Showing posts with label Histori. Show all posts
Showing posts with label Histori. Show all posts

Monday, December 24, 2012

Fillo me veten tende!


Nje njeri shkoi tek Ibn Abasi radiAllahu anhu dhe i tha:


"O Ibn Abas, une deshiroj t'i urdheroj njerezit per te bere mire 
dhe t'i ndaloj ata nga te berit keq."


Ibn Abasi tha: "Dhe a e ke arritur kete grade?"


Ai tha: "Une shpresoj se eshte keshtu."


Ai tha:

"Nese ti nuk ke frike te ekpozohesh ndaj tre ajeteve te Librit te Allahut, 
atehere bej keshtu."


Burri pyeti: "Dhe cilat jane ato?" Ai permendi kete ajet:


"A po i urdheroni (thirrni) njerezit per pune te mira, 
e veten tuaj po e harroni?" (El Bekare 44)


Dhe pastaj pyeti:"A i ke zbatuar nenkuptimet e ketij ajeti?" 
Ai tha:"Jo" Ibn Abasi pastaj permendi ajetin e dyte:


"O ju qe besuat, pse po e thoni ate qe nuk e punoni? 
Tek Allahu eshte shume e urrejtur ta thoni ate qe nuk e punoni!" 
(Es Saff 2-3)


Pas kesaj ai pyeti:"A i ke zbatuar nenkuptimet e ketij ajeti?" Ai tha:"Jo" 
Ai me pas permendi ajetin e trete ne lidhje me Shuajbin alejhi selam:


"Une nuk dua t'iu kundershtoj (duke punuar) per ate nga e cila 
po iu ndaloj" (Hude 88)


Dhe pastaj ai e pyeti:"A i ke zbatuar nenkuptimet e ketij ajeti?" Ai tha:"Jo" 
Ibn Abasi tha:

"Atehere fillo me veten tende."



Friday, December 14, 2012

Keshtu Shejkhul-Albani tha:"Me fal nese te kam bere padrejtesi ty..." dhe filloi te qaje...


Es-Sadhan ka thene:
"Shejkh Samir ez-Zuheiri i cili eshte nga nxenesit e shejkhut, 
Allahu e meshirofte, ka thene:


"Une u takova me disa nga nxenesit e dijes ne Jordani nje dite. 
Sic ishte rregulli ne tubime te tilla, Shejkhu u permend dhe nje prej 
njerezve atje filloi nje sulm gjithperfshires ndaj tij per shkak te ndryshimit 
ne metodologji (midis te dyve).


Une nuk pashe ndonje kuptim ne debatimin me kete burre per shkak, se pari, 
te mungeses se drejtesise, dhe se dyti, zemerimin e tij te rende i cili e