Wednesday, March 20, 2013

Dashuria perpara marteses


Imam Ibn Kajjimi (Allahu e meshirofte) 
ka thene:


Dhe kura per kete semundje vdekjeprurese (dmth dashuria para marteses) 
eshte per personin qe eshte prekur qe te kuptoje se kjo dashuri eshte vetem 
per shkak te iluzioneve te tij/saj dhe injorances.


Pra, mbi nje person te tille eshte qe se pari dhe me kryesorja, te forcojne Teuhidin 
dhe mbeshtetjen mbi Allahun, dhe se dyti te rrisin adhurimin e tyre dhe t'i preokupojne vetet me te, aq shume sa te mos kene ndonje kohe te lire per t'i lene mendjet e tyre 
te enden dhe te mendojne per te dashurit e tyre.


Dhe ata duhet te therrasin Allahun per t'i mbrojtur dhe per t'i shpetuar ata nga 
kjo e keqe, ashtu si Pejgamberi Jusuf e thirri Allahun dhe u shpetua. Dhe ata 
duhet te veprojne ashtu si veproi ai, te jene ashtu sic ishte ai, persa i perket 
ikhlasit (sinqeritetit) dhe permendjes se Allahut ne begati.


Kjo eshte sepse nese zemra eshte e mbushur me ikhlas (sinqeritet) per hir te Allahut, 
nuk do te leje hapesire per ndonje dashuri te ndaluar qe te jete e pranishme, 
perkundrazi kjo ndodh vetem ne nje zemer qe eshte bosh dhe nuk ka 
ikhlas (sinqeritet) sidoqofte.


Dhe njerezit e tille le t'i kujtojne vetes se cdo gje qe Allahu e ka percaktuar per ta 
eshte vetem ne interesat e tyre me te mira, dhe kur Allahu urdheron dicka, 
kjo eshte dicka qe kurre nuk do te shkaktoje dem apo mjerim per roberit e Tij.


Dhe le t'i kujtojne vetes qe dashuria e tyre e ndaluar nuk i sjell dobi atyre, as ne kete bote 
e as ne Ahiret! Sa per kete bote atehere ata do te jene te preokupuar me dashurine e tyre 
aq sa do t'i demtoje dhe do te shkaktoje qe te jetojne ne nje bote imagjinare. 
Dhe sa per Ahiret, atehere ajo do te shkaktoje qe te jene te preokupuar 
me dashurine e krijimit ne vend te dashurise per Krijuesin!


Keta njerez duhet te perkujtohen, se atij te cilit i eshte shfaqur dicka, asnjehere nuk 
do te shoh efektet e keqija te saj, as personi i cili kurre nuk ka perjetuar gjera te tilla. 
Te vetmit njerez qe do te jene ne gjendje te lidhen me ta, jane ata qe kane perjetuar 
te njejten gje, vecse kane qene te ruajtur. Njerez te tille mund te shikojne perpara 
dhe te kuptojne se sa e keqe eshte.




No comments:

Post a Comment