Thursday, July 26, 2012

Biseda mes meshkujve dhe femrave ndersa agjerojne


Biseda mes meshkujve dhe femrave ndersa agjerojne

Pyetje: 
Cili eshte vendimi ne lidhje me biseden mes nje mashkulli dhe nje femre 
ndersa agjerojne. Dhe [cka] nese ata jane te angazhuar [merren] me njeri-tjetrin?

Pergjigje: 
Biseda midis nje mashkulli dhe nje femre ne telefon nuk eshte e lejueshme 
per ate qe ekziston ne te fitne [rrezik]. Dhe kjo eshte me perjashtim per femren 
e cila angazhohet[merret] me ate me te cilin eshte duke folur dhe [kur] biseda 
eshte thjesht per te kuptuar [dicka] dhe per hir [te ceshtjeve] te angazhimit.

Mirpo ajo qe eshte me mire dhe me e sigurt eshte qe meshkujt te folin me Ueliun 

[pergjegjesin per ceshtjet e saj]. Sa i perket bisedes midis meshkujve dhe femrave 
ne raste te tjera [te ndryshme] nga ceshtja e angazhimit, ajo nuk eshte e lejueshme 
per ate qe ekziston ne te fitne ekstreme dhe frika per ate qe mund te coje ne [dicka] 
te rrezikshme [te palejueshme]. 

Dhe nese kjo eshte ndersa agjerohet atehere ajo ndikon ne agjerim duke e pakesuar 
ate [ne shperblim], per shkak se ajo qe eshte kerkuar nga ai qe agjeron eshte qe ta 
mbroje agjerimin e tij nga ato qe e shkelin ate dhe e pakesojne [shperblimin] e tij.

Dhe sa shpesh ndodh qe problemet morale dhe sociale jane si rezultat i bisedave telefonike 
mes meshkujve dhe femrave! Pra, ajo qe eshte e detyrueshme i takon Ueliut 
[pergjegjesit per ceshtjet] e femrave per te parandaluar [nga kjo] dhe ti mbikqyre ata 
qe te mos bien ne kete rrezik.


____________________________

Referencat: Shejh Salih el Feuzan, Fetwa-Online.com
al-Muntaqaa min Fatawaa ash-Shaykh Saalih ibn Fowzaan - Volume 3, faqet 162-163


Falja e Teravive ne shtepi



Falja e Teravive ne shtepi
Referencat: Komiteti i Përhershëm për Kërkime shkencore dhe fetva 
(Pjesa nr.7; faqe nr.202) Al Ifta.org 


                                                         PYETJE:
  Muaji i Ramazanit ka ardhur dhe është koha për të ofruar Teravite 
(Namazi i vecante vullnetar i natës në Ramazan), është më mirë të shkojë 
dhe ta ndjeke atë në xhami (Xhamia) apo të ofrojë atë në shtëpi?


Unë nuk jam një imam (ai i cili e udhëheq namazin me xhemat), por një 
Ma'mum (personi i cili është udhëhequr nga një Imam në namaz). 
Unë dua të lexoj Kur'anin dhe preferoj recitimin sesa dëgjimin. 
A ka ndonjë mëkat në qoftë se unë i fal Teravite në shtëpi?



                                 PERGJIGJE: 
 Nuk ka mëkat për ju nëse ju i ofroni Teravite në shtëpi, 
sepse ajo është Nafile (namaz vullnetar). Megjithatë, është më mirë të falet 
me Imamin në xhami duke ndjekur shembullin e Pejgamberit (paqja qoftë 
mbi të) dhe Sahabët e tij (shokët e profetit, Allahu qoftë i kënaqur me ta). 


Kur Profeti (paqja qoftë mbi të), i udhehoqi sahabët e tij në Teravi në disa netë 
deri në fund te pjeses se pare të natës, njëri prej tyre i tha atij: Ne dëshirojmë 
që ju të na udhehiqni në namazin nafile për pjesën tjetër të natës.


Ai (paqja qoftë mbi të) u përgjigj: Kushdo që falet Kijam (namaz nate me 
deshire) me Imamin derisa ai mbaron, ajo do të regjistrohet për të sikur 
ka shpenzuar tërë natën në namaz. (Transmeton Ahmedi dhe hartuesit e Suneneve 
përmes një [zinxhiri te transmetuesve] sened të mirë nga hadithi i Ebu Dherit)


Allahu na dhente sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët!


Sunday, July 22, 2012

Si te kemi Iman {Besim} te forte?

PYETJE: Si mendon nje person te kete Iman{besim] te forte, 
te zbatoje urdhrat e Allahut dhe t'i frikesohet ndeshkimit te Tij?

PERGJIGJE: Kjo mund te arrihet duke lexuar Librin e Allahut, 

duke e mesuar ate, duke medituar mbi kuptimet dhe vendimet e tij, 
duke studiuar Sunnetin [cdo gje qe eshte transmetuar nga Profeti], 
duke i ditur detajet e Sheriatit [Ligjit Islam] dhe duke i vepruar ato, 
dhe duke zbatuar Akiden [Besimin] me te gjitha veprat dhe theniet e saj.
Nje musliman gjithashtu mund te kete Iman [Besim] te forte duke ndjere 
madheshtine e Allahut, duke qene i vetedijshem per mbikeqyrjen e Tij, 
dhe duke kujtuar Diten e Fundit dhe Diten e Llogarise se bashku me 
shperblimet, ndeshkimin, veshtiresite dhe terrorin qe do te zhvillohet ne te. 

Per me teper nje musliman duhet te shoqerohet me njerzit e drejte dhe te 
shmanget nga ate qe jane te keqinj dhe te korruptuar. Allahu na jep sukses.
Paqja dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, familjen e tij, dhe shokët!



Komisioni i perhershem per kerkime dhe fetva: nr.3942, pjesa 1, fq.360 {Al Ifta.org}


A i lejohet nje vajze te ndjeke studimet ne shkencat, Kimi, Fizike etj?


Pyetja :

A mundet nje vajze te ndjeki studimet ne shkencat, ne dege 
si kimia, fizika etj?

Shejkh Abdul'Aziz Bin Baz :

Nje grua nuk duhet te specializohet ne nje dege qe eshte jashte sferes se saj.
Ajo ka mundesine te ndjeki shume dege, te cilat jane te pershtatshme per tè,
si studimet islame ose gjuha arabe. 

Deget si kimia, inxhiria, arkitektura, astronomia dhe gjeografia 
nuk pershtaten per tè. 
Nje grua duhet te zgjedh çfare perfiton ajo dhe çfarè perfiton shoqeria.

Per me teper, burrat nevojiten te krijojne institucione, shkolla per grate, 
te cilat do ti pergatisin ato per ato dege qe ato nevojitet per te studiuar. 
Gjinekologjia dhe kujdesi pre-natal jane shembuj te rendesishem.


Referencat
Shaykh 'Abdul - Azeez' Bin Baz
Fatawa Islamiyah vol.8 faqja 128 


A eshte mahrem babai pabesimtar per bijen e tij?


Pyetja :

Nje Burre i ri musliman deshiron te martohet me nje vajze muslimane, 
por babai i saj, i cili eshte nje alkolist i zakonshem dhe nje femohues 
qe gjithmone refuzon. A eshte e lejueshme per kete per te bere 
kontraten e marteses se bijes se tij? 


Shejkh Abdul'Aziz Ibn Baz :

Ne qofte se ajo eshte nje muslimane,pastaj ketu nuk ka kundershtim 
per burrin e ri musliman te martohet me te. Por babai i saj nuk mund 
te jete mahremi i saj n.q.s ai eshte pabesimtar. 

Ne vend te tij, vellai i saj mund ta jape ate per martese, n.q.s ajo ka 
nje vella te mire ose xhaxhain e saj (nga ana e te atit) ose kushuririn 
(nga ana e babit) ose djalin e vellait te saj, n.q.s ajo ka te aferm 
musliman nga ana e babait pastaj me i afermi nga ta mund ta jape 
ate per martese. Dhe n.q.s nuk eshte dikush ne ane te atit (babait) 
pabesimtar, gjygjtari mund ta jape ate per martese.

Shejkh Abdul'Aziz Bin Baz
Fatawa Islamiyah Darus-selam vol 5, no 246


Wednesday, July 18, 2012

Thesari me i mire, me i vlefshem ne kete bote; Nje grua e virtytshme!

Vertet grate e virtytshme jane thesaret 
me te vlefshem ne kete dunja!





Urdhri per sjellje te mire ndaj grave!

Ne lidhje me sjelljen e mire ndaj grave duke marre 
per shembull
 Profetin {Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem}




Nese gruaja eshte e degjueshme, nuk ben te keqtrajtohet!

Ne lidhje me sjelljen e mire ndaj grave qe jane 
te degjueshme!



Gruas muslimane i duhet dhene nje burre i bukur!

Ato duan per veten e tyre, c'fare ju doni per veten tuaj!




Keshillimi i gruas!

Keshillimi i gruas para se te martohet!




Monday, July 16, 2012

A duhet ta marr gruan time ne Medine?

Pyetesi:

Gruaja ime eshte kthyer ne Islam dhe mua me kane pranuar 
ne Universitetin Islamik te Medines dhe jam i detyruar 
ta le gruan time ne Suedi dhe nuk i kemi muslimane asnje
nga te afermit tane. Cfare duhet te bej?

Shejkh Zejd El Medkhali:

Ai duhet te qendroje me te ose ai e merr ate (gruan) me te.
Ai duhet te ndjeke metodat ligjore qe lejojne ta marre ate
me vete ne Medine dhe ka rregulla te cilat e lejojne kete.
Ai duhet te kete qellim te sakte dhe Allahu do ta beje
te lehte per te inshaAllah.

Fet'ua nga shejkh Zejd El Medkhali
Kontrolloi nga arabishtja: Besmir Cacani


A duhet ta marr gruan time ne Medine?




Shejkh Zejd el-Medkhali


Te drejtat e gruas ne Islam!


Per te gjithe ata qe nuk dine!
Per te gjithe ata qe mendojne se grate muslimane jane te keqtrajtuara!
Per te gjithe ata bashkeshorte muslimane qe harrojne se gruaja 
ka te drejta gjithashtu! 
Dhe per ata te cilet nuk jane martuar akoma...por duhet t'i dine keto:
"Te Drejtat e Gruas ne Islam"






Zgjedhja e nje nene te mire per femijet!

Vlera dhe rendesia e zgjedhjes se nje nene te mire per femijet!





Saturday, July 14, 2012

Shikimi i fotografise se vajzes per martese

Pyetesi:

A eshte e lejueshme per nje familje, te dergoje fotografine e vajzes,
nje individi, i cili eshte i interesuar per martese me bijen e tyre,
keshtu qe personi mund te shikoje ate, nese ajo i perputhet atij
apo jo, me argumentet qe ata jetojne shume larg njeri-tjetrit?

Shejkh Gudejan:

Kjo nuk eshte e lejueshme, per shkak se fotografimi 
ne origjine eshte i ndaluar. Fotografia mund te qarkullohet 
(ne mesin e njerezve), ose personi ndoshta nuk eshte 
i interesuar te martohet me te dhe e ruan ate fotografi, 
ose mundet (qe me ane te fotografise) ky person 
te krijoje kontakt me vajzen dhe te veproje ate qe 
ka ndaluar Allahu.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i dha lejen nje burri,
i cili donte te martohej, te shikonte gruan para marteses.

"A nuk e ke shikuar vajzen e tyre? Sepse kjo mund 
ta beje lidhjen tuaj afatgjate."

Nuk ka problem per burrin qe te shikoje gruan
(qe deshiron ta martoje) megjithate ceshtja e
fotografive nuk eshte e lejuar.

Fet'ua nga shejkh Gudejan
Kontrolloi nga arabishtja: Besmir Cacani

Shikimi i fotografise se vajzes per martese




Shejkh Gudejan


Falenderoni burrin tuaj!

Hadithe te perzgjedhura ne lidhje me falenderimin ndaj bashkeshortit!


Detyrat e gruas ndaj burrit te saj!


Hadithe te perzgjedhura rreth detyrave qe ka gruaja ndaj burrit te saj!



Friday, July 13, 2012

Gjykimi mbi zgjatjen e fejeses

Pyetesi:

A eshte e mundshme zgjatja e fejeses mes nje cifti
per nje kohe te gjate, nese ata bien dakord se bashku,
per arsye te studimit, pershembull dy vjet ose tre vjet?

Shejkh Abdul'Aziz Ibn Baz:

Nuk ka kufi. Nuk ka kufi per kete.
Akoma ajo nuk eshte e lejuar per t'u vetmuar me te,
as ne udhetim me te. Eshte e obligueshme qe secili
prej tyre, te jete shume larg nga njeri-tjetri, keshtu qe
nuk do te ndodhe fitne. Biseda ne telefon apo vizita
me ane te prinderve, ai telefonon ate, pyet rreth saj,
nuk ka asgje te keqe me kete.

Fet'ua nga shejkh Abdul'Aziz Ibn Baz
Kontrolloi nga arabishtja: Besmir Cacani

Gjykimi mbi zgjatjen e fejeses




Shejkh Abdul'Aziz Ibn Baz


Nikabi [velloja e fytyres] ne tokat e mosbesimtareve

Pyetesi:

Eshte e ditur mire se eshte detyre e gruas te mbuloje
fytyren e saj. A eshte kjo e zbatueshme edhe ne tokat
e mosbesimtareve dhe nese ajo do te perballet me 
ngacmime, shqetesime si rezultat i kesaj?

Shejkh Salih El Uthejmin:

Po. Po, tokat e pabesimtareve dhe tokat e Islamit
jane te njejte me urdhrat e Allahut te Plotfuqishem.

Edhe nese ajo nuk ndihet mire {e parehatshme} 
si rezultat i njerezve duke veshtruar tek ajo,
atehere eshte per ate qe te behet e durueshme
dhe te pres shperblimin e saj.

Dhe Allahu, me I Larti dhe me I Madheruari,
mbron ata qe kane besuar.

Dhe me kane treguar disa njerez qe grate e tyre
{dhe shoqet e grave te tyre} praktikojne mbulimin
e fytyres dhe asnjeri nuk i shqeteson ato.
Por kjo ndryshon nga njeri shtet ne tjetrin.

Ne cdo rast eshte detyre mbi te gjithe te zbatojne
urdhrat e Allahut te Plotfuqishem ne tokat e 
mosbesimtareve aq mire sa dhe ne tokat e Islamit.

Fet'ua nga shejkh Salih El Uthejmin
Kontrolloi nga arabishtja: Besmir Cacani

Nikabi [velloja e fytyres] ne tokat e mosbesimtareve




Shejkh Salih el-Uthejmin


Historia e djalit dhe e mbretit, a eshte kjo prove per sulmet vetevrasese?

Pyetesi:

Ata jane qe lejojne sulmet vetevrasese dhe e provojne kete 
me historine e djalit. Ata thone qe nese muslimanet nuk munden 
te debojne armikun nga tokat e tyre atehere do te jete e lejueshme 
per ta te praktikojne keto sulme. C'fare thoni ju rreth kesaj?

Shejkh Salih El Feuzan:

Kjo deshmi {prove} eshte keqkuptuar. Djaloshi nuk e vrau veten
e tij o vella. Tirani e vrau ate. Perkundrazi ai duroi duke u vrare
ne menyre qe te therrase ne Islam. Per me teper, ai nuk e vrau
veten e tij. Keshtu qe ata nuk mund te argumentojne me te. Po.

Fet'ua nga shejkh Salih El Feuzan
Kontrolloi nga arabishtja: Besmir Cacani

Historia e djalit dhe e mbretit, a eshte kjo prove per sulmet vetevrasese?




Shejkh Salih el-Feuzan


Thursday, July 12, 2012

Pedorimi i teknologjise per te pare xhinet

Pyetesi:

Shejkhu jone i nderuar!
Disa nga njerezit thone me zhvillimin e shkences
eshte e mundur te shohesh xhinin, a eshte kjo e sakte?

Shejkh Salih El Feuzan:

"Hajdeni, te na i tregojne!"

Nese ata thone kete, atehere ne i themi:
"Hajdeni, na i shfaqni ata!"

Me shkencen tuaj dhe teknologjine tuaj,
Hajdeni na i tregoni! Po.

Fet'ua nga shejkh Salih El Feuzan
Kontrolloi nga arabishtja: Besmir Cacani


Perdorimi i teknologjise per te pare xhinet




Shejkh Salih el-Feuzan


A hane xhinet kocka?

Pyetesi:

Kam degjuar se Muslimanet nga Xhinet hane kocka.
Pra, a eshte per mua t'i vendos kockat ne nje vend
te caktuar?

Shejkh Salih El Feuzan:

Ata nuk hane kocka. Per me teper mishi do zevendesohet
per ta. Allahu i mbush me mish kockat per ta. Dhe kjo 
eshte ajo cka shfaqet ne Hadith. Dhe Allahu vendos mish
ne kocka per ta. Dhe ata hane mish. Sa per kockat, kockat 
nuk jane per t'u ngrene as nga xhinet, as nga njerezit. Po.

Pyetesi:

Atehere eshte mbi mua, te vendos kockat ne nje vend 
te vecante, keshtu qe keta Xhine mund te hane nga ato.

Shejkh Salih El Feuzan:

Kockat vendosen ne nje vend te pershtatshem. 
Mos i vendosni ato ne plehra e as ne toke qe eshte
e papaster. Per me teper, vendosini ato ne nje vend
te pershtatshem! Po.

Fet'ua nga shejkh Salih El Feuzan
Kontrolloi nga arabishtja: Besmir Cacani


A hane xhinet kocka?




Shejkh Salih el-Feuzan


Si silleshin Selefet me ithtaret e bidatit!

Metodologjia e Selefeve ne raport me ithtaret e bidatit!




Gjykimi ne degjimin e Meshari Rashid El-Afasi

Pyetesi:

A eshte e lejuar te degjosh munshid (njeriu qe kendon ilahi),
Meshari Rashid El-Afasi, dhe eshte nje kanal qe vecanerisht
transmeton ilahite e tij.

Degjuesi (shton nje thenie):
Ai eshte nje recitues Kurani qe paraqitet ne kanalet 
televizive duke bere ilahi.

Ahmed Ibn Jahja En-Nexhmi:

SubhanAllah!

Une e kam thene shpeshhere qe ilahite e sufisteve
nuk jane te lejuara. Ne qofte se ilahia eshte arabe,
kuptimi, si nje poezi qe eshte e kenduar. 
Kjo eshte ne rregull. Ilahite kane qene lexuar qe kur 
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ishte gjalle. 
Por ilahite sufiste nuk jane te lejuara. Po. 

Fet'ua nga shejkh Ahmed Ibn Jahja En-Nexhmi
Kontrolloi nga arabishtja: Besmir Cacani