Nje keshille per prinderit muslimane
nga shejkh Muhamed Ibn Xhemil Zejno
"Pra, ju duhet para se gjithash te permiresoni veten tuaj, pasi rezultatet e mira
(vijne) nga e mira qe ju beni dhe rezultatet e keqija (vijne) nga e keqja qe beni.
Keshtu sjellja e mire e mesueseve dhe prinderve para femijeve eshte forma
me e mire e mesimit dhe edukimit per ta."
"O ju qe besuat! Ruani vetet dhe familjet tuaja nga Zjarri!"
[Suretu - Tahrim 6]
Nenat, baballaret, mesuesit dhe shoqeria ne teresi, te gjithe do te jene
te pergjegjshem para Allahut ne lidhje me terbijeh (mesimin dhe edukimin)
e ketij brezi. Nese terbijeh (edukimi) eshte i mire, atehere do te kete lumturi
- si ne kete bote dhe ne boten tjeter. Nese nuk eshte, atehere do te kete mjerim,
dhe do te kete nje litar rreth qafave tuaja - siç perseritet ne hadith:
"Secili prej jush eshte bari dhe secili prej jush eshte pergjegjes per tufen e tij."
[Bukhariu (13/111) dhe Muslimi (nr. 1829)]
Mirepo - o mesues - gezohuni ne thenien e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem),
i cili ka thene:
"Pasha Allahun! Qe Allahu te udhezoje permes jush nje person te vetem,
eshte me mire per ju sesa devet e kuqe."
[Bukhari (7/57) dhe Muslimi (nr. 2406)]
Dhe - o prinder - gezohuni ne hadithin autentik:
"Kur njeriu vdes, i nderpriten veprat e tij, perveç se tri gjerave:
Sadakaja e rrjedhshme, dituria prej se ciles perfitohet ose pasardhes i devotshem,
qe lutet per te (prindin)." [Muslimi (nr. 1631)]
Pra, ju duhet para se gjithash te permiresoni veten tuaj, pasi rezultatet e mira
(vijne) nga e mira qe ju beni dhe rezultatet e keqija (vijne) nga e keqja qe beni.
Keshtu sjellja e mire e mesueseve dhe prinderve para femijeve eshte forma
me e mire e mesimit dhe edukimit per ta.