Sunday, October 28, 2012

Si mund te ndjekin te rinjte rrugen e drejte?


Pyetje:

Sipas pikepamjes se Shkelqesise suaj, si mund te shmangin te rinjte
renien ne tundimet e kesaj moshe dhe te ndjekin rrugen e drejte?


Shejkh AbdulAziz Ibn Baz:

Me Emrin e Allahut, te Gjithmeshirshmit, Meshiruesit, dhe te gjitha
lavderimet i perkasin Allahut! 

Menyra ideale per te rinjte per te ndjekur rrugen e drejte qendron 
ne te kuptuarit dhe thirrjes ne Dinin (fene) Islame. 
Ata duhet t'i permbahen Rruges se drejte permes studimit dhe duke 
marre parasysh Kuranin e lavdishem dhe Sunnetin e paster (cdo gje 
qe eshte transmetuar nga Pejgamberi). 

Une rekomandoj qe ata te shoqerojne dijetaret e devotshem dhe te drejte 
qe jane te njohur per drejtesine e tyre, per te perfituar prej tyre 
dhe (prej) moraleve te tyre te mira.

Une gjithashtu i keshilloj ata qe te nguten per t'u martuar, duke kerkuar 
nje bashkeshorte te devotshem, sepse Pejgamberi (paqja qofte mbi te)
ka thene:

“O ju te rinje! Kush ka mundësi te martohet, le të martohet 
sepse ajo e ruan shikimin e tij dhe e mbron organin (nderin) e tij, 
e kush nuk ka mundesi le te agjeroje, sepse kjo eshte mburoje per te." 

(Bukhari dhe Muslimi ne autoritetin e Ibn Mes'ud, 
Allahu qofte i kenaqur me te."


Fet'ua nga shejkh AbdulAziz Ibn Baz


Recitim shume i bukur i sures el-A'la nga Ahmed Saud








Mesimi i Kuranit apo i arabishtes me perpara?

Pyetja:

"Cila eshte me mire mesimi i Kuranit apo i gjuhes arabe 
per grate dhe femijet?


Shejkh Zejd el-Medkhali:

Kombinoni ndermjet te dyjave!

Jo-arabet jane ne nevojen e mesimit te gjuhes arabe,
e cila eshte gjuha e Kuranit, dhe gjithashtu ne nevojen
e mesimit te Fikhut Islamik, keshtu qe ata te kryejne 
adhurimet qe Allahu i Plotfuqishem ka bere obligim per ta!

Keshtu qe duhet te kombinohen ne mes te dyjave,
nje mesim nga leximi i Kuranit, dhe duke filluar me
hyrjen e Kuranit (el-Fatiha), dhe nje tjeter mesim 
te gjuhes arabe, ne menyre qe ata te marrin ate qe
do t'u mundesohet atyre te kryejne adhurimet.


Fet'ua nga shejkh Zejd el-Medkhali
Kontrolloi nga arabishtja: Ummu Akil

Mesimi i Kuranit apo i arabishtes me perpara?





Fet'ua nga shejkh Zejd el-Medkhali


Sunday, October 21, 2012

Nje pjese nga keshilla e Ibn Bazit per studentet e Universitetit Islamik ne Medinen e Ndritshme!


Nje pjese nga keshilla e Ibn Bazit per studentet 
e Universitetit Islamik ne Medinen e Ndritshme!


Falenderimi i takon vetem Allahut. Paqja qofte mbi roberit e Tij 
te cilet Ai i ka zgjedhur!

Une i keshilloj bijte nga studentet e Universitetit Islamik te kene Takua 
(devotshmeri) ne te gjitha rastet, permbajuni kerkimit te diturise, studioni mire 
programin tuaj, degjoni me vemendje profesoret tuaj, dhe pyesni rreth 
cdo gjeje qe ju çorienton ne klase, ne menyren e duhur.

Nder menyrat me te rendesishme te pervetesimit te diturise eshte rregullimi i qellimit, kursimi i kohes dhe te vësh diturine e fituar ne praktike. 
Eshte transmetuar ne disa ethere (transmetime nga sahabet):

"Kushdo qe vepron sipas asaj qe di, Allahu do t'i jape dituri
te asaj qe nuk e di.

