Ne Emer te Allahut, te Plotfuqishmit, te Urtit.
Paqja, bekimet dhe pershendetjet qofshin mbi Pejgamberin tone te dashur
Muhamedin, familjen dhe shoket e tij.
Sa per ate qe vijon:
Abdullah ibn Umeri, Allahu qofte i kenaqur me te dy, transmeton se
i Derguari i Allahut, Allahu e meshirofte dhe i dhente paqe, ka thene:
"Besimtari i cili perzihet me njerez dhe i duron demet e tyre eshte me i mire
se sa ai i cili nuk perzihet me njerez dhe nuk i duron demet e tyre."
[Transmetuar nga Ibn Maxhe me nje zinxhir te mire te transmetuesve.
Et-Tirmidhiu e transmetoi kete hadithh pa e permendur Sahabiun]
Shejkh Salih Ibn Feuzan el-Feuzan, Allahu e ruajte, e shpjegon
kete hadith madheshtor duke thene:
"Et-Tirmidhiu e transmetoi kete hadith pa permendur Sahabiun",
mungesa e dijes se Sahabiut nuk eshte nje problem per shkak se te gjithe prej tyre
jane te drejte dhe besnik dhe ne qofte se ata nuk jane te permendur me emer.
Kjo nuk ben ndonje dem ne shkencen e hadithit.
Ky hadith eshte ne lidhje me vetmimin dhe perzierjen me njerezit.
Nje person eshte i shoqerueshem nga natyra sic thuhet se ai nuk mund te jetoje i veçuar pa asnje nderveprim me krijimin. Ai ka nevoje per njerezit dhe ata kane nevoje
per te po ashtu. Sidoqofte, nese ka te keqe apo ata te cilet ju jeni perzier jane
ne te keqen, eshte e duhur per te veçuar veten prej tyre apo te shoqerohesh me ta?
I Derguari i Allahut, Allahu e meshirofte dhe i dhente paqe, shpjegoi ne kete hadith
qe "Besimtari i cili perzihet me njerez dhe duron demet e tyre..." Ky eshte kusht
qe ai duron demet dhe bezdisjen "eshte me i mire se sa ai i cili nuk perzihet
me njerez dhe nuk i duron demet e tyre." Nese perzierja jote me njerezit sillet
rreth korigjimit, fteses per tek Allahut, duke i mesuar njerezve te miren,
duke urdheruar ate qe eshte e drejte, duke ndaluar ate qe eshte e gabuar etj,
atehere ky nderveprim eshte i rekomanduar.
Allahu thote:
"O djali im, fale namazin, urdhero per pune te mira, e ndalo nga te keqijat,
perballo me durim cdo gje qe te godet, vertete keto jane
nga ceshtjet me te preferuara."
[Suretu Lukman 17]
Dhe Ai ka thene:
"Pasha kohen! Nuk ka dyshim se njeriu eshte ne nje humbje te sigurt!
Me perjashtim te atyre qe besuan, qe bene vepra te mira, qe porositen
njeri-tjetrin t'i permbahen te vertetes dhe qe keshilluan njeri-tjetrin
te jene te durueshem."
[Suretu El-Asr 1-3]
Pra, ai i cili perzihet me njerezit, i korigjon ata, therret per tek Allahu,
i urdheron te miren dhe i ndalon te keqen, meson injorantet, ndihmon nevojtaret,
pajton ndermjet njerezve eshte me i mire se ai qe qendron larg.
Ai qe vetmohet shpeton nga demi dhe e keqja e njerezve megjithate ai i cili perzihet
me ta dhe duron demet e tyre eshte me i mire. Ky eshte shpjegimi i kesaj ceshtjeje
te nderveprimit dhe veçimit nga njerezit. Nese perzierja me ta rezulton
ne te mire, atehere eshte me e mire se veçimi.
Por ne qofte se perzierja me njerezit rezulton qe personi te preket negativisht
nga ana e tyre dhe nuk ndikon pozitivisht ne ta, atehere veçimi
eshte me i mire ne kete situate."
Perkthyer nga: 'Teshilul Imam bi fikhil Ehadith min Bulughil Maram'
nga Shejkh Salih el-Feuzan
No comments:
Post a Comment