Friday, January 4, 2013

Dashuria ndaj Allahut dhe fitimi i dashurise se Tij


Shejkhul Albani thote ne hyrjen e tij:


"Dije, o vella musliman, se nuk eshte e mundur per ndokend qe te ngrihet 
ne kete stacion te dashurise ndaj Allahut dhe te Derguarit te Tij, pervec se 
me Teuhid (njesimi ) i Allahut, me te Lartit, te Vetmit (qe e meriton) 
adhurimin e Tij, dhe duke vecuar Profetin per te ndjekur vetem ate 
nga radhet e roberve te Allahut, per shkak te thenies (se Allahut):


"Kush i bindet Pejgamberit, ai i eshte bindur Allahut" 
{En-Nisa 80}

dhe thenia e Tij:

"Thuaj:'Nese e doni Allahun, atehere ejani pas meje 
qe Allahu t'iu doje" {Ali-Imran 31}


Dhe (I Derguari i Allahut) ka thene:


"Per Ate ne doren e te Cilit eshte shpirti im, edhe nese Musai do te ishte 
gjalle, ai nuk do te kishte zgjidhje tjeter vecse te me pasonte mua."


Une them (Shejkhul Albani): 


Pra, nese dikush si Musai, ai qe Allahu i foli (direkt), nuk mund te ndjek tjeter 
pervec Pejgamberit, atehere a mund dikush tjeter ta beje kete? 
Prandaj, kjo eshte nje prej deshmive te caktuara te detyrimit te vecimit 
te Pejgamberit ne ndjekje, e cila eshte nje nga kerkesat e Shehadetit (deshmise):


"enne Muhamed rresulullah (qe Muhamedi eshte i Derguari i Allahut."


Prandaj, Allahu, I Bekuari dhe me i Larti, ne ajetin e para-permendur, 
e beri ndjekjen e tij (e Muhamedit) te vetem, te jete nje prove e Dashurise 
se Allahut per (Ndjekesit). Dhe nuk ka dyshim se kedo qe e do Allahu,
Allahu eshte me te ne cdo gje, sic ndodh ne hadithin autentik kudsi:

(Allahu i Lartemadheruar thote):

 "Kush do te tregoje armiqesi ndaj mikut (veliut) Tim, Une do t'i shpall 
lufte. Me asgje robi Im nuk mund te Me afrohet, pos me ate me çka 
Une e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im Mua me afrohet me vepra 
fakultative ( nafile ) deri sa nuk e simpatizoj ( dua ). E kur e dua, dashuria 
e tij ndaj Meje mbizotron, dhe te degjuarit e tij me te cilin degjon eshte 
vetem per Mua; te pamurit e tij me te cilin sheh eshte vetem per Mua; 
dora e tij me te cilen kap, ponon vetem per Mua; kemba e tij me te cilen 
ec, ecen vetem per Mua. I ketilli nese me kerkon diç, do t'ia jap, e nese 
kerkon mbrojtje nga Une, do ta mbroj ate".


Dhe nese kjo kujdesi hyjnore eshte vetem per robin e dashur te Allahut, 
eshte obligim per cdo musliman qe te marre mjetet te cilat do ta bejne ate 
te dashur te Allahut, dmth duke ndjekur vetem te Derguarin e Allahut; 
dhe vetem me kete, ai do te arrije kujdes te vecante nga Meula e Tij, 
i Bekuari dhe me i Larti.


A nuk e shihni se nuk eshte e mundur te dihen detyrat obligative dhe 
te dallohen ato nga veprat vullnetare, pervec se duke ndjekur vetem ate? 


Dhe me te vertete nuk ka asnje dyshim se shume musliman mesojne mbi
biografine e te Derguarit te Allahut dhe dine natyren e tij te kendshme 
dhe virtytet, dashuria e tij per te (Pejgamberin) do te jete me e shumte 
dhe me e gjere dhe ndjekja e tij do te behet me e plote."


Burimi: Bidajat  na-sul fi tafdhil ir-Resul fq 5-7

No comments:

Post a Comment