Deshmi e kesaj eshte permendur ne Librin e Allahut (Madheruar qofte Ai):

"Kurse ata qe gjeten rrugen e drejte, Ai atyre u shton edhe me 
udhezimin ne rrugen e drejte dhe u ofron mundesi te jene edhe me te matur.
(S. Muhamed, 17)

Allahu (I madheruar qofte Ai) gjithashtu thote:

"E Allahu i shton besim atyre qe u udhezuan..
(S.Merjem, 76)

Nje nga menyrat me te rendesishme eshte qe t'i permbahen Takuas dhe ruajtja 
nga mekatet. Allahu (I madheruar qofte Ai) thote:

"..e kush i frikesohet Allahut dhe i permbahet dispozitave
te Tij, atij Ai i hape rruge." (S. Talak, 2

"Dhe e furnizon ate prej nga nuk e kujton fare." (S. Talak, 3)

Menyra per te dale nga injoranca eshte nje nga deget me te rendesishme dhe 
dituria eshte nje nga menyrat me te mira te furnizimit (qe) rezulton ne Takua. 
Allahu (I lartesuar qofte Ai) thote:

"O ju qe besuat, nese keni frike Allahun, Ai do t'iu jape ju nje Furkan.." (S.Enfale, 29)

Megjithate, me e mira e asaj qe eshte thene ne lidhje me interpretimin e "Furkan" 
eshte se ai paraqitet te robi me ane te drites se diturise me te cilen mund 
te diskriminoje (te ndaje) ne mes te vertetes dhe te pavertetes.

Ndersa efekti i kryerjes se mekateve ne privimin e diturise se dobishme eshte 
i njohur nga tekstet dhe realiteti sipas asaj qe Allahu (I madheruar 
qofte Ai) thote:

"Cfaredo e keqe qe mund t'iu godase ajo eshte pasoje e veprave tuaja 
(te keqija), e per shume te tjera Ai u fale." (S.Shura, 30)

Nuk ka dyshim se privimi i diturise se dobishme eshte nje nga fatkeqesite me te medha, sepse eshte permendur ne hadithin e Profetit (paqja qofte mbi te):

"Nje person behet i privuar nga furnizimi per shkak te mekatit qe kryen.
(Ibn Maxhe, Sunen)

Nje here Shafiu u ul perballe Malikut (Allahu i meshirofte te dy) dhe ky i fundit 
i tha te meparshmit:

"Une shoh se Ai (Allahu) ka hedhur drite mbi zemren tende, prandaj 
mos e fik ate me mekate.

Shafiu (Allahu e meshirofte) ka thene gjithashtu:

Per kujtesen time tek Uekiu u ankova
dhe me lenien e gjynaheve me udhezoi.
Dije me tha, se dija miresi prej Allahut eshte,
e miresia e Allahut gjynahqarit nuk i dhurohet,
(Diuan esh-shafi 54)

Lus Allahun qe t'ju jape sukses per te fituar dituri te dobishme, vepra te mira 
dhe perfitim te njerezve nga ju, sepse Ai eshte me i miri per te kerkuar ndihme!

Es selamu alejkum ue rrahmetullah ue berakatuhu


Shejkh Abdul'Aziz Ibn Abdullah Ibn Baz


Menyra e duhur per te kerkuar Dije Islame!


Pyetja: 

Me pak fjale, cila eshte menyra (e duhur) per te kerkuar dituri, 
dhe Allahu iu shperblefte me te mira?


