Shejkh Muhamed Aman el-Xhami:
"Sa për sëmundjet e zemrave, ilaçi i tyre është ilaç profetik.
Mjekët nuk mund ta trajtojnë këtë sëmundje.
Është e mundur që ata (mjekët) vetë janë të sëmurë, sidoqofte ilaçi është
në mjekësinë profetike. Ta preokuposh veten me përkujtimin e Allahut,
fjalët e ligjëruara te përkujtimit. Është mbi ju që të zgjidhni librat e Dhikrit
(fjalët e përkujtimit të Allahut), el-Adhkaar nga Neveviu, el-Waabil es-Sajjib,
el-Kalamut Tajjib dhe Sahih el-Kalam at-Tajjib.
Gjithashtu (njeriu duhet të ketë) përveç kesaj nga Dhikri, librat që janë
mbledhur lidhur me Dhikrin, (ku) sqarohet virtyti i Dhikrit dhe statusi i Dhikrit
në mënyrë që ju të mos harroni Allahun. Nëse ju do të harroni Allahun
ju do të shkatërroheni dhe do të bini në të gjitha llojet e dhimbjes.
Kur sëmundja është diagnostikuar, ilaçi i saj bëhet i lehtë. Prandaj, kur ne
arrijme te dimë nga këto lloje të ndryshme të sëmundjes, është mbi ne
të punojmë shumë në përdorimin e ilaçit. Me Allahun është i gjithë suksesi "
Marrë nga shpjegimi i Shejkhut të Asbaabu Sharhis Sadr fq 62-63
No comments:
Post a Comment