Friday, May 1, 2015

Sqarim!

Es selamu alejkum ue rrahmetullahi ue berakatuhu!

Sapo jemi informuar se ekziston nje faqe 
ne facebook me ikonen dhe emrin e 
"Ndiqe Shtegun E Dijes" 
e cila nuk eshte e jona. 

Kushdo qe e ka hapur edhe poston materiale ne emrin tone, nuk ia bejme hallall dhe hakkun do t'ia marrim Diten e Gjykimit! 

Ne e distancojme veten dhe faqet tona nga 
ai Davet i prishur qe behet aktualisht ne ate faqe, dhe i lutemi All-llahut te na beje te qendrueshem ne kete menhexh te shenjte Selefij!


  tag# Ndiqe shtegun e dijes fb

Wednesday, April 22, 2015

Ji xheloz per gruan tende!

Shejkh Salih es-Suhejmi:

"Dhe disa prej tyre jane neglizhent lidhur me dhenien e dores. 
Ai vjen dhe i jep doren gruas tende, ndersa ti e veshtron si cjap i heshtur.
Jo, perkundrazi cjapi eshte me i mire se ty. Ai e shterngon doren e saj,
ai e leviz doren e saj perderisa ai eshte duke e shikuar. Ma shaa Allah, 
Ai kenaqet duke e prekur ate dhe ti e shikon sikur demi. Ku eshte burreria yte?
Ku eshte xhelozia yte? Ku e ke zgjuarsine? Ku e ke intelektin? Ku e ke Fene tende?

I Derguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thote:

"“Vërtet unë nuk u jap dorën grave, 
por fjala ime për njërën prej jush vlen për njëqind gra.”

Monday, August 11, 2014

Grate jane te ndjeshme..




Nuk do te besoni derisa..





Keshilla te dobishme per studentat e dijes ne lidhje me gruan dhe familjet e tyre!

Shejkh Sulejman er-Ruhejli
ka thene:

E verteta vellezerit e mi, eshte se kushdo qe ka nje grua, i cili eshte nxenes dije, 
atehere me te vertete ai ka shume miresi. Keshtu eshte e detyrueshme per te, 
per ta nderuar ate (gruan) dhe te falenderoje Allahun per kete miresi.

Une perkujtoj veten time dhe vellezerit e mi, me kete rast, 
se ajo qe eshte e detyrueshme per ne eshte qe te kemi frike Allahun 
(ne lidhje) me grate tona.

Shume muslimane kane karakter te mire, vepra te mira dhe te gjithe 
do te donin te ishin afer me te pervec familjes se tij, sepse kur ai hyn ne shtepi 
ai ndryshon. Para njerezve te tjere ai eshte me i miri dhe me i dashuri i njerezve. 
Duke qeshur shume dhe duke qene i bute ne te folur. Por kur hyn ne shtepine e tij 
ai ndryshon dhe inatoset, zemerohet per gjene me te vogel, shan per gjene 
me te vogel, grindet per gjene me te vogel.

Ne duhet te kemi frike Allahun ne dukje dhe ne fshehtesi. 
Gjendja jone nuk duhet te ndryshoje; para njerezve dhe po ashtu 
kur jemi ne shtepite tona, gjendja jone eshte nje. Ne jemi te vemendshem
ndaj Allahut. Ne duhet ti nderojme grate e shtepive tona, grate tona, motrat, 
vajzat dhe nenat gjithashtu.

Trajtoji ato ashtu sic duhet te trajtohen. Sic thashe, ne qofte se gruaja eshte 
nje kerkuese e dijes kjo eshte nje miresi e madhe. Ajo te mbeshtet ty 
ne bindje ndaj Allahut dhe te mbeshtet ty ne miresi.

Keshtu pra jini falenderues ndaj Allahut per kete miresi, 
nderoje ate dhe gjithashtu mbeshtete ate
ne kerkimin e dijes.




Celesi i cdo te keqeje..





Hasan el Basri ka thene:






Burri imagjinon se eshte duke patur mardhenie me dike tjeter vec gruas se tij!

Ibn el-Haxh el-Malikij, 
Allahu e meshirofte ka thene:

"Burri duhet te qendroje larg ketyre mendimeve dhe nga kjo karakteristike e peshtire 
e cila fatkeqesisht eshte e perhapur, qe eshte kur nje burre shikon nje grua 
qe ai e pelqen, ai shkon tek gruaja e tij por imagjinon ate grua qe ka pare.

Ky eshte nje lloj i Zinase, sepse dijetaret tane kane thene ne lidhje me ate qe merr 
nje gote uji dhe e imagjinon se ajo eshte vera qe ai po e pi, 
keshtu uji behet haram per te.

