Wednesday, June 12, 2013

Si te kemi nje zemer te devotshme?

Pyetje:

Cila eshte rruga per devotshmerine e zemres dhe per ta pastruar nga 
urrejtja dhe zilia? Dhe cilat jane menyrat me te dobishme per ta bere zemren 
te devotshme ne jeten e kesaj bote?


Shejkh Salih el-Feuzan:

Devotshmeria e zemres arrihet me disa gjera.


Se pari: te pasurit e qellimit te sinqerte per Allahun, Azze ue Xhel, ne veprat e mira. 


Dhe duke kujtuar madheshtine e Allahut, e Madheruar dhe Lartesuar, duke kujtuar 
se keni nevoje per Allahun, Azze ue Xhel, dhe rritja e dhikrit (perkujtimit) te Allahut. 


Allahu, me i Larti ka thene:

"Ata qe besuan dhe me te permendur Allahun, zemrat e tyre qetesohen; 
pra ta dini se me te permendur Allahun zemrat stabilizohen.

[Suretu er-Rad 28]


Pra, nga ajo qe e sjell zemren ne jete, eshte rritja e perkujtimit te Allahut. 
Dhe me te vertete, ai (Profeti) -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- ka thene:


"Shembulli i atij qe e permend Allahun dhe atij qe nuk e permend Allahun 
eshte si shembulli i te gjallit dhe i te vdekurit."


Gjithashtu nga menyrat e sjelljes se zemres ne jete eshte te ngrenit nga 
ushqimi Hallall (ushqimi i lejuar ligjor) dhe te qendruarit larg nga te ngrenit 
e ushqimit Haram (te ndaluar). Sepse ne te vertete, ngrenia e haramit e ngurteson zemren, e prish zemren ose e ben zemren e semure. Sepse ushqimi i keq 
ndikon ne zemer dhe ne trup.


Gjithashtu nga menyrat e sjelljes se zemres ne jete... Allahu, me i Larti ka thene:

"(Ne u patem thene): "O ju te derguar, hani ate qe eshte e lejuar dhe e mire 
dhe beni vepra te mira se Une e di ate qe ju veproni.

[Suretu el-Mu'minune 51]


Dhe Allahu i ka urdheruar besimtaret me ate qe i urdheroi te Derguarit. Ai tha:

"O ju qe besuat, hani nga te mirat qe u kemi dhene..

[Suretu el-Bekare 172]


Ai duhet te haje nga Tajjibat, do te thote: gjerat e lejueshme. 
Sepse Allahu i ben Tajjibat te lejueshme per ne dhe i ben Khabaith (gjithe te keqijat 
dhe gjerat e keqija) te ndaluara per ne. Keshtu ngrenia nga Tajjibat, te cilat 
jane gjerat e lejueshme e ushqen zemren me ushqim te mire. Dhe ngrenia 
nga Khabaith e ushqen zemren me ushqim te keq.


Kjo ben qe zemra te semuret, si edhe, degjimi i kengeve dhe instrumenteve muzikore, 
e cila eshte rritur shume ne kete kohe! Dhe ajo ben qe zemra te semuret ose 
e ben ate te vdese, te qenit i perkushtuar ndaj Televizionit, Internetit 
dhe cfare transmetohet ne keto media nga pabesia, mendimet e mbrapshta, 
deshirat e ndaluara dhe skenat e neveritshme. Kjo eshte ajo e cila 
i ben zemrat te semura.


Gjithashtu, shoqerimi me njerez te keqinj dhe ulja me ta i prish zemrat. 
Ne menyre te ngjashme, shoqerimi me njerezit e mire, dijetaret dhe njerezit e khajrit, eshte nga ajo qe i sjell zemrat ne jete.





No comments:

Post a Comment