Wednesday, June 12, 2013

Si te kemi nje zemer te devotshme?

Pyetje:

Cila eshte rruga per devotshmerine e zemres dhe per ta pastruar nga 
urrejtja dhe zilia? Dhe cilat jane menyrat me te dobishme per ta bere zemren 
te devotshme ne jeten e kesaj bote?


Shejkh Salih el-Feuzan:

Devotshmeria e zemres arrihet me disa gjera.


Se pari: te pasurit e qellimit te sinqerte per Allahun, Azze ue Xhel, ne veprat e mira. 


Dhe duke kujtuar madheshtine e Allahut, e Madheruar dhe Lartesuar, duke kujtuar 
se keni nevoje per Allahun, Azze ue Xhel, dhe rritja e dhikrit (perkujtimit) te Allahut. 


Allahu, me i Larti ka thene:

"Ata qe besuan dhe me te permendur Allahun, zemrat e tyre qetesohen; 
pra ta dini se me te permendur Allahun zemrat stabilizohen.

[Suretu er-Rad 28]


Pra, nga ajo qe e sjell zemren ne jete, eshte rritja e perkujtimit te Allahut. 
Dhe me te vertete, ai (Profeti) -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- ka thene:


"Shembulli i atij qe e permend Allahun dhe atij qe nuk e permend Allahun 
eshte si shembulli i te gjallit dhe i te vdekurit."


Gjithashtu nga menyrat e sjelljes se zemres ne jete eshte te ngrenit nga 
ushqimi Hallall (ushqimi i lejuar ligjor) dhe te qendruarit larg nga te ngrenit 
e ushqimit Haram (te ndaluar). Sepse ne te vertete, ngrenia e haramit e ngurteson zemren, e prish zemren ose e ben zemren e semure. Sepse ushqimi i keq 
ndikon ne zemer dhe ne trup.


Gjithashtu nga menyrat e sjelljes se zemres ne jete... Allahu, me i Larti ka thene:

"(Ne u patem thene): "O ju te derguar, hani ate qe eshte e lejuar dhe e mire 
dhe beni vepra te mira se Une e di ate qe ju veproni.

[Suretu el-Mu'minune 51]


Dhe Allahu i ka urdheruar besimtaret me ate qe i urdheroi te Derguarit. Ai tha:

"O ju qe besuat, hani nga te mirat qe u kemi dhene..

[Suretu el-Bekare 172]


Ai duhet te haje nga Tajjibat, do te thote: gjerat e lejueshme. 
Sepse Allahu i ben Tajjibat te lejueshme per ne dhe i ben Khabaith (gjithe te keqijat 
dhe gjerat e keqija) te ndaluara per ne. Keshtu ngrenia nga Tajjibat, te cilat 
jane gjerat e lejueshme e ushqen zemren me ushqim te mire. Dhe ngrenia 
nga Khabaith e ushqen zemren me ushqim te keq.


Kjo ben qe zemra te semuret, si edhe, degjimi i kengeve dhe instrumenteve muzikore, 
e cila eshte rritur shume ne kete kohe! Dhe ajo ben qe zemra te semuret ose 
e ben ate te vdese, te qenit i perkushtuar ndaj Televizionit, Internetit 
dhe cfare transmetohet ne keto media nga pabesia, mendimet e mbrapshta, 
deshirat e ndaluara dhe skenat e neveritshme. Kjo eshte ajo e cila 
i ben zemrat te semura.


Gjithashtu, shoqerimi me njerez te keqinj dhe ulja me ta i prish zemrat. 
Ne menyre te ngjashme, shoqerimi me njerezit e mire, dijetaret dhe njerezit e khajrit, eshte nga ajo qe i sjell zemrat ne jete.





Uthejmini: Si trajtohet nje miresi apo fatkeqesi qe mund te vije ne rrugen tuaj!


"Nese iu jepet nje bekim, atehere mos e merrni ate (vetem) si bekim, duke 
bere gosti dhe duke u gezuar. Eshte nje bekim, nuk ka asnje dyshim per kete, 
por dijeni se ju jeni duke u testuar nga ajo, (testuar) per te pare 
nese do te falenderoni per ate apo jo.


Nese ndonje dem vjen ne rrugen tuaj, atehere behuni i durueshem, 
sepse edhe kjo eshte nje sprove dhe testim nga Allahu Azze ue Xhel per te provuar 
nese ju do te jeni te durueshem apo jo. Dhe nese ju beheni te durueshem 
dhe shpresoni shperblimin nga Allahu, atehere Allahu thote: 


"Vetem te durueshmeve u jepet shperblimi i tyre pa mase!" 

[Suretu ez-Zumer 10] 





Recitim i bukur i sures el-Fet'h!





Suretu el-Fet'h me titrim ne Shqip
Recituesi: Muhamed Taha el-Xhunejd