Pyetja :
Cili
është mendimi i shkelqësisë suaj në lidhje me atë person
që pyet një
dijetar për një mes’ele, pastaj kalon (shkon) tek një dijetar tjetër
dhe e pyet
atë për të njëjtën mes’ele?
Përgjigja :
Ky
(person) është një lojacak, i cili shijon mendimet, kushedi mund të jetë
një njeri me qëllim të keq; kërkon (të gjejë) përplasjen e dijetarëve,
pastaj
fillon e thotë:
ka thënë filani (filan dijetarë) kështu dhe ka thënë filani
(filan dijetar) kështu.
Ky (veprim) nuk
lejohet absolutisht (kurrë).
Së pari: nëse
dëshiron të pyesësh mos pyet këdo, (por) pyet atë të cilin
ke besim në diturinë
dhe në fenë e tij; dhe atë që i është dhënë leje
për të dhënë fetwa, pyete atë dhe merre mendimin e tij.
Mos shko
tek ndonjë i dytë e as tek ndonjë i tretë.
Merre mendimin e
atij që të ka dhënë fetwa, i cili duhet të jetë
prej dijetarëve dhe të devotshmëve.
“...Pyesni
dijetarët nëse nuk dini” Nahl:43.
(Pyesni) dijetarët: ata të cilët kanë dituri
dhe devotshmëri.
Fet'ua nga shejkh Salih el Feuzan
Kontrolloi nga arabishtja:
Astrit Hoxha
No comments:
Post a Comment