Tuesday, October 16, 2012

A eshte e lejuar per muslimanet per t'i vënë femijet e tyre ne shkollat e jobesimtareve?


Pyetja:

A eshte e lejuar per muslimanet per t'i vënë femijet e tyre
 ne shkollat e jobesimtareve, duke i ditur kontradiktat 
e shumta me sheriatin Islam qe jane gjetur ne shkollat 
e tyre dhe efektet qe kane mbi femijet tane? 

Veçanerisht per:

(a) Ata qe kane nje shkolle Islamike te pershtatshme 
     ne qytetin e tyre, por ajo eshte e shtrenjte

(b) Ata qe nuk kane nje shkolle Islamike te pershtatshme 
     ne qytetin e tyre, me sakte, kane shkolla "Islamike" 
     te drejtuara nga njerezit e bidatit

(c) Ata te cilet nuk kane asnje lloj te shkollave Islamike
     sidoqoftë, ne qytetin e tyre


Shejkh Muhamed Umer Bazmul pergjigjet:

Ajo qe eshte e qarte per mua, dhe Allahu e di me se miri, 
eshte se nuk eshte e lejuar ne asnje rrethane per muslimanet 
per t'i vënë femijet e tyre ne shkollat e jobesimtareve.
Kjo nuk eshte e lejuar, sidomos kur keto shkolla mesojne 
gjera qe jane jashte Fese, si besimet e te krishtereve ose
 hebrenjve, apo gjera te tjera te palejueshme.

Kjo eshte ceshtja, nese ekziston nje shkolle Islamike ne
 qytet apo jo. Nuk ka dyshim se kur dikush i vë femijet e tij
 ne shkollen e jobesimtareve ndersa ka nje shkolle Islamike
 ne qytet, kjo eshte edhe me forte e ndaluar se ai qe e ben
 kete dhe nuk ka nje shkolle Islamike ne qytetin e tij.

{Ky ishte fundi i pergjigjes se Shejkhut ne kasete, 
Kur e pyeten ne telefon ne lidhje me çeshtjen 
e muslimaneve (qe) vënë femijet e tyre ne shkollat 
e njerezve te bidatit, Shejkhu kerkoi qe ne vijim 
te shtohet ne pergjigjen e tij:}

Dhe nuk eshte e lejuar per muslimanet per t'i vënë femijet
 e tyre ne shkolla ku bidati mesohet, apo gjera qe jane ne
 kundershtim me Sunetin. Dijetaret jane duke parandaluar
studentet e dijes nga leximi i librave te bidatcinjeve,
 keshtu qe si mund te jete e lejuar per femijet e vegjel 
te studiojne ne shkolla ku mesohen bidatet?!

Sidomos kur ata nuk jane ne gjendje te bejne dallimin midis
 Sunetit dhe bidatit, zemrat e tyre mund t'u bashkangjiten
 bidateve, dhe kerkohet strehimi i Allahut. 
Pra, nuk eshte e lejuar per te vënë femijet ne shkolla, 
ku mesohet bidati.

Shejkh Muhamed Umer Bazmul


No comments:

Post a Comment