja e integritetit personal (muroo'ah)

2. Mbajtja paster e emrit dhe reputacionit tuaj

3. Mbrojtja e statusit tuaj social

4. Ruajtja e shendetit qe ka dhene Allahu dhe berja si nje mjet per te arritur perfitimet e kesaj bote dhe perfitimet fetare

5. Nje jete e shendetshme

6. Nje organizem i clodhur si duhet

7. Nje zemer e forte

8. Nje shpirt i paster

9. Lumturia e zemres

10. Nje gjoks i relaksuar

11. Siguria nga shqetesimet qe prekin te keqinjte dhe te pabindurit (vecanerisht)

12. Me pak merak, trishtim dhe mjerim (ne pergjithesi)

13. Forca e brendshme e nderit personal, te mos turperoje

14. Ruajtja e drites ne zemren e njeriut nga te qenurit e shuar nga erresia e mosbindjes

15. Nje gjendje afersisht cka kufizon te keqinjte dhe te pabindurit

16. T'i jepesh dispozitave me lehtesi nga menyrat e papeshuara

17. Lehtesia e pergjithshme duke u dhene ne ceshtjet qe jane te veshtira per njerezit e pabindur

18. Te paturit e veprave te bindjes te lehta per t'i kryer

19. Te paturit e dijes te lehte per t'u arritur

20. Fjalimi i pergjithshem i njerezve ne favorin tuaj

21. Shume prej lutjeve behen ne favorin tuaj

22. Kenaqesia qe mund te shihet ne fytyren tuaj

23. Respekti qe eshte vendosur ne zemrat e njerezve per ju

24. Mbeshtetja e tyre dhe mbrojtja per ju, kur demtoheni apo shtypeni

25. Mbrojtja e tyre ndaj jush ne pranine e atyre qe ju pergojojne

26. Pergjigje te shpejta te lutjeve tuaja

27. Largimi nga mos-afersia mes jush dhe Allahut

28. Afersia e engjejve

29. Largesia nga djajte, si xhinet dhe njerezoret prej tyre

30. Njerezit tejkalojne njeri-tjetrin per t'iu sherbyer dhe per t'u kujdesur per nevojat tuaja

31. Duke kerkuar dashurine dhe shoqerine tuaj

32. Duke mos pasur frike nga vdekja, ne vend te kesaj ju jeni te lumtur te takoni Zotin tuaj dhe te arrini vendbanimin perfundimtar

33. Parendesia e kesaj bote ne zemren tuaj

34. Nderimi i vertete i Ahiretit ne zemren tuaj

35. Vigjilenca ne lidhje me dominimin e madh (te Xhenetit) dhe suksesi i madh qe qendron ne kuader te tij

36. Te shijuarit e embelsise se bindjes

37. Arritja e embelsise se besimit

38. Lutjet e engjejve te cilet e bartin Arshin, ashtu si dhe engjejve te tjere

39. Gezimi i engjejve te cilet shkruajne veprat tuaja, dhe lutjet e tyre te vazhdueshme ne favorin tuaj

40. Nje rritje ne intelekt, kuptim, besim dhe dije

41. Arritja e dashurise se Allahut, Vemendja e Tij, dhe Lumturia e Tij me pendimin tuaj


Dhe Allahu e di me se miri!