Pyetje:
Sipas pikepamjes se Shkelqesise suaj, si mund te shmangin te rinjte
renien ne tundimet e kesaj moshe dhe te ndjekin rrugen e drejte?
Shejkh AbdulAziz Ibn Baz:
Me Emrin e Allahut, te Gjithmeshirshmit, Meshiruesit, dhe te gjitha
lavderimet i perkasin Allahut!
Menyra ideale per te rinjte per te ndjekur rrugen e drejte qendron
ne te kuptuarit dhe thirrjes ne Dinin (fene) Islame.
Ata duhet t'i permbahen Rruges se drejte permes studimit dhe duke
marre parasysh Kuranin e lavdishem dhe Sunnetin e paster (cdo gje
qe eshte transmetuar nga Pejgamberi).
Une rekomandoj qe ata te shoqerojne dijetaret e devotshem dhe te drejte
qe jane te njohur per drejtesine e tyre, per te perfituar prej tyre
dhe (prej) moraleve te tyre te mira.
Une gjithashtu i keshilloj ata qe te nguten per t'u martuar, duke kerkuar
nje bashkeshorte te devotshem, sepse Pejgamberi (paqja qofte mbi te)
ka thene:
“O ju te rinje! Kush ka mundësi te martohet, le të martohet
sepse ajo e ruan shikimin e tij dhe e mbron organin (nderin) e tij,
e kush nuk ka mundesi le te agjeroje, sepse kjo eshte mburoje per te."
(Bukhari dhe Muslimi ne autoritetin e Ibn Mes'ud,
Allahu qofte i kenaqur me te."
Fet'ua nga shejkh AbdulAziz Ibn Baz
No comments:
Post a Comment