Showing posts with label Akide. Show all posts
Showing posts with label Akide. Show all posts

Sunday, May 5, 2013

Rruga për në Xhennet...!


Pa dyshim qe qellimi perfundimtar i çdo muslimani eshte Xheneti. 
Ashtu si te gjitha aspektet e te fshehtes, ai mund te perfytyrohet vetem nepermjet 
analogjise, por realiteti i tij eshte pertej pershkrimit ne çdo gjuhe njerezore. 


Allahu (subhanehu ue te'ala) ka pergatitur per roberit e Tij, 
"çfare syri nuk ka pare dhe veshi nuk ka degjuar dhe kurre nuk i ka ndodhur 
nje zemre njerezore". [el-Bukhari, Muslimi dhe te tjeret]. 


Kjo shtepi e perjetshme nuk eshte e kufizuar ne ate qe eshte pershkruar ketu 
nga kenaqesite materiale dhe shpirterore, sepse ajo perfshin "te gjitha 
qe i ka deshiruar shpirti" dhe ne fund, kenaqesia me e madhe dhe me e plote 
pertej imagjinates - prania dhe afersia e Vete Krijuesit.


Kush jane trashegimtaret e bekimeve te tilla? 
Kush jane shpirtrat e denje per nje shperblim te tille?


Ështe nje bindje e zakonshme ne mesin e muslimaneve sot se kushdo qe deshmon 
"La ilahe il-Allah" dhe "Muhamedun Resulullah" do te hyje ne Xhenet. Megjithate, 
kjo deshmi eshte me shume se deklarate e gjuhes. Ajo eshte nje betim, 
nje zotim qe duhet te permbushet. Ajo ka kushtet dhe kerkesat te cilat ndikojne 
ne te gjitha aspektet e jetes. Ajo ka lidhje me autoritetin - ne fakt 
ajo rregullon sjelljen dhe veprat tona. 


Arabet Kurejshit te cilet refuzuan ta shqiptonin kete kelimah (fjale) vepruan keshtu, 
sepse ata i kuptuan plotesisht nenkuptimet e saj. Megjithese muslimanet 
sot e perserisin ate, pa asnje mendyshje, veprat dhe menyra e jeteses se tyre 
deshmojne per diçka krejtesisht te ndryshme. Dhe ata presin qe (te hyjne) ne Xhenet!


Ne Kuran, Allahu (Subhanehu ue Teala) ka paralajmeruar kunder vetekenaqesise ne Fe, 
si ajo e hebrenjve dhe e krishtereve, te cilet gabimisht pohuan se Zoti i ka favorizuar ata 
mbi te tjeret dhe se Xheneti eshte vetem i tyre: "Nuk eshte me deshirat tuaja, 
dhe as me deshirat e njerezve te Librit. Kushdo qe ben nje gabim do te denohet per te, 
dhe ai nuk do te gjeje pervec Allahut, mbrojtes apo ndihmetar."


Megjithate shume prej muslimaneve te sotem e konsiderojne veten si nje popull 
i zgjedhur, ndersa neglizhojne urdhrat e Zotit te tyre, duke i kthyer shpinen Sunnetit 
te Pejgamberit te tyre (paqja qofte mbi te) dhe duke kembengulur ne nje jete laike, 
larg nga bekimet e ligjit hyjnor... ndoshta edhe duke shkuar aq larg sa 
mohojne disa aspekte te atij ligji. 


Zakonet dhe traditat, materializmi, njeriu - i formuluar nga sistemet sociale, 
lideret kombetare dhe madje edhe tendencat e tyre tani jane per ndarjen e autoritetit 
qe me te drejte i takon ekskluzivisht Krijuesit tone, Zotit te Dites se Gjykimit.


Shperblimi i Xhenetit eshte shume i madh qe te mos kete nje çmim. Ky çmim 
eshte besimi i vertete qe vertetohet nga bindja ndaj Allahut dhe te Derguarit te Tij. 


Ne Kur'an shpallet: 


"E kush e ka per qellim boten tjeter, duke qene ai besimtar, perpiqet per te ashtu 
si i takon asaj, angazhimi i tyre do te jete i pranishem (te Zoti)." 


