Shejkh Ahmed Bazmul Allahu e ruajt, është pyetur:
Ne kërkojmë nga ju disa udhëzime për gratë në lidhje me përhapjen e Davetit Selefi
dhe gjithashtu rritjen dhe edukimin e fëmijëve mbi këtë menhexh të saktë.
Shejkh Ahmed Bazmul:
Nuk ka asnjë dyshim se nëna është një mësuese brenda shtëpisë dhe një edukatore
për fëmijën e saj, kështu që është per atë, para së gjithash që të marrë dituri të fesë
dhe të kuptojë edhe nga mësimet e dijetarëve dhe librave të tyre se çfarë është
metodologjia e selefëve.
Pastaj pas kësaj, të mësoje dhe edukojë fëmijët e saj mbi këtë.
Në të vërtetë në këtë është një miresi e madhe -nëse do Allahu i Lartësuar .
Gjithashtu është mbi nënën që të dijë në lidhje me fëmijën që ajo është duke e rritur
ne menhexhin Selefi- dhe kjo është diçka që edhe babai duhet ta dijë- është se
ky djalë i ri apo vajzë e re, nëse në të vërtetë ata jane rritur në menhexhin Selefi
dhe me vepra të mira, atëherë çdo vepër e mirë që ata kryejnë, ju do të keni
shpërblim për të, pa zvogëlim nga çdo shpërblim i tyre.
Në të vërtetë Profeti (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) ka thënë:
"Kushdo që thërret për diçka të mirë do të ketë shpërblimin e atyre që e ndjekin
atë në atë të mirë dhe kjo nuk do të pakesoje nga shpërblimi i tyre".
Ai gjithashtu ka thënë:
"Ai që i tregon tjetrit të mirën,
do të ketë sërën e shpërblimit të atij që e bëri veprën".
Kështu që për nënën është të jetë e zellshme në mësimin e të mirës fëmijëve të saj
dhe se ajo duhet të dijë në qoftë se djali i saj apo vajza e përhap këtë të mirë,
mirësia nga bija juaj (ose biri), dhe marrësit e asaj diturie
gjithashtu do t'ju sjellin dobi.
Gjithashtu Profeti Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
"Të gjithë ju jeni barinj dhe të gjithë ju jeni përgjegjës për tufën tuaj".
Pastaj ai tha:
"Dhe gruaja është si një bari në shtëpinë e saj
dhe ajo është përgjegjëse për tufën e saj."
Ju i gjeni disa gra që thonë:
"Unë nuk kam të bëjë me këtë, kjo është përgjegjësia e baballarëve,
unë nuk po e mësoj fëmijën."
Ky është një gabim, sepse i Dërguari (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë për ju,
nëse ju jeni në gjëndje dhe të kualifikuara për të mësuar metodologjinë e vërtetë,
apo të drejtoni në metodologjinë e vërtetë, ai është duke thënë se ju jeni përgjegjëse.
Çfarë keni bërë në lidhje me fëmijën tuaj? Ju e shihni atë (djalin) apo atë (vajzën)
duke dëgjuar pavërtetësi ose duke vepruar vepra të mosbindjes dhe nuk i urdheroni
ata me të miren apo t'i ndaloni nga e keqja.
Gjithashtu u përmend në biografinë e Imam Esh-Shafi'ut (Allahu e mëshiroftë),
që nga ata që kanë luajtur një rol të madh në edukimin e tij mbi diturinë
dhe mbi metodologjinë e saktë ishte nëna e tij.
Ajo i thoshte atij: "Mos shko tek Hafs-i, sepse ai është bidatçi,"
dhe ajo do ta ndalonte atë nga shkuarja tek ai. Pra, këshilla ime për nënat së pari
dhe më kryesorja është që të marrin diturinë e Fesë ('ilm Esh-Sha'ri). Çfarë është
kuptimi i marrjes së diturisë së fesë? Kjo nuk do të thotë që ju duhet të mësoni
çdo aspekt të dijes dhe që të beheni një student i dijes apo një dijetar,
për shkak se ju keni disa gra që thonë: "Unë nuk jam në gjendje për ta bërë këtë".
Ne po ju themi: kjo nuk është ajo çka nënkuptohet, përkundrazi ajo që nënkuptohet
është se ju merrni diturinë e fesë për të cilën jeni në nevojë dhe çfarë ju duhet
për të mësuar fëmijët tuaj. Kjo është diçka e lehtë dhe nuk është e vështirë.
Ndoshta ju uleni dhe humbni kohë duke u folur motrave të tjera dhe ju e humbni
kohën tuaj në gjëra që nuk kanë dobi dhe dilni me motrat dhe vizitoni të afërmit
dhe nganjëherë kjo ndodh me kalimin e ditëve, netëve dhe nganjëherë javëve
duke humbur këtë kohë. A nuk mund të kishit shpenzuar një orë ose gjysmë ore
ulur me fëmijën tuaj duke e mesuar atë?
Ju mësojini ata, pastaj shikoni se si ata përgjigjen, pastaj mësojini ata
dhe pastaj shikoni se si ata përgjigjen dhe kështu me radhë e kështu me radhë.
Kjo mund të ndodhë në minuta. Sa herë rriten femijet dhe kujtojnë këshillën e nënës
dhe babait të tyre dhe ata thonë: "Ato me mësuan mua këtë apo atë", dhe kjo është
e dobishme në situata të pavendosura.
Pra nuk ka dyshim, nëna dhe babai janë nga njerëzit më të dashur që fëmija i tyre
merr (prej tyre) atë që është e mirë. Pra, këshilla ime për ta është që së pari
të mësojnë, pastaj të veprojnë mbi atë që ata e dinë, sepse prindi është gjithashtu
një shembull. Ata nuk duhet të thonë: "O fëmija im mos dëgjo muzikë, pastaj ata vetë
shkojnë dhe e dëgjojne atë". Mos i thoni atyre që dijetarët thone se anashidet
(ilahite) janë te palejueshme, por më pas ju të shkoni dhe të dëgjoni anashide.
Kështu që ajo (nëna) duhet të jetë një shembull dhe të veprojë (sipas asaj që
ajo e di), atëherë ajo e mëson fëmijën e saj dhe e praktikon këtë.
Unë gjithashtu e këshilloj atë që të përdor mirësjellje dhe butësi me fëmijën e saj
dhe t'i lë fëmijës te dijë se ajo e do atë (djalin) apo atë (vajzën). Çështja të mos jetë
që ajo t'i rrahë ata apo t'i godasë ose të flasë ashpër me ta, përveç atij (rasti kur)
e kërkon nevoja. Pra, butësisht dhe duke i treguar fëmijës (-ve) te saj se ajo
i do ata, (kjo) do të bej që fëmija te ndjekë nënën e tyre.
No comments:
Post a Comment