Saturday, July 20, 2013

Thursday, July 18, 2013

Keshille per ate qe gjen pak bereqet ne kohen e tij!

Njeri nga Selefet njehere ka thene:

"Çdohere qe une kam rritur pjesen time te Kur'anit, koha ime do te rritej 
ne bereqet (ne miresi). Une vazhdova me rritjen deri sa pjesa ime e perditshme 
arriti ne dhjete xhuz (nje e treta e Kur'anit)."


Ibrahim Ibn AbdulUahid el-Makdisi ka thene, 
ndersa keshillonte ed-Dija el-Makdisin i cili synonte 
per te shkuar ne nje udhetim per te kerkuar dituri:


"Lexoni shume Kur'an dhe mos e braktisni ate, sepse vertete ajo qe ju doni te mesoni 
do te behet e lehte ne perputhje me sa lexoni."


Ed-Dija ka thene:

"Po ashtu une e kam vene re kete dhe e kam perjetuar shume. Nese une lexoja shume Kur'an pastaj degjoja shume Hadithe dhe i shkruaja te gjitha ato, do te ishte e lehte 
per mua, dhe nese une nuk lexoja atehere ajo do te behej e veshtire."





Terauite e Selefeve krahasuar terauite e diteve tona

Shpjeguar nga shejkh Muhamed Ibn Hadi


Keshtu, kur vjen Ramazani mos e humbisni faljen e Terauive me njerezit. 
Eshte mbi ju te qendroni gjate nates ne namaz. Kjo eshte çeshtja e trete. 
Dhe te gjitha lavderimet i takojne Allahut, tani recitimi eshte i lehte - o vellezer. 
Recitimi yne eshte i lehte, jashtezakonisht i lehte. Nje xhuz (recituar) ne dhjete rekate 
nese ai e ben recitimin e tij te gjate. Dhe ne qofte se ju jeni ne Harem te Mekes 
ose Medines ose ne xhami qe falen njezete rekate (ju do te thoni) ku shkoi xhuzi? 
Recitimi eshte shume i lehte ne cdo rekat.


Sa i perket Selefu Salih, Allahu paste meshire per ta, ata shikonin se nese surja el-Bekare recitohej ne dhjete rekate gjate Ramazanit, atehere imami i namazit shkonte lehte per ta. Nese surja el-Bekare u recitonte ne dhjete rekate atehere ata shikonin nese ai e kishte bere namazin te lehte per ta.


Sot ne bejme tre nete ose kater nete, ose dy ose gjysmen e nates, per te recituar suren 
el-Bekare, nese ne shkojme per ta mbaruar ate, e vertete apo e gabuar?


Ata e kishin zakon te recitonin suren el-Bekare ne tete rekate, keshtu qe nese nje imam vinte dhe i udhehiqte ata ne namaz, duke perfunduar suren el-Bekare ne dhjete rekate, 
ata do te thoshin: Allahu ta shperblefte me te mira, ai ishte i lehte per ne. 
Kush do te mbetet me ju sot pas kesaj? Namazi jone eshte i lehte tani.