Shejkhul Albani thote ne hyrjen e tij:
"Dije, o vella musliman, se nuk eshte e mundur per ndokend qe te ngrihet
ne kete stacion te dashurise ndaj Allahut dhe te Derguarit te Tij, pervec se
me Teuhid (njesimi ) i Allahut, me te Lartit, te Vetmit (qe e meriton)
adhurimin e Tij, dhe duke vecuar Profetin per te ndjekur vetem ate
nga radhet e roberve te Allahut, per shkak te thenies (se Allahut):
"Kush i bindet Pejgamberit, ai i eshte bindur Allahut"
{En-Nisa 80}
dhe thenia e Tij:
"Thuaj:'Nese e doni Allahun, atehere ejani pas meje
qe Allahu t'iu doje" {Ali-Imran 31}
Dhe (I Derguari i Allahut) ka thene:
"Per Ate ne doren e te Cilit eshte shpirti im, edhe nese Musai do te ishte
gjalle, ai nuk do te kishte zgjidhje tjeter vecse te me pasonte mua."
Une them (Shejkhul Albani):
Pra, nese dikush si Musai, ai qe Allahu i foli (direkt), nuk mund te ndjek tjeter
pervec Pejgamberit, atehere a mund dikush tjeter ta beje kete?
Prandaj, kjo eshte nje prej deshmive te caktuara te detyrimit te vecimit
te Pejgamberit ne ndjekje, e cila eshte nje nga kerkesat e Shehadetit (deshmise):
"enne Muhamed rresulullah (qe Muhamedi eshte i Derguari i Allahut."
Prandaj, Allahu, I Bekuari dhe me i Larti, ne ajetin e para-permendur,
e beri ndjekjen e tij (e Muhamedit) te vetem, te jete nje prove e Dashurise
se Allahut per (Ndjekesit). Dhe nuk ka dyshim se kedo qe e do Allahu,
Allahu eshte me te ne cdo gje, sic ndodh ne hadithin autentik kudsi:
(Allahu i Lartemadheruar thote):
"Kush do te tregoje armiqesi ndaj mikut (veliut) Tim, Une do t'i shpall
lufte. Me asgje robi Im nuk mund te Me afrohet, pos me ate me çka
Une e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im Mua me afrohet me vepra
fakultative ( nafile ) deri sa nuk e simpatizoj ( dua ). E kur e dua, dashuria
e tij ndaj Meje mbizotron, dhe te degjuarit e tij me te cilin degjon eshte
vetem per Mua; te pamurit e tij me te cilin sheh eshte vetem per Mua;
dora e tij me te cilen kap, ponon vetem per Mua; kemba e tij me te cilen
ec, ecen vetem per Mua. I ketilli nese me kerkon diç, do t'ia jap, e nese
kerkon mbrojtje nga Une, do ta mbroj ate".
Dhe nese kjo kujdesi hyjnore eshte vetem per robin e dashur te Allahut,
eshte obligim per cdo musliman qe te marre mjetet te cilat do ta bejne ate
te dashur te Allahut, dmth duke ndjekur vetem te Derguarin e Allahut;
dhe vetem me kete, ai do te arrije kujdes te vecante nga Meula e Tij,
i Bekuari dhe me i Larti.
A nuk e shihni se nuk eshte e mundur te dihen detyrat obligative dhe
te dallohen ato nga veprat vullnetare, pervec se duke ndjekur vetem ate?
Dhe me te vertete nuk ka asnje dyshim se shume musliman mesojne mbi
biografine e te Derguarit te Allahut dhe dine natyren e tij te kendshme
dhe virtytet, dashuria e tij per te (Pejgamberin) do te jete me e shumte
dhe me e gjere dhe ndjekja e tij do te behet me e plote."
Burimi: Bidajat na-sul fi tafdhil ir-Resul fq 5-7