Ibn el-Haxh el-Malikij,
Allahu e meshirofte ka thene:
"Burri duhet te qendroje larg ketyre mendimeve dhe nga kjo karakteristike e peshtire
e cila fatkeqesisht eshte e perhapur, qe eshte kur nje burre shikon nje grua
qe ai e pelqen, ai shkon tek gruaja e tij por imagjinon ate grua qe ka pare.
Ky eshte nje lloj i Zinase, sepse dijetaret tane kane thene ne lidhje me ate qe merr
nje gote uji dhe e imagjinon se ajo eshte vera qe ai po e pi,
keshtu uji behet haram per te.
Ajo qe eshte permendur nuk vlen vetem per burrat, perkundrazi grate jane te perfshira
ne te gjithashtu, dhe kjo eshte edhe me keq sepse zakonisht femrat ne ditet e sotme
dalin jashte dhe shikojne njerzit, dhe nese nje grua sheh dike qe ajo e pelqen,
ajo mund te vazhdoje te mendoje per te, pastaj kur bashkeshorti i saj
ben mardhenie me te, ajo imagjinon ate imazh qe ka pare,
keshtu qe te dy mund te bien ne (kete lloj) zinaje.
E lusim Allahun te na mbaje shendoshe e mire!"
[El-Medkhal 2/194, 195]
Ibn Muflih el-Hambeli,
Allahu e meshirofte ka thene:
"Ibn Akili ka thene -dhe ai thekson ndalimin ne el-Rijah el Kubra;
Nese ai eshte duke patur mardhenie me gruan e tij, dhe ai imagjinon imazhin
e nje gruaje tjeter apo e nje mashkulli tjeter, atehere ai eshte
duke mekatuar." [El-Furu 3/51]
Ueli el-Din el-Iraki,
Allahu e meshirofte ka thene:
"Nese ai ben mardhenie me gruan e tij, por ne mendjen e tij ai eshte duke pasur
mardhenie me dike qe eshte e ndaluar per te, dhe ai e imagjinon me mendjen e tij
se eshte duke pasur mardhenie me ate imazh te ndaluar, kjo eshte haram per te,
sepse ai eshte duke e imagjinuar veten ne kryerjen e nje veprimi haram."
[Tarh el-Tethrib 2/19]