Shejkh Salih el-Uthejmin:
Me këtë rast unë dëshiroj të them se ne dëgjojmë gjëra që na mvishen neve,
ose i mvishen Shejkhut tonë ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz, ose i mvishen
Shejkh Nasirud-Din el-Albanit,
sikur t’i shqyrtonim ato gjëra do të shohim se ato janë gënjeshtra.
Ka gjasa të jenë gënjeshtra të qëllimta e ka gjasa që transmetuesi të ketë
gabuar në kuptimin e tij ose gaboi në pyetjen e parashtruar, në bazë të së cilës
u dha përgjigja, apo dukuri të tjera të kësaj natyre.
I telefonova Shejkhul-Albanit që ta pyes për gjendjen e tij shëndetsore
dhe ai më thotë se është mirë. Ai më tha: “Më tha një burrë se kishte me vete
një letër tënden për mua dhe unë i thashë atij që ta falej me mua xhumanë
e kaluar, kurse ai tha: Nuk mundem, porse do të vijë të sjell letrën ditën e Shtunë.”
Thotë Shejku (el-Albani): “A më ke shkruajtur ndonjë gjë?”
Unë i thashë: Nuk të kam shkruajtur gjë, e nëse të vjen ajo letër dije se
ajo nuk është nga unë.
Kështu pra, unë nuk e di ç’ka në atë letër! Në të mund të ketë fatkeqësi
të shumta që s’i mbajnë dot as makinat, as anijet e as aeroplanët. Mirëpo ai
ma tha këtë, kurse unë i thashë: O Shejkh! Njerëzit gënjejnë për mua dhe gënjejnë për të tjerë.
Ai tha: “Edhe për mua kanë gënjyer! Madje edhe kanë thënë
se Shejkhul-Albani vdiq!!”
Unë i thashë: Ndoshta ata me vdekjen kanë për qëllim gjumin, se Allahu
ta merr shpirtin natën dhe të zgjon ditën.
E rëndësishme.
Me të vërtetë njerëzit sajojnë fjalë dhe ua mveshin Ulemave. Mirëpo unë
ju këshilloj për që çdo gjë që dëgjoni për mua dhe ju nuk e pëlqeni atë
të më telefononi në mënyrë që ta verifikoni a është e saktë apo nuk është
e saktë, se mundet që të jetë gënjeshtër.
Ajo mundet edhe të jetë e vërtetë, porse unë kam pikëpamjen time të cilën transmetuesi nuk e di.
Gjithashtu, nëse dëgjoni për dijetarët e tjerë gjëra që ju i urreni
telefonojuni atyre dhe mos përhapni çdo gjë që thuhet.
Shejkh Salih el-Uthejmin
Kontrolloi nga arabishtja: Ebu Akil