Hasan el-Basri
-Allahu e meshirofte- ka thene:
"Ne qeshim, megjithate - kush e di? - Ndoshta Allahu ka shikuar
ne disa prej puneve tona dhe ka thene: "Une nuk do te pranoj asgje prej jush".
Mjere per ty, o biri i Ademit! A je ne gjendje te luftosh me Allahun?
Kushdo qe nuk i bindet Allahut i ka shpallur lufte Atij.
Pasha Allahun! Kam takuar shtatedhjete sahabe
qe kishin marre pjese ne luften e Bedrit.
Rrobat e tyre ishin gati krejtesisht prej leshi.
Sikur t'i kishit pare ata do te thonit se jane te çmendur.
Dhe nese ata do te kishin pare me te mirin prej jush do te thonin:
"Keta njerez nuk do te kene pjese ne boten tjeter."
Sikur te kishin pare me te keqin mes jush do te thonin:
"Keta njerez nuk e besojne Diten e Gjykimit."
Une kam pare njerez tek te cilet kjo bote
ishte me e pavlere sesa dheu nen kembet e tyre.
Gjithashtu, kam pare njerez te cilet kur ktheheshin ne shtepi
ne mbremje, nuk gjenin me shume se pjesen e tyre te ushqimit
dhe megjithate thonin: "Une nuk do ta ha te gjithen.
Nje pjese te saj do ta jap per hir te Allahut"
Pastaj e jepte sadaka ate pjese prej ushqimit te tij,
edhe nese ai ishte me nevojtar per te sesa marresi i saj."
(Rrefehet prej Alkama Ibn Marthad nga Ebu Nu'ajm ne Hilje el-Eulija')
No comments:
Post a Comment