Monday, August 11, 2014

Keshilla te dobishme per studentat e dijes ne lidhje me gruan dhe familjet e tyre!

Shejkh Sulejman er-Ruhejli
ka thene:

E verteta vellezerit e mi, eshte se kushdo qe ka nje grua, i cili eshte nxenes dije, 
atehere me te vertete ai ka shume miresi. Keshtu eshte e detyrueshme per te, 
per ta nderuar ate (gruan) dhe te falenderoje Allahun per kete miresi.

Une perkujtoj veten time dhe vellezerit e mi, me kete rast, 
se ajo qe eshte e detyrueshme per ne eshte qe te kemi frike Allahun 
(ne lidhje) me grate tona.

Shume muslimane kane karakter te mire, vepra te mira dhe te gjithe 
do te donin te ishin afer me te pervec familjes se tij, sepse kur ai hyn ne shtepi 
ai ndryshon. Para njerezve te tjere ai eshte me i miri dhe me i dashuri i njerezve. 
Duke qeshur shume dhe duke qene i bute ne te folur. Por kur hyn ne shtepine e tij 
ai ndryshon dhe inatoset, zemerohet per gjene me te vogel, shan per gjene 
me te vogel, grindet per gjene me te vogel.

Ne duhet te kemi frike Allahun ne dukje dhe ne fshehtesi. 
Gjendja jone nuk duhet te ndryshoje; para njerezve dhe po ashtu 
kur jemi ne shtepite tona, gjendja jone eshte nje. Ne jemi te vemendshem
ndaj Allahut. Ne duhet ti nderojme grate e shtepive tona, grate tona, motrat, 
vajzat dhe nenat gjithashtu.

Trajtoji ato ashtu sic duhet te trajtohen. Sic thashe, ne qofte se gruaja eshte 
nje kerkuese e dijes kjo eshte nje miresi e madhe. Ajo te mbeshtet ty 
ne bindje ndaj Allahut dhe te mbeshtet ty ne miresi.

Keshtu pra jini falenderues ndaj Allahut per kete miresi, 
nderoje ate dhe gjithashtu mbeshtete ate
ne kerkimin e dijes.




No comments:

Post a Comment