Pa dyshim qe qellimi perfundimtar i çdo muslimani eshte Xheneti.
Ashtu si te gjitha aspektet e te fshehtes, ai mund te perfytyrohet vetem nepermjet
analogjise, por realiteti i tij eshte pertej pershkrimit ne çdo gjuhe njerezore.
Allahu (subhanehu ue te'ala) ka pergatitur per roberit e Tij,
"çfare syri nuk ka pare dhe veshi nuk ka degjuar dhe kurre nuk i ka ndodhur
nje zemre njerezore". [el-Bukhari, Muslimi dhe te tjeret].
Kjo shtepi e perjetshme nuk eshte e kufizuar ne ate qe eshte pershkruar ketu
nga kenaqesite materiale dhe shpirterore, sepse ajo perfshin "te gjitha
qe i ka deshiruar shpirti" dhe ne fund, kenaqesia me e madhe dhe me e plote
pertej imagjinates - prania dhe afersia e Vete Krijuesit.
Kush jane trashegimtaret e bekimeve te tilla?
Kush jane shpirtrat e denje per nje shperblim te tille?
Ështe nje bindje e zakonshme ne mesin e muslimaneve sot se kushdo qe deshmon
"La ilahe il-Allah" dhe "Muhamedun Resulullah" do te hyje ne Xhenet. Megjithate,
kjo deshmi eshte me shume se deklarate e gjuhes. Ajo eshte nje betim,
nje zotim qe duhet te permbushet. Ajo ka kushtet dhe kerkesat te cilat ndikojne
ne te gjitha aspektet e jetes. Ajo ka lidhje me autoritetin - ne fakt
ajo rregullon sjelljen dhe veprat tona.
Arabet Kurejshit te cilet refuzuan ta shqiptonin kete kelimah (fjale) vepruan keshtu,
sepse ata i kuptuan plotesisht nenkuptimet e saj. Megjithese muslimanet
sot e perserisin ate, pa asnje mendyshje, veprat dhe menyra e jeteses se tyre
deshmojne per diçka krejtesisht te ndryshme. Dhe ata presin qe (te hyjne) ne Xhenet!
Ne Kuran, Allahu (Subhanehu ue Teala) ka paralajmeruar kunder vetekenaqesise ne Fe,
si ajo e hebrenjve dhe e krishtereve, te cilet gabimisht pohuan se Zoti i ka favorizuar ata
mbi te tjeret dhe se Xheneti eshte vetem i tyre: "Nuk eshte me deshirat tuaja,
dhe as me deshirat e njerezve te Librit. Kushdo qe ben nje gabim do te denohet per te,
dhe ai nuk do te gjeje pervec Allahut, mbrojtes apo ndihmetar."
Megjithate shume prej muslimaneve te sotem e konsiderojne veten si nje popull
i zgjedhur, ndersa neglizhojne urdhrat e Zotit te tyre, duke i kthyer shpinen Sunnetit
te Pejgamberit te tyre (paqja qofte mbi te) dhe duke kembengulur ne nje jete laike,
larg nga bekimet e ligjit hyjnor... ndoshta edhe duke shkuar aq larg sa
mohojne disa aspekte te atij ligji.
Zakonet dhe traditat, materializmi, njeriu - i formuluar nga sistemet sociale,
lideret kombetare dhe madje edhe tendencat e tyre tani jane per ndarjen e autoritetit
qe me te drejte i takon ekskluzivisht Krijuesit tone, Zotit te Dites se Gjykimit.
Shperblimi i Xhenetit eshte shume i madh qe te mos kete nje çmim. Ky çmim
eshte besimi i vertete qe vertetohet nga bindja ndaj Allahut dhe te Derguarit te Tij.
Ne Kur'an shpallet:
"E kush e ka per qellim boten tjeter, duke qene ai besimtar, perpiqet per te ashtu
si i takon asaj, angazhimi i tyre do te jete i pranishem (te Zoti)."
[Suretu el-Isra 329]
Ne duhet te kthehemi tek Kurani, jo thjesht ne nje menyre emocionale apo akademike,
por me nje kuptim te mesimit per bindje dhe veper. Ne duhet te kuptojme se çfare
lloj njerezish na ka kerkuar Allahu qe te behemi dhe pastaj te behemi te tille.
Kjo eshte rruga per ne Xhenet.
Burimi: Përshkrimi i Xhenetit nga Kur'ani dhe Hadithi.
Autor: Dr. Abdullah Abdurrahman El-Shimeri.
No comments:
Post a Comment