Shejkh Muhamed Ibn Salih el Uthejmin: 

Me pak fjale, ne forme pikash, menyra (e duhur) per te kerkuar dituri 
(eshte si me poshte):

1. Kujdesu per te mesuar permendesh Librin e Allahut (Subhanehu Ue Teala) 
dhe cakto disa kohe cdo dite per te mesuar permendesh dhe (per) lexim, 
tille qe recitimi juaj eshte me reflektim dhe kuptim.
Dhe ne qofte se ju vini neper nje pike te dobishme ndersa lexoni, 
atehere beni nje shenim per ate;

2. Kujdesu per te mesuar permendesh ate e cila eshte e lehte (per ju) 
nga Sunneti autentik i te Derguarit (paqja qofte mbi te) dhe nga ajo (qe 
une iu rekomandoj eshte) memorizimi (i librit) ((Umdatul-Ahkam));

3. Kujdesu ne perqendrim dhe verifikim (ndersa kerkoni dituri) tille qe ju 
te mos merrni dituri pak nga ketu dhe pak nga atje. Kjo eshte per shkak se 
kjo humbet kohen tuaj dhe (pa nevoje) ngarkon mendjen tuaj.

4. Fillo me librat e vegjel dhe studioji ata mire, atehere kalo ne ate qe eshte 
mbi kete (ne nivel) derisa ju te merrni dituri pak nga pak, ne nje menyre qe 
e ben (diturine) te vendosur ne zemren tuaj dhe ne ate (menyre) qe 
ju jeni te qete (rehat);

5. Kujdesu te kuptosh ceshtjet themelore, rregullat e tyre dhe kufizimet 
te gjithave qe i kalon, ashtu sic eshte thene:

"Kushdo qe nuk kujdeset per te mesuar themelet / parimet, atehere ai 
e ka privuar (veten) nga arritja ne perfundim / qellim." 

6. Diskutoji ceshtjet me Shejkhun tend, ose (me) dike i cili eshte i njohur 
per diturine e tij dhe (praktikimin e) Fese bazuar ne kushtet qe ju i njihni. 
(Gjithmone nese ju jeni mentalisht i afte te diskutoni ceshtjet).

Shejkh Muhamed Ibn Salih el Uthejmin


Shejkh Reslan flet rreth atyre qe nuk kerkojne dije Islame


Shejkh Muhamed Said Reslan:


"Rrini te qete, Allahu iu meshirofte, dhe kerkoni dituri
se vertete Allahu eshte Zoti i gjithesise!

Largimi nga rrethet e dijes eshte nje shkak per Zemerimin
 e Tij dhe nje arsye per te zbritur Pakenaqesia (e Tij) 
sic permendet ne dy sahihat (Librat e sakte) nga 
transmetimi i Ebu Uakid el-Leithi njofton:

"I Derguari i Allahut ishte ulur ne xhami me shoket e tij,
kur tri njerez erdhen tek ai, (fjala "nafar" konsiston nga tri
deri ne dhjete persona, nje fjale shumes)

Dy burra qendruan nga ana e te Derguarit te Allahut.

Njeri prej tyre gjeti nje hapesire ne rreth dhe e mbushi ate,

ndersa tjetri u ul pas tij,

dhe i treti u largua.

Kur i Derguari i Allahut perfundoi, ai tha:
"A t'ju tregoj juve per keta tri persona?"
Pastaj Pejgamberi alejhi selam i informoi ata.

Njeri prej tyre kerkoi strehim ne Allahun 
dhe Allahu i dha strehim;

I dyti u turperua dhe Allahu u turperua prej tij;
(dhe keshtu ai ishte i strehuar ne mbledhje)

dhe i fundit u shmang dhe keshtu Allahu 
e largoi Vemendjen e Tij nga ai.

Largimi nga rrethet e dijes dhe mesimdhenies
eshte shkak qe Zoti te largohet nga ju. 

Pra, perpiquni ne studimin e Fese suaj
dhe nese keni marre dicka (nga dituria)
atehere veproni sipas saj
pastaj thirr per tek ajo
dhe behu i durueshem
krahas demit qe ju merrni duke bere keshtu,
dhe ju do te jeni i suksesshem inshaAllah!


Flet shejkhu i nderuar Muhamed Said Reslan
Kontrolloi nga arabishtja: Besmir Cacani


Shejkh Reslan flet rreth atyre qe nuk kerkojne Dije Islame


Fjalim i vlefshem i shejkh Reslanit rreth atyre qe nuk kerkojne Dije Islame 
apo nuk ndjekin tubimet e dijes apo mesimdhenies!