[Suretu el-Isra 329]


Ne duhet te kthehemi tek Kurani, jo thjesht ne nje menyre emocionale apo akademike, 
por me nje kuptim te mesimit per bindje dhe veper. Ne duhet te kuptojme se çfare 
lloj njerezish na ka kerkuar Allahu qe te behemi dhe  pastaj te behemi te tille. 
Kjo eshte rruga per ne Xhenet.



Burimi: Përshkrimi i Xhenetit nga Kur'ani dhe Hadithi.
Autor: Dr. Abdullah Abdurrahman El-Shimeri.



Thursday, April 25, 2013

Pejgamberi Jusuf dhe dashuria e tij per Allahun!



قال شيخ الإسلام ابن تيمية رحمه الله: فَإِنَّ قُوَّةَ " يُوسُفَ " وَمَحَبَّتَهُ لِلَّهِ وَإِخْلَاصَهُ وَخَشْيَتَهُ كَانَتْ أَقْوَى مِنْ جَمَالِ امْرَأَةِ الْعَزِيزِ وَحُسْنِهَا وَحُبِّهِ لَهَا


Shejkhul islam Ibn Tejmije رحمه الله ka thene:


"Vertet fuqia e (Pejgamberit) Jusuf عليه السلام dhe dashuria e tij per Allahun, 
dhe sinqeriteti i tij ndaj Allahut, dhe frika e tij ndaj Allahut ishin me te forte 
se sa bukuria e gruas se Azizit dhe joshja e saj dhe dashuria e saj per te."


[Mexhmu' el-Fetaua (10/602)]




A munden njerezit t'i shohin engjejt?


Pyetja:


A munden njerezit t'i shohin engjejt?



Shejkh el-Albani:


Ne formen qe Allahu i krijoi ata, jo.
Ne forma te cilat ata mund t'i imitojne, atehere natyrisht.


Dhe Aishah, Allahu qofte i kenaqur me te, dhe te tjeret e pane Xhibrilin 
ne formen e Dihjah el-Kalbi. Sa i perket parjes se Xhibrilit ne formen e tij origjinale, 
atehere kjo nuk i eshte dhene askujt pervec Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.


[El-Huda uen-Nur, 322.]





Persosmeria e Dijes se Emrave dhe Cilesive te Allahut!



Shemsudin Muhamed bin Ebi Bekr Ibn Kajim el-Xheuzijeh 
-Allahu e meshirofte- ka thene:


"Ne te vertete Daveti i te Derguarve veritet rreth tre parimeve:


Parimi i pare: Njohja e Zotit tend, duke thirrur ne Emrat dhe Cilesite e Tij, 
dhe Veprat e Tij.


Parimi i dyte: Njohja e rruges e cila do ta çoje tek Ai dhe qe eshte perkujtimi i Tij, 
duke qene mirenjohes ndaj Tij dhe adhurimi i Tij i cili eshte i perbere nga dashuria 
e plote ndaj Tij dhe nenshtrimi i plote ndaj Tij.


Parimi i trete: Te diturit se çfare do te marrin ata, pasi e takojne Ate (Allahun), 
nga bekimet e te qenit ne vendin e Bujarise se Tij (ne Xhenet), e te cilit me e mira 
dhe gjeja me madheshtore do te jete qe Allahu do te jete i kenaqur me ta 
dhe nderimi i Tij ndaj tyre dhe shikimi i tyre ne Fytyren e Tij te Lartesuarit, 
dhe Selami i Allahut mbi ta dhe biseda e Tij me ta."


Nga Shejkh AbdurRezak bin AbdulMuhsin el-Bedr
[Marre nga 'Fikhu i el-Esma el-Husna fq.11]





Friday, January 4, 2013

Dashuria ndaj Allahut dhe fitimi i dashurise se Tij


Shejkhul Albani thote ne hyrjen e tij:


"Dije, o vella musliman, se nuk eshte e mundur per ndokend qe te ngrihet 
ne kete stacion te dashurise ndaj Allahut dhe te Derguarit te Tij, pervec se 
me Teuhid (njesimi ) i Allahut, me te Lartit, te Vetmit (qe e meriton) 
adhurimin e Tij, dhe duke vecuar Profetin per te ndjekur vetem ate 
nga radhet e roberve te Allahut, per shkak te thenies (se Allahut):


"Kush i bindet Pejgamberit, ai i eshte bindur Allahut" 
{En-Nisa 80}

dhe thenia e Tij:

"Thuaj:'Nese e doni Allahun, atehere ejani pas meje 
qe Allahu t'iu doje" {Ali-Imran 31}


Dhe (I Derguari i Allahut) ka thene:


"Per Ate ne doren e te Cilit eshte shpirti im, edhe nese Musai do te ishte 
gjalle, ai nuk do te kishte zgjidhje tjeter vecse te me pasonte mua."