Ajo qe eshte permendur nuk vlen vetem per burrat, perkundrazi grate jane te perfshira 
ne te gjithashtu, dhe kjo eshte edhe me keq sepse zakonisht femrat ne ditet e sotme 
dalin jashte dhe shikojne njerzit, dhe nese nje grua sheh dike qe ajo e pelqen, 
ajo mund te vazhdoje te mendoje per te, pastaj kur bashkeshorti i saj 
ben mardhenie me te, ajo imagjinon ate imazh qe ka pare,
keshtu qe te dy mund te bien ne (kete lloj) zinaje. 
E lusim Allahun te na mbaje shendoshe e mire!"
[El-Medkhal 2/194, 195]

Ibn Muflih el-Hambeli, 
Allahu e meshirofte ka thene:

"Ibn Akili ka thene -dhe ai thekson ndalimin ne el-Rijah el Kubra; 
Nese ai eshte duke patur mardhenie me gruan e tij, dhe ai imagjinon imazhin 
e nje gruaje tjeter apo e nje mashkulli tjeter, atehere ai eshte 
duke mekatuar." [El-Furu 3/51]

Ueli el-Din el-Iraki, 
Allahu e meshirofte ka thene:

"Nese ai ben mardhenie me gruan e tij, por ne mendjen e tij ai eshte duke pasur 
mardhenie me dike qe eshte e ndaluar per te, dhe ai e imagjinon me mendjen e tij 
se eshte duke pasur mardhenie me ate imazh te ndaluar, kjo eshte haram per te, 
sepse ai eshte duke e imagjinuar veten ne kryerjen e nje veprimi haram."
[Tarh el-Tethrib 2/19]




Tuesday, September 17, 2013

Behuni te arsyeshem para se te mendoni ne lidhje me gruan e dyte!




Fetua nga shejkh Muhamed Ibn Hadi

Bëhuni të arsyeshëm para se të mendoni në lidhje me gruan e dytë!

Pyetje:

Ky person thotë: 

Ai që ka një grua dhe fëmijë, por akoma nuk zotëron një shtëpi të vetën, 
ai ka marrë shtëpi me qera dhe martohet me një grua tjetër, 
ndërsa nuk ka vendosur asgjë për fëmijët dhe gruan e tij të parë, 
a behet ky njeri mëkatar ?


Shejkh Muhamed Ibn Hadi :

Po, së pari është obligim për burrin të veprojë atë të cilën 
e ka të detyrueshme (uaxhib).

Kur All-llahu i Madhëruar dhe i Lartësuar e lejoi poligaminë, 
Ai i Madhëruari dhe i Lartësuari ka thënë: 

 "E nese ju frikesoheni se sdo te mbani drejtesi mes tyre atehere vetem me nje."
[Suretu nisa 3 ]

Keshtu që drejtësia është një gjë.

Sidoqoftë, ajo çfarë është e detyrueshme në aspektin e shpenzimeve 
është një tjetër gjë, 

ndërsa çfarë është e detyrueshme për ju në aspektin e shpenzimeve 
per ta (familjen e parë) është një tjetër gjë.

Keshtu që nëse ju nuk i jepni atyre të drejtën e tyre, 
apo nuk keni nga pasuria gjë tjetër perveç asaj me të cilen do të vendosni 
të drejtën e tyre, dhe doni të martoheni me nje grua tjetër, 
atehere ne themi: e drejta e tyre (e familjes së parë) tani merr përparësi.

Dhe nese All-llahu ju bekon (me më shume furnizim) atëhere martohuni, 
martohuni me një grua tjetër. 

Ajo çfarë mendohet me drejtësi mes grave është në lidhje me çështjet e dunjasë 
që personi është në gjëndje për të ndarë.

Sa per atë që nuk është në gjëndje për të ndarë, atëherë kjo është preferenca e zemrës.
 
Kjo është në dorë të All-llahut të Bekuar dhe të Lartë.

All-llahu i bën zemrat të anojnë (të kthejnë) drejt kësaj njërës dhe larg asaj tjetrës, 
ose drejt këtij njërit dhe larg atij tjetrit.

 Profeti sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

"O All-llah kjo është ndarja ime lidhur me atë që e kam nën kontroll. 
Pra, mos më dëno mua për atë që nuk e kam nën kontroll." 

Dhe kjo është preferenca e zemres. Po nuk ka dëm (mbi personin lidhur me këtë).


Fetua nga shejkh Muhamed Ibn Hadi
Kontrolloi nga arabishtja: Ummu Sufjan