Monday, March 11, 2013

Fjalim me peshe te madhe nga shejkh Salih Ali Shejkh mbi rendesine e kerkimit te dijes!


{"Min Me'in el-Imam Ahmed" (Perfitim nga jeta dhe vepra e Imam Ahmedit)
Ligjerate e mbajtur nga Shejkh Salih Alish-Shejkh (Allahu e ruajt)}


Te kerkosh dituri deri ne vdekje!


Imam Ahmedi kishte dy djem, Abdullahun dhe Salihun. 
Ata ishin gjysme-vellezer, do te thote se secili prej tyre kishte nena te ndryshme. 
Salihu, i biri i Imam Ahmedit, ka thene:


"Nje njeri e pa babain tim te mbante nje Mihbarah." [shishe boje 
te cilen studentet e mbanin se bashku me penen.] dhe tha:
"O Eba Abdilah!" Po ti je imami i muslimaneve!"


Ky njeri u shpreh keshtu, ngaqe ishte i befasuar te shihte Imam Ahmedin te mbante Mihbara-n e tij sic e mbanin studentet e rinj, apo ai ende lexonte libra apo mbante mbi vete te njejtat pergjegjesi qe ka rinia. Shikoni se si te gjithe njerezit mahniten nga ai, madje edhe te moshuarit e popullit!


Imam Ahmedi iu pergjigj me nje thenie qe rrezoi tere te kuptuarit e ketij njeriu. 
Ai tha:


"Do te jem me Mihbarah deri ne Makbarah (varreze)"


Cfare kishte ndermend kur e tha kete? Ai mendoi:
"Une do te jem i zene me kerkim diturie derisa te vdes."


Nje transmetim tjeter permend se ai e ka thene ate, ne nje rast te vecante, 
nje grupi tjeter te njerezve.


"Sa me perket mua, do te kerkoj dituri deri sa te vendosem ne varr."


Kur u afrua koha e vdekjes se tij, ai i tha atyre qe ishin perreth tij:


"Me tregoni thenien e Hushejmit." Keshtu, ata i percollen atij thenien. 
Ky Hushejmi ishte Hushejm Ibn Beshir, mesuesi i pare i Imam Ahmedit. Ai u takua 
me te ne vitin 179H, kur filloi kerkimin e diturise ne moshen 16 vjec. Ai ishte 
ne mes te 15 dhe 16, pasi ai kishte lindur ne vitin 164 
dhe filloi kerkimin e diturise ne 179.


Eshte permendur se Ibn Sirini nuk e pelqente njeriun qe ankohej nga dhimjet. 
Ne ate kohe, Imam Ahmedi u semur shume dhe renkonte per shkak te dhimbjes. 
Kur ata e informuan ate se Ibn Sirini nuk e pelqente renkimin, ai nuk renkoi me, 
derisa vdiq.


Ky eshte realiteti i thenies se tij:
"Une do te kerkoj dituri deri sa te vendosem ne varr." domethene:
"Une duhet te vazhdoj duke perfituar nga dituria."


Pra, nese keni kaluar kohen e rinise dhe jeni bere mesues apo edukator, apo ligjerues 
apo profesor ne universitet apo autor, dhe thoni:"Une e kam perfunduar kerkimin 
e diturise.." dije se kjo eshte gjendja e dikujt qe nuk e njeh 
realitetin e kesaj ceshtjeje.


El-ilm eshte dituria mbi cfare? Ajo eshte dije mbi te folurit e Allahut dhe te folurit 
e te Derguarit te Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). A ka arritur ndokush një shkalle 
diturie rreth te folurit e Allahut dhe te Derguarit të Tij, (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), 
si edhe rreth thenieve te dijetarëve, te cilat shpjegojne Librin dhe Sunnetin, 
a e ka arritur nje shkalle diturie te mjaftueshme?


Askush nuk e ka arritur kete shkalle! Askush, i cili ka qellim te drejte dhe nje zemer
te delire nuk e ka arritur kete shkalle. Lidhur me kete, Imam Ahmedi ka thene:


"Me Mihbarah deri ne Makbarah (varreze)" 


Ai eshte duke iu drejtuar te gjitheve, duke na keshilluar qe te vazhdojme 
ne kerkimin e diturise dhe te mos heqim dore per ndonje arsye te parendesishme.


Ne rrethet e dijes te xhamise sone, kemi pare nje numer te madh studentesh 
te cilet jane te etur te mesojne per dy muaj, dhe pastaj e lene mesimin. 
Vetem tre muaj apo dicka te ketille. C’eshte kjo? Disa prej tyre kerkojne 
dituri per tre, kater, pese ose shtate vjet dhe pastaj e lene ate. C’eshte kjo? 
A eshte kjo ngaqe joshjet e kesaj bote ju jane afruar dhe puna juaj ka mbaruar, 
dhe tani keni marre udhe per ne jeten e kesaj bote? A eshte kjo ngaqe ju eshte ofruar nje pozite dhe ju e keni pranuar? A eshte kjo ngaqe keni arritur nje pozite 
te caktuar, jeni bere drejtor shkolle apo profesor universiteti? Per kete arsye 
e keni ndaluar kerkimin e diturise? Jo, ju duhet te vazhdoni te kerkoni dituri 
deri sa te vdisni. Kjo eshte cfare do te ndreqe problemet e shoqerise, nese 
dijetaret e tyre e pranojne keshillen. Sa u perket nxenesave te dijes, ata 
duhet ta kene parasysh keshillen:"Me Mihbarah deri ne Makbarah".


Ai duhet te qendroje prane librit derisa te vdese, duke lexuar, duke kuptuar, 
duke memorizuar, duke rishikuar, duke i mesuar te tjeret, deri sa t’i vije fundi.


Cfare thone njerezit sot? “Rrregullat e namazit - i dime keto, s’ka problem”. 
Nese i pyet per shume rregulla do te shohesh qe nuk i dine. C’eshte kjo? A eshte kjo
 ngaqe jane te kenaqur me diturine qe kane, madje i gezohen diturise qe kane. 
Lusim Allahun qe te na fal dhe te jete i kenaqur me ne.


Nese i pyet rreth ceshtjeve qe jane me te medha se namazi, ceshtje akideje, 
ceshtje teuhidi, do te shohesh qe nuk i kane nxene plotesisht gjerat, edhe ishin 
nxenes dijeje! Perse kjo? Sepse u treguan te shkujdesur dhe e lane ate.


Dituria eshte nder, nese e lini, ajo do t'ju le juve; nese e merrni me seriozitet, 
do t'ju jepet dicka prej saj, aq sa Allahu ka caktuar per ju.




No comments:

Post a Comment