Hasan el-Basri ka thene:
"O biri i Ademit, ti nuk je asgje tjeter vetem se nje grumbull ditesh.
Me kalimin e një dite, kalon edhe nje pjese e jotja".
Edh-Dhehebi, "Sijar A'lam en-Nubala" (4/585)
Hasan el-Basri ka thene:
"Kam takuar disa njerez te cilet ishin me koprrace per kohen e tyre
se sa per parate e tyre."
El-Baghaui, "Sherh es-Sunneh" (14/225)
Hasan el-Basri i keshilloi shoket e tij duke thene:
"Mos u preokupo me kenaqesite kalimtare te kesaj dunjaje dhe te harrosh Ahiretin,
jeta jote eshte e shkurter, keshtu qe nxito dhe mos e shtyj punen e sotme per neser, sepse ti nuk e di kur do te vdesesh dhe do te takohesh me Allahun."
Hiljet el-Eulija (2/140)
"El Kasim Ibn Asakir ishte informuar se Sulejm Ibn Ejub i jepte shume rendesi
kohes se tij. Ai kurre nuk humbiste kohe pa disa vepra te dobishme.
Ai ose shkruante libra, jepte ligjerata ose lexonte."
Edh-Dhehebi, "Sijar Alam en-Nubala" (17/646)
Ebu el-Uefa Ali Ibn Akil ka thene:
"Une nuk lejoj te humb asnje ore te jetes sime. Edhe kur une nuk jam duke dhene
ligjerata ose duke lexuar, mendja ime do te vazhdoje te preokupohet me disa ceshtje
ndersa une jam i shtrire; dhe nuk do te ngrihem derisa te gjej dicka te dobishme
per te shkruar. Dhe une ende e gjej veten duke u perpjekur per diturine
ne vitet tetedhjete te miat me shume se kur isha ne njezetat e mia."
Ibn el-Xheuzi, "El-Muntadham" (9/214)
Burimi:"Mencuria e te mencurve"
nga AbdulAziz Ibn Nasir el-Xhelil & Baha Adin Ibn Fetah Aki
No comments:
Post a Comment