Sheikh Khalid edh-Dhufejri:
Po ashtu prej shkaqeve shpetuese nga fitnet eshte largimi nga bidatcinjte,
te ruajturit dhe paralajmerimi prej tyre. Ky eshte nje parim selefi,
i njohur tek njerezit e dijes, parim per te cilin ka deshmuar Kurani
dhe Sunneti dhe fjalet e selefeve te devotshem prej sahabeve,
tabi'ineve dhe ata pas tyre.
Gjithashtu dijetaret kane rene dakord {ixhma} per bojkotimin e bidatcinjeve,
largimin nga ata dhe qendrimin larg tyre. Kete ixhma e ka percjellur me shume
se nje dijetar. Dijetaret kane rene dakord per distancimin nga bidatcinjte,
per mos leximin dhe mos shikimin e librave te tyre, me perjashtim te atij
qe deshiron ti kunderpergjigjet. Por pergjithesissht njeriu duhet te lexoje
dhe te degjoje prej dijetareve dhe te qendroje larg prej bidatcinjeve.
Degjon prej Ehli Sunnetit dhe largohet prej bidatcinjeve.
Ne nuk themi sic thuhet sot, dhe ky eshte nje parim i shpikur dhe i gabuar:
"Merre te verteten dhe lere te koten."
Nuk ka dyshim se ne jemi te urdheruar per marrjen te te vertetes dhe lenien
e se kotes, por ne nuk jemi te urdheruar qe te marrim te verteten prej
bidatcinjeve dhe njerezve te deshirave. Ne e marrim te verteten nga burimi
i kulluar {i paster} dhe e marrim nga vendi ku nuk ka as dyshim e as bidat.
Flet shejkh Khalid edh-Dhufejri
Kontrolloi nga arabishtja: Besmir Cacani
No comments:
Post a Comment