Aureti i femijeve (foshnjave)

Pyetja:

Nese nje grua prek auretin e nje femije, 
a e zhvlereson abdesin e saj?


Pergjigja:

Kjo nuk e zhvlereson (prish) abdesin e gruas,
ne qofte se ajo pastron femijen e saj dhe pastron
pjeset private te tij. 

Edhe nese nje njeri prek pjeset e tij private,
kjo nuk e zhvlereson abdesin e tij, vetem nese
e ben me deshire (epsh). Megjithate, nese ai e ben
pa deshire (pa epsh), atehere perseritja apo rinovimi
i abdesit eshte e rekomanduar, por jo e obliguar.

Shejkh Muhamed Ibn Salih el Uthejmin


Tuesday, October 16, 2012

A eshte e lejuar per muslimanet per t'i vënë femijet e tyre ne shkollat e jobesimtareve?


Pyetja:

A eshte e lejuar per muslimanet per t'i vënë femijet e tyre
 ne shkollat e jobesimtareve, duke i ditur kontradiktat 
e shumta me sheriatin Islam qe jane gjetur ne shkollat 
e tyre dhe efektet qe kane mbi femijet tane? 

Veçanerisht per:

(a) Ata qe kane nje shkolle Islamike te pershtatshme 
     ne qytetin e tyre, por ajo eshte e shtrenjte

(b) Ata qe nuk kane nje shkolle Islamike te pershtatshme 
     ne qytetin e tyre, me sakte, kane shkolla "Islamike" 
     te drejtuara nga njerezit e bidatit

(c) Ata te cilet nuk kane asnje lloj te shkollave Islamike
     sidoqoftë, ne qytetin e tyre


Shejkh Muhamed Umer Bazmul pergjigjet:

Ajo qe eshte e qarte per mua, dhe Allahu e di me se miri, 
eshte se nuk eshte e lejuar ne asnje rrethane per muslimanet 
per t'i vënë femijet e tyre ne shkollat e jobesimtareve.
Kjo nuk eshte e lejuar, sidomos kur keto shkolla mesojne 
gjera qe jane jashte Fese, si besimet e te krishtereve ose
 hebrenjve, apo gjera te tjera te palejueshme.

Kjo eshte ceshtja, nese ekziston nje shkolle Islamike ne
 qytet apo jo. Nuk ka dyshim se kur dikush i vë femijet e tij
 ne shkollen e jobesimtareve ndersa ka nje shkolle Islamike
 ne qytet, kjo eshte edhe me forte e ndaluar se ai qe e ben
 kete dhe nuk ka nje shkolle Islamike ne qytetin e tij.

{Ky ishte fundi i pergjigjes se Shejkhut ne kasete, 
Kur e pyeten ne telefon ne lidhje me çeshtjen 
e muslimaneve (qe) vënë femijet e tyre ne shkollat 
e njerezve te bidatit, Shejkhu kerkoi qe ne vijim 
te shtohet ne pergjigjen e tij:}

Dhe nuk eshte e lejuar per muslimanet per t'i vënë femijet
 e tyre ne shkolla ku bidati mesohet, apo gjera qe jane ne
 kundershtim me Sunetin. Dijetaret jane duke parandaluar
studentet e dijes nga leximi i librave te bidatcinjeve,
 keshtu qe si mund te jete e lejuar per femijet e vegjel 
te studiojne ne shkolla ku mesohen bidatet?!

Sidomos kur ata nuk jane ne gjendje te bejne dallimin midis
 Sunetit dhe bidatit, zemrat e tyre mund t'u bashkangjiten
 bidateve, dhe kerkohet strehimi i Allahut. 
Pra, nuk eshte e lejuar per te vënë femijet ne shkolla, 
ku mesohet bidati.

Shejkh Muhamed Umer Bazmul


Kategorite e Sunetit!


Pyetja:

Sa kategori te Sunetit ekzistojne?


Pergjigja:

Suneti mund te klasifikohet ne tri kategori:
(1) Theniet gojore, (2) Veprimet, (3) ose miratimet
e bera nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).

Ekziston nje kategori e katert, e cila eshte e lidhur
me karakteristikat e tij morale dhe fizike (paqja qofte
mbi te).

Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, 
familjen dhe shoket e tij.


Komisioni i perhershem per kerkime shkencore dhe fet'ua


Friday, October 12, 2012

Këshilla e shejkh Uthejminit për ata që thërrasin në fenë e Allahut!


Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin: 


Me dashamirësi, me butësi, me anë të të bindurit, 
me argument fetar dhe teorik.

Argumenti fetar është Kur’ani dhe Sun-neti.
Argumenti teorik është logjika.

Sepse kafiri (mosbesimtari) mund të mos e pranojë 
Kur’anin dhe Sun-netin, por nëse ia argumenton atij 
me anë të logjikës, ai e pranon.

Gjithashtu ju porosis që ti thirrni ata (në fenë e All-llahut) 
me anë të veprës. Da’we përmes veprave.


Kontrolloi nga arabishtja: Astrit Hoxha


Keshilla e shejkh Uthejminit per ata qe therrasin ne fene e Allahut




Flet shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin


Kërkimi i të njëjtës pyetje nga disa dijetarë!


Pyetja : 
Cili është mendimi i shkelqësisë suaj në lidhje me atë person 
që pyet një dijetar për një mes’ele, pastaj kalon (shkon) tek një dijetar tjetër 
dhe e pyet atë për të njëjtën mes’ele?

Përgjigja : 
Ky (person) është një lojacak, i cili shijon mendimet, kushedi mund të jetë 
një njeri me qëllim të keq; kërkon (të gjejë) përplasjen e dijetarëve, 
pastaj fillon e thotë: 
ka thënë filani (filan dijetarë) kështu dhe ka thënë filani (filan dijetar) kështu.

Ky (veprim) nuk lejohet absolutisht (kurrë).

Së pari: nëse dëshiron të pyesësh mos pyet këdo, (por) pyet atë të cilin 
ke besim në diturinë dhe në fenë e tij; dhe atë që i është dhënë leje 
për të dhënë fetwa,  pyete atë dhe merre mendimin e tij. 
Mos shko tek ndonjë i dytë e as tek ndonjë i tretë.
Merre mendimin e atij që të ka dhënë fetwa, i cili duhet të jetë 
prej dijetarëve dhe të devotshmëve.

“...Pyesni dijetarët nëse nuk dini” Nahl:43.

(Pyesni) dijetarët: ata të cilët kanë dituri dhe devotshmëri.


Fet'ua nga shejkh Salih el Feuzan
Kontrolloi nga arabishtja: Astrit Hoxha

Kerkimi i te njejtes pyetje nga disa dijetare




Fet'ua nga shejkh Salih el Feuzan


Saturday, October 6, 2012

Ajo eshte nje besimtare edhe pse urren qe bashkeshorti i saj te praktikoje poligamine!


Pyetja:

Allahu iu shperblefte me te mira i nderuar shejkh.
Ky pyetes thote:

Nese gruaja urren qe burri i saj te martohet serish me nje grua te dyte, 
megjithese ajo e di se kete e ka zbritur Allahu ne Librin e Tij dhe e ka bere 
te lejuar. A konsiderohet urrejtja e saj si urrejtje e asaj qe ka zbritur Allahu?


Shejkh Salih el-Feuzan:

Kjo pyetje eshte perseritur disa here.  Kjo eshte urrejtje e natyrshme 
e nuk eshte urrejtje fetare.

Ajo nuk po urren ate qe ka zbritur Allahu. Ajo eshte besimtare dhe muslimane.
Mirepo kjo (lloj urrejtjeje) eshte nga xhelozia femerore. Kjo eshte xhelozia 
ne mesin e grave.

Eshte vetem pjese e urrejtjes natyrore. Nuk eshte urrejtje e asaj qe ka zbritur Allahu.
Por eshte vetem urrejtje per shkak te xhelozise.

Fet'ua nga shejkh Salih el Feuzan
Kontrolloi nga arabishtja: Ebu Akil


Ajo eshte nje besimtare edhe pse urren qe bashkeshorti i saj te praktikoje poligamine!




