Nje pjese nga keshilla e Ibn Bazit per studentet
e Universitetit Islamik ne Medinen e Ndritshme!
Falenderimi i takon vetem Allahut. Paqja qofte mbi roberit e Tij
te cilet Ai i ka zgjedhur!
Une i keshilloj bijte nga studentet e Universitetit Islamik te kene Takua
(devotshmeri) ne te gjitha rastet, permbajuni kerkimit te diturise, studioni mire
programin tuaj, degjoni me vemendje profesoret tuaj, dhe pyesni rreth
cdo gjeje qe ju çorienton ne klase, ne menyren e duhur.
Nder menyrat me te rendesishme te pervetesimit te diturise eshte rregullimi i qellimit, kursimi i kohes dhe te vësh diturine e fituar ne praktike.
Eshte transmetuar ne disa ethere (transmetime nga sahabet):
"Kushdo qe vepron sipas asaj qe di, Allahu do t'i jape dituri
te asaj qe nuk e di."
Deshmi e kesaj eshte permendur ne Librin e Allahut (Madheruar qofte Ai):
"Kurse ata qe gjeten rrugen e drejte, Ai atyre u shton edhe me
udhezimin ne rrugen e drejte dhe u ofron mundesi te jene edhe me te matur."
(S. Muhamed, 17)
Allahu (I madheruar qofte Ai) gjithashtu thote:
"E Allahu i shton besim atyre qe u udhezuan.."
(S.Merjem, 76)
Nje nga menyrat me te rendesishme eshte qe t'i permbahen Takuas dhe ruajtja
nga mekatet. Allahu (I madheruar qofte Ai) thote:
"..e kush i frikesohet Allahut dhe i permbahet dispozitave
te Tij, atij Ai i hape rruge." (S. Talak, 2)
"Dhe e furnizon ate prej nga nuk e kujton fare." (S. Talak, 3)
Menyra per te dale nga injoranca eshte nje nga deget me te rendesishme dhe
dituria eshte nje nga menyrat me te mira te furnizimit (qe) rezulton ne Takua.
Allahu (I lartesuar qofte Ai) thote:
"O ju qe besuat, nese keni frike Allahun, Ai do t'iu jape ju nje Furkan.." (S.Enfale, 29)
Megjithate, me e mira e asaj qe eshte thene ne lidhje me interpretimin e "Furkan"
eshte se ai paraqitet te robi me ane te drites se diturise me te cilen mund
te diskriminoje (te ndaje) ne mes te vertetes dhe te pavertetes.
Ndersa efekti i kryerjes se mekateve ne privimin e diturise se dobishme eshte
i njohur nga tekstet dhe realiteti sipas asaj qe Allahu (I madheruar
qofte Ai) thote:
"Cfaredo e keqe qe mund t'iu godase ajo eshte pasoje e veprave tuaja
(te keqija), e per shume te tjera Ai u fale." (S.Shura, 30)
Nuk ka dyshim se privimi i diturise se dobishme eshte nje nga fatkeqesite me te medha, sepse eshte permendur ne hadithin e Profetit (paqja qofte mbi te):
"Nje person behet i privuar nga furnizimi per shkak te mekatit qe kryen."
(Ibn Maxhe, Sunen)
Nje here Shafiu u ul perballe Malikut (Allahu i meshirofte te dy) dhe ky i fundit
i tha te meparshmit:
"Une shoh se Ai (Allahu) ka hedhur drite mbi zemren tende, prandaj
mos e fik ate me mekate."
Shafiu (Allahu e meshirofte) ka thene gjithashtu:
Per kujtesen time tek Uekiu u ankova
dhe me lenien e gjynaheve me udhezoi.
Dije me tha, se dija miresi prej Allahut eshte,
e miresia e Allahut gjynahqarit nuk i dhurohet,
(Diuan esh-shafi 54)
Lus Allahun qe t'ju jape sukses per te fituar dituri te dobishme, vepra te mira
dhe perfitim te njerezve nga ju, sepse Ai eshte me i miri per te kerkuar ndihme!
Es selamu alejkum ue rrahmetullah ue berakatuhu
Shejkh Abdul'Aziz Ibn Abdullah Ibn Baz
No comments:
Post a Comment