Une them (Shejkhul Albani): 


Pra, nese dikush si Musai, ai qe Allahu i foli (direkt), nuk mund te ndjek tjeter 
pervec Pejgamberit, atehere a mund dikush tjeter ta beje kete? 
Prandaj, kjo eshte nje prej deshmive te caktuara te detyrimit te vecimit 
te Pejgamberit ne ndjekje, e cila eshte nje nga kerkesat e Shehadetit (deshmise):


"enne Muhamed rresulullah (qe Muhamedi eshte i Derguari i Allahut."


Prandaj, Allahu, I Bekuari dhe me i Larti, ne ajetin e para-permendur, 
e beri ndjekjen e tij (e Muhamedit) te vetem, te jete nje prove e Dashurise 
se Allahut per (Ndjekesit). Dhe nuk ka dyshim se kedo qe e do Allahu,
Allahu eshte me te ne cdo gje, sic ndodh ne hadithin autentik kudsi:

(Allahu i Lartemadheruar thote):

 "Kush do te tregoje armiqesi ndaj mikut (veliut) Tim, Une do t'i shpall 
lufte. Me asgje robi Im nuk mund te Me afrohet, pos me ate me çka 
Une e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im Mua me afrohet me vepra 
fakultative ( nafile ) deri sa nuk e simpatizoj ( dua ). E kur e dua, dashuria 
e tij ndaj Meje mbizotron, dhe te degjuarit e tij me te cilin degjon eshte 
vetem per Mua; te pamurit e tij me te cilin sheh eshte vetem per Mua; 
dora e tij me te cilen kap, ponon vetem per Mua; kemba e tij me te cilen 
ec, ecen vetem per Mua. I ketilli nese me kerkon diç, do t'ia jap, e nese 
kerkon mbrojtje nga Une, do ta mbroj ate".


Dhe nese kjo kujdesi hyjnore eshte vetem per robin e dashur te Allahut, 
eshte obligim per cdo musliman qe te marre mjetet te cilat do ta bejne ate 
te dashur te Allahut, dmth duke ndjekur vetem te Derguarin e Allahut; 
dhe vetem me kete, ai do te arrije kujdes te vecante nga Meula e Tij, 
i Bekuari dhe me i Larti.


A nuk e shihni se nuk eshte e mundur te dihen detyrat obligative dhe 
te dallohen ato nga veprat vullnetare, pervec se duke ndjekur vetem ate? 


Dhe me te vertete nuk ka asnje dyshim se shume musliman mesojne mbi
biografine e te Derguarit te Allahut dhe dine natyren e tij te kendshme 
dhe virtytet, dashuria e tij per te (Pejgamberin) do te jete me e shumte 
dhe me e gjere dhe ndjekja e tij do te behet me e plote."


Burimi: Bidajat  na-sul fi tafdhil ir-Resul fq 5-7

Monday, December 24, 2012

Nxito dhe vrapo ne faljen dhe gezimin e Zotit tend Et-Teuab!


Shenim nga shpjegimi i Akidetul Uasitijeh 
nga Shejkh Khalid El-Kahtani:


"Per Allahun eshte lumturi me ekstreme me teuben e robit te Tij, 
me shume se njeri nga ju (me gjetjen e) kafshes se tij te udhetimit 
(qe permban te gjitha furnizimet e udhetimit te tij).


Kjo eshte pjese e nje hadithi te gjate i cili pohon Lumturine dhe Kenaqesine 
Allahut. Dhe cfare gjejme (qe) Allahu eshte i kenaqur? Teubja e robit te Tij 
kur ai ka gabuar. Pra, gjej kenaqesi dhe gezohu me lajme te mira qe ti ke 
nje Zot qe gezohet se tepermi kur ti te kthehesh pas ligeshtimit. 
Le te mos kete asnje ndalese por nxito dhe vrapo ne faljen dhe gezimin 
e Zotit tend, Et-Teuab. Gjej ngushellim dhe lereni kete hadith te mbjelli 
shpresa te mira ne Allahun. Keto fjale te te Derguarit te Tij mbajne 
nje mesazh qe ndal menjehere deshperimin e atij qe gaboi. 


Pra, o rob (i Allahut) 
i cili shpesh ligeshtohesh, gjej gezim ne Teube dhe Zoti 
do te gezohet se tepermi me ty. 
O Allah na beje ne prej te penduareve, 
Amin.




Friday, November 2, 2012

Perkufizimi i Teuhidit dhe llojet e tij nga shejkh es-Sa'di


Pyetje:

Cili eshte perkufizimi i Teuhidit dhe cilat jane llojet e tij?

Pergjigje:

Perkufizimi i plote i Teuhidit qe perfshin te gjitha llojet e tij eshte:

a) Dituria dhe besimi i robit, njohja dhe besimi i tij ne Zotin e Tij
duke e vecuar me cdo atribut te persosmerise, dhe uniciteti 
(vecimi) i Tij ne te, b)dhe besimi qe nuk ka partner (shok) per 
Ate ne persosmerine e Tij dhe c) (besimi) se Ai mban (te drejten) 
e Uluhijes dhe Ubudijes (adhurimit, roberise), mbi te gjithe 
krijimin e Tij. Pas kesaj, te vecoje Ate me llojet e adhurimit.

Keshtu, tri lloje te Teuhidit hyjne ne kete perkufizim, i pari prej tyre eshte
Teuhid er-Rububije, i cili eshte njohja e Zotit duke e vecuar ne krijimin,
sigurimin, rregullimin dhe edukimin. 

E dyta, Teuhidi el-Esma ues-Sifat, i cili eshte te pohosh gjithcka qe Allahu 
ka pohuar per Veten e tij ose i Derguari i Tij, Muhamedi (paqja qofte mbi te) 
ka pohuar per Te, nga Emrat e bukur dhe cdo atribut (qe tregohet) nga keto 
emra, pa perngjasim, ose duke i perngjare atyre (te krijimit), dhe pa 
i shtremberuar ato apo mohuar ato. E treta, Teuhidi el-Ibadeh, i cili eshte
te vecosh vetem Allahun me te gjitha llojet e adhurimit dhe kategorite e tyre, 
dhe ti bësh ato vetem (per Allahun) dhe sinqerisht per Allahun pa bere askend 
si partner (shok) ne asgje prej tyre (adhurimeve).

Pra, keto jane kategorite e Teuhidit, nje rob nuk mund te jete Mu'uahid 
(njesues i vertete) pervec nese ai i mbahet fort atyre dhe vepron 
(ne pajtim) me to.


Fet'ua nga Imam el-Sa'di 


Sunday, July 22, 2012

Si te kemi Iman {Besim} te forte?

PYETJE: Si mendon nje person te kete Iman{besim] te forte, 
te zbatoje urdhrat e Allahut dhe t'i frikesohet ndeshkimit te Tij?

PERGJIGJE: Kjo mund te arrihet duke lexuar Librin e Allahut, 

duke e mesuar ate, duke medituar mbi kuptimet dhe vendimet e tij, 
duke studiuar Sunnetin [cdo gje qe eshte transmetuar nga Profeti], 
duke i ditur detajet e Sheriatit [Ligjit Islam] dhe duke i vepruar ato, 
dhe duke zbatuar Akiden [Besimin] me te gjitha veprat dhe theniet e saj.
Nje musliman gjithashtu mund te kete Iman [Besim] te forte duke ndjere 
madheshtine e Allahut, duke qene i vetedijshem per mbikeqyrjen e Tij, 
dhe duke kujtuar Diten e Fundit dhe Diten e Llogarise se bashku me 
shperblimet, ndeshkimin, veshtiresite dhe terrorin qe do te zhvillohet ne te. 

Per me teper nje musliman duhet te shoqerohet me njerzit e drejte dhe te 
shmanget nga ate qe jane te keqinj dhe te korruptuar. Allahu na jep sukses.
Paqja dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, familjen e tij, dhe shokët!



Komisioni i perhershem per kerkime dhe fetva: nr.3942, pjesa 1, fq.360 {Al Ifta.org}