Shejkh Salih el-Feuzan


Cili nga prinderit e divorcuar merr kujdestarine e femijeve?

Pyetje:

Cili nga prinderit e divorcuar merr kujdestarine e femijeve, nena apo babai?
C'fare ndodh nese ndonjeri prej prinderve eshte nje person i njohur si i pabindur?

Pergjigje:

Gruaja e divorcuar ka te drejte per te rritur femijet deri ne 7 vjec, per aq kohe sa 
ajo eshte njeri i drejte. Pas 7 viteve, pastaj femija zgjedh.

Nese femija zgjedh te qendroje me ate dhe ajo eshte e drejte dhe ajo e ka rritur 
me pare femijen sic duhet, atehere femija mbetet me te.

Nese jo (as femija nuk e zgjedh ate, ose ajo nuk e ka rritur sic duhet), 
atehere femija i jepet pastaj te atit, persa kohe qe ai eshte njeri i drejte.

Nese babai eshte treguar haptazi si i pabindur ose i paafte per te rritur 
ne menyren e duhur femijen, atehere femija mbetet me nenen. Dhe ne qofte se 
nena eshte njohur si e pabindur ose e paafte per te rritur femijen ne menyren 
e duhur, atehere babai merr kujdestarine e femijes.

Shejkh Wasee Allah Abas, ligjerues ne Qabe, Instruktor ne "Umm Al-Quraa" Universiteti ne Meke. http://bakkah.net/interactive/q&a/aawa009.htm


Shikimi i televizorit!

Pyetja:

Nese nje grua viziton nje grua tjeter dhe gruaja, qe eshte duke u vizituar 
ka nje televizor.  A eshte e lejuar per ta pare ate?

Pergjigja:

Ne pergjithesi, nuk eshte e lejuar per te pare televizor nese transmetimi 
eshte shoqeruar me luajtjen e instrumenteve muzikore dhe baterive, 
si dhe transmetimi i dhene nga nje mashkull.

Kjo sepse gruaja do te perfundoje duke e pare nga kurreshtja kete burre 
ne transmetim, ndersa grate jane urdheruar te mos e pelqejne (ta urrejne) 
veshtrimin e burrave (jashte deshires seksuale).

Keshtu qe nese transmetimi nuk permban muzike ose mashkull 
duke transmetuar atehere eshte e lejuar, por eshte mire per te t'i largohet 
shikimit te televizorit, dhe ne vend qe te preokupohet me veten e saj ku te tjeret 
do te perfitojne prej saj, dhe kjo eshte ajo qe eshte bere 
e detyrueshme mbi ne.

Televizori permban nje numer ligesish, prej tyre eshte pamja e fotografive 
dhe eshte transmetuar se Profeti alejhi selam ka thene:

"Engjejt nuk hyjne ne shtepine qe ka qen ose fotografi ne te."

Dhe kjo eshte rene dakord nga el-Bukhari dhe Muslim nga transmetimi 
i Talhas, dhe ne cdo rast e keqja e te shikuarit televizor eshte shume 
me e madhe se c'fare ai perfshin (prej perfitimit).

Autor: Umm Abdilah el Waadaa'yah (hafidhahAlllah)


Wednesday, October 3, 2012

Nje grua e kenaqeshme!


Nje grua e kenaqeshme

Ibn el Xheuzi (rahimehullah) ka thene:
"Sejar transmetoi prej Rijah i cili ka thene:

"Nje grua u permend tek une, keshtu qe une e martova ate. 
Sa here qe ajo perfundonte faljen e namazit te darkes,
ajo do te parfumoste veten, stoliste veten me temjan,
dhe vishte rrobat (fine) te saj; 
pastaj ajo me afrohej mua dhe thoshte:"A keni ndonje nevoje?" 
Nese une thoja po, ajo do te qendronte me mua dhe nese une thoja jo, 
ajo do te hiqte rrobat (fine) te saj dhe do te qendronte per (namaz) 
deri ne mengjes. 

Rijah ka thene:"Pasha All-llahun,
ajo me te vertete me ka kenaqur mua."

Referencat: sifatus safua, fq.116