Tuesday, September 17, 2013

Bëhuni të arsyeshëm para se të mendoni në lidhje me gruan e dytë!

Pyetje:

Ky person thotë: 

Ai që ka një grua dhe fëmijë, por akoma nuk zotëron një shtëpi të vetën, 
ai ka marrë shtëpi me qera dhe martohet me një grua tjetër, 
ndërsa nuk ka vendosur asgjë për fëmijët dhe gruan e tij të parë, 
a behet ky njeri mëkatar ?


Shejkh Muhamed Ibn Hadi :

Po, së pari është obligim për burrin të veprojë atë të cilën 
e ka të detyrueshme (uaxhib).

Kur All-llahu i Madhëruar dhe i Lartësuar e lejoi poligaminë, 
Ai i Madhëruari dhe i Lartësuari ka thënë: 

 "E nese ju frikesoheni se sdo te mbani drejtesi mes tyre atehere vetem me nje."
[Suretu nisa 3 ]

Keshtu që drejtësia është një gjë.

Sidoqoftë, ajo çfarë është e detyrueshme në aspektin e shpenzimeve 
është një tjetër gjë, 

ndërsa çfarë është e detyrueshme për ju në aspektin e shpenzimeve 
per ta (familjen e parë) është një tjetër gjë.

Keshtu që nëse ju nuk i jepni atyre të drejtën e tyre, 
apo nuk keni nga pasuria gjë tjetër perveç asaj me të cilen do të vendosni 
të drejtën e tyre, dhe doni të martoheni me nje grua tjetër, 
atehere ne themi: e drejta e tyre (e familjes së parë) tani merr përparësi.

Dhe nese All-llahu ju bekon (me më shume furnizim) atëhere martohuni, 
martohuni me një grua tjetër. 

Ajo çfarë mendohet me drejtësi mes grave është në lidhje me çështjet e dunjasë 
që personi është në gjëndje për të ndarë.

Sa per atë që nuk është në gjëndje për të ndarë, atëherë kjo është preferenca e zemrës.
 
Kjo është në dorë të All-llahut të Bekuar dhe të Lartë.

All-llahu i bën zemrat të anojnë (të kthejnë) drejt kësaj njërës dhe larg asaj tjetrës, 
ose drejt këtij njërit dhe larg atij tjetrit.

 Profeti sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

"O All-llah kjo është ndarja ime lidhur me atë që e kam nën kontroll. 
Pra, mos më dëno mua për atë që nuk e kam nën kontroll." 

Dhe kjo është preferenca e zemres. Po nuk ka dëm (mbi personin lidhur me këtë).


Fetua nga shejkh Muhamed Ibn Hadi
Kontrolloi nga arabishtja: Ummu Sufjan

No comments:

Post a Comment