Monday, December 10, 2012

Komunikimi midis meshkujve dhe femrave permes Internetit!


Es selamu alejkum ue rrahmetullah ue berakatuhu


Shejkhu fisnik Ubejd el-Xhabirij Allahu e ruajte, 
perserit paralajmerimin e tij kunder komunikimit, me telefonat celular 
ose permes Internetit, midis meshkujve dhe femrave duke pretenduar 
arsyetimin e kerkimit te diturise apo berjes se Dauas, ne nje nga ditet e djela 
ne dhomen selefije 'Salafi Duroos' ne Paltalk dhe transkripti i asaj qe shejkhu 
komentoi pas nje pergjigjeje per nje pyetje te ngjashme ishte:


"Une do te doja te terheq vemendjen per nje ceshtje te rrezikshme, 
qe shume prej meshkujve dhe femrave muslimane qe ia atribuojne veten 
diturise bien brenda (kesaj ceshtje). Une e kam trajtuar kete ceshtje 
me pare, por shumica e njerezve e kane refuzuar ate dhe se ata 
kane qene kokeforte dhe e hodhen poshte keshillen!


Nga lajmet qe me ka arritur mua per rrezikun e kesaj ceshtjeje, 
nje person e gjen te turpshme ta permendi ate. Dhe kjo eshte ceshtja, 
e cila eshte individet flasin permes telefonit dhe komunikojne 
nepermjet telefonave celular.


Kjo ceshtje ka mposhtur shume meshkuj dhe femra me arsyetimin 
e Dauas por ky arsyetim nuk eshte i vlefshem dhe eshte nje justifikim 
i cili eshte i demshem. Kjo nuk eshte e fshehur nga cdo mashkull dhe
femer muslimane, zemrat e te cileve kane qene te mbushura me frike, 
dhe frike ndaj Allahut, se el-Khalua (te qenit vetem me nje antar 
te gjinise se kundert me te cilin nuk ke asnje lidhje) eshte Haram 
(e ndaluar). Kuptimi ketu eshte se khalua eshte te qenit vetem 
me meshkujt apo femrat e huaja.


Sa per efektet e keqija te kesaj, sic me jane percjellur mua, ato jane 
me te renda se el-Khalua (te qenit vetem me nje antar te gjinise 
se kundert me te cilin nuk ke asnje lidhje), pasi el-Khalua ne nje 
shtepi apo ne nje makine shkakton qe njerezit t'i shohin ata, 
sa per komunikimin permes internetit dhe dergimin dhe pranimin 
e mesazheve permes telefonit atehere kjo eshte nje Khalua e fshehur, 
e cila eshte e njohur vetem tek Krijuesi i qiejve dhe i tokes 
dhe shkruesit fisnike (Engjejt).


Ne te vertete shume gra jane ankuar se ajo qe i ka angazhuar burrat 
e tyre jane keto biseda dhe komunikime dhe une do te permend 
disa nga efektet e tyre te keqija per ju:


1. Se pari: Nese keto komunikime jane duke u zhvilluar ne nje dhome chati, 
per shembull ne Duroos Salafi atehere une them ne emer te mbikeqyresve 
te Duroos Salafi se ky lloj bisedimi eshte mekat mbi ju, ky lloj bisedimi 
eshte mekat mbi ju. Une nuk do ta konsideroja ate te jete e lejuar. 
E them kete, sepse une mbikeqyr Duroos Salafi keshtu qe 
une flas me vendimin e nje perfaqesuesi.

2. Se dyti: Bisdimi si ky e angazhon (pengon) dikend nga mesimi i diturise, 
sepse ata qe e izolojne veten per bisedimin me cilindo qe duan nga kuvendi, 
atehere ata i angazhojne vetet e tyre larg asaj qe eshte transmetuar nga 
Salafi Duroos dhe nga dituria e bazuar ne mesime dhe kjo eshte 
pengese ne rrugen e Allahut.

3. Se treti: Komunikimi permes telefonit eshte nje hapsire dhe menyre 
ne te cilen zemra e te dyve folesit dhe komunikuesit do t'i bashkangjitet 
tjetres! Dhe kjo eshte betohem ne Allah rruga e fitnes dhe nje hapesire 
per shejtanin. Nuk eshte e lejuar per ju, o te dashura motra muslimiane, qe 
ju te kaloni kohen tuaj duke biseduar me te huajt, me arsyetimin e Dauas. 
Nese keni nevoje te ngutshme per te bere nje pyetje atehere pyesni 
njerezit e dijes ne shkallen e nevojes tuaj dhe pastaj largohuni.


Me tej, ky komunikim ka ne te, pershendetje dhe fjalime te buta, 
e cila eshte lloji i menyres se te folurit te nenshtruar i cili eshte i ndaluar, 
o moter muslimane.  Si rezultat i kesaj, ju ndoshta mund te jeni shkak i asaj 
qe zvarritet ne mes cifteve te martuara nga shqetesimet, grindjet dhe 
mardheniet e keqija mes tyre, rezultati i te cilave mund te jete 
ndoshta divorci.


Une kam arritur te njoh se ne Perendim dhe ndoshta edhe ne Lindje, 
ajo qe eshte e urryer ka ndodhur per shkak te ketij komunikimi dhe bisedimi.


Kjo eshte arsyeja pse une e therras cdo burre dhe grua selefije per ta lene 
kete veprim te tmerrshem qe Shejtani ka zbuluar tek ata dhe (e ka) 
zbukuruar ne zemrat e tyre, duke perdorur justifikimin e diturise 
dhe perhapjen e Dijes dhe Dauas. Kjo nuk ishte nga praktikat e Selefit 
qe meshkujt dhe femrat te takoheshin per te studiuar se bashku, 
por perkundrazi nje femer (duhet) te pyes nje dijetar rreth asaj 
qe ka nevoje nje grua ne Fene e saj. 


Gjithashtu, nese nje dijetare femer eshte gjetur atehere ajo duhet 
te ulet dhe t'i degjoje burrat dhe grate te cilet vijne tek ajo dhe (duhet) 
tu flase burrave ne pranine e kujdestarit te saj nga prapa nje perdeje.


Kjo eshte ajo qe kam dashur te terheq vemendjen dhe Allahu e di 
qe nuk kam synuar asgje vec keshilles dhe une mendoj se kjo keshille per ju 
eshte nje detyrim mbi ne, o te dashur muslimane. Allahu eshte Ai i Cili 
udhezon ne rruge te drejte."



Ne e lusim Allahun Azze ue Xhel per ta shperblyer me te mira shejkhun 
per kete keshille te bukur dhe e lusim gjithashtu qe t'i mundesoje te gjithe 
motrave dhe vellezerve selefijine ndjekjen e keshillave te shejkhut 
qe perserit ne tubimet e tij.


Gjithashtu, shpresojme qe kjo keshille te vleje dhe per xhematin Shqiptar, 
vellezerit dhe motrat selefijine shqiptare qe te tregohen te kujdesshem, 
gjate mesimit te jene te perqendruar dhe jo te zene duke biseduar me 
njeri-tjetrin, gjithmone themi nese na mundesohet lidhja me dijetaret 
permes Paltalk-ut ne dashte Allahu i Lartemadheruar!





No comments:

Post a Comment