Falja e Teravive ne shtepi
Referencat: Komiteti i Përhershëm për Kërkime shkencore dhe fetva
(Pjesa nr.7; faqe nr.202) Al Ifta.org
PYETJE:
Muaji i Ramazanit ka ardhur dhe është koha për të ofruar Teravite
(Namazi i vecante vullnetar i natës në Ramazan), është më mirë të shkojë
dhe ta ndjeke atë në xhami (Xhamia) apo të ofrojë atë në shtëpi?
Unë nuk jam një imam (ai i cili e udhëheq namazin me xhemat), por një
Ma'mum (personi i cili është udhëhequr nga një Imam në namaz).
Unë dua të lexoj Kur'anin dhe preferoj recitimin sesa dëgjimin.
A ka ndonjë mëkat në qoftë se unë i fal Teravite në shtëpi?
PERGJIGJE:
Nuk ka mëkat për ju nëse ju i ofroni Teravite në shtëpi,
sepse ajo është Nafile (namaz vullnetar). Megjithatë, është më mirë të falet
me Imamin në xhami duke ndjekur shembullin e Pejgamberit (paqja qoftë
mbi të) dhe Sahabët e tij (shokët e profetit, Allahu qoftë i kënaqur me ta).
Kur Profeti (paqja qoftë mbi të), i udhehoqi sahabët e tij në Teravi në disa netë
deri në fund te pjeses se pare të natës, njëri prej tyre i tha atij: Ne dëshirojmë
që ju të na udhehiqni në namazin nafile për pjesën tjetër të natës.
Ai (paqja qoftë mbi të) u përgjigj: Kushdo që falet Kijam (namaz nate me
deshire) me Imamin derisa ai mbaron, ajo do të regjistrohet për të sikur
ka shpenzuar tërë natën në namaz. (Transmeton Ahmedi dhe hartuesit e Suneneve
përmes një [zinxhiri te transmetuesve] sened të mirë nga hadithi i Ebu Dherit)
Allahu na dhente sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët!
No comments:
Post a Comment