Monday, August 11, 2014

Grate jane te ndjeshme..




Nuk do te besoni derisa..





Keshilla te dobishme per studentat e dijes ne lidhje me gruan dhe familjet e tyre!

Shejkh Sulejman er-Ruhejli
ka thene:

E verteta vellezerit e mi, eshte se kushdo qe ka nje grua, i cili eshte nxenes dije, 
atehere me te vertete ai ka shume miresi. Keshtu eshte e detyrueshme per te, 
per ta nderuar ate (gruan) dhe te falenderoje Allahun per kete miresi.

Une perkujtoj veten time dhe vellezerit e mi, me kete rast, 
se ajo qe eshte e detyrueshme per ne eshte qe te kemi frike Allahun 
(ne lidhje) me grate tona.

Shume muslimane kane karakter te mire, vepra te mira dhe te gjithe 
do te donin te ishin afer me te pervec familjes se tij, sepse kur ai hyn ne shtepi 
ai ndryshon. Para njerezve te tjere ai eshte me i miri dhe me i dashuri i njerezve. 
Duke qeshur shume dhe duke qene i bute ne te folur. Por kur hyn ne shtepine e tij 
ai ndryshon dhe inatoset, zemerohet per gjene me te vogel, shan per gjene 
me te vogel, grindet per gjene me te vogel.

Ne duhet te kemi frike Allahun ne dukje dhe ne fshehtesi. 
Gjendja jone nuk duhet te ndryshoje; para njerezve dhe po ashtu 
kur jemi ne shtepite tona, gjendja jone eshte nje. Ne jemi te vemendshem
ndaj Allahut. Ne duhet ti nderojme grate e shtepive tona, grate tona, motrat, 
vajzat dhe nenat gjithashtu.

Trajtoji ato ashtu sic duhet te trajtohen. Sic thashe, ne qofte se gruaja eshte 
nje kerkuese e dijes kjo eshte nje miresi e madhe. Ajo te mbeshtet ty 
ne bindje ndaj Allahut dhe te mbeshtet ty ne miresi.

Keshtu pra jini falenderues ndaj Allahut per kete miresi, 
nderoje ate dhe gjithashtu mbeshtete ate
ne kerkimin e dijes.




Celesi i cdo te keqeje..





Hasan el Basri ka thene:






Burri imagjinon se eshte duke patur mardhenie me dike tjeter vec gruas se tij!

Ibn el-Haxh el-Malikij, 
Allahu e meshirofte ka thene:

"Burri duhet te qendroje larg ketyre mendimeve dhe nga kjo karakteristike e peshtire 
e cila fatkeqesisht eshte e perhapur, qe eshte kur nje burre shikon nje grua 
qe ai e pelqen, ai shkon tek gruaja e tij por imagjinon ate grua qe ka pare.

Ky eshte nje lloj i Zinase, sepse dijetaret tane kane thene ne lidhje me ate qe merr 
nje gote uji dhe e imagjinon se ajo eshte vera qe ai po e pi, 
keshtu uji behet haram per te.

Ajo qe eshte permendur nuk vlen vetem per burrat, perkundrazi grate jane te perfshira 
ne te gjithashtu, dhe kjo eshte edhe me keq sepse zakonisht femrat ne ditet e sotme 
dalin jashte dhe shikojne njerzit, dhe nese nje grua sheh dike qe ajo e pelqen, 
ajo mund te vazhdoje te mendoje per te, pastaj kur bashkeshorti i saj 
ben mardhenie me te, ajo imagjinon ate imazh qe ka pare,
keshtu qe te dy mund te bien ne (kete lloj) zinaje. 
E lusim Allahun te na mbaje shendoshe e mire!"
[El-Medkhal 2/194, 195]

Ibn Muflih el-Hambeli, 
Allahu e meshirofte ka thene:

"Ibn Akili ka thene -dhe ai thekson ndalimin ne el-Rijah el Kubra; 
Nese ai eshte duke patur mardhenie me gruan e tij, dhe ai imagjinon imazhin 
e nje gruaje tjeter apo e nje mashkulli tjeter, atehere ai eshte 
duke mekatuar." [El-Furu 3/51]

Ueli el-Din el-Iraki, 
Allahu e meshirofte ka thene:

"Nese ai ben mardhenie me gruan e tij, por ne mendjen e tij ai eshte duke pasur 
mardhenie me dike qe eshte e ndaluar per te, dhe ai e imagjinon me mendjen e tij 
se eshte duke pasur mardhenie me ate imazh te ndaluar, kjo eshte haram per te, 
sepse ai eshte duke e imagjinuar veten ne kryerjen e nje veprimi haram."
[Tarh el-Tethrib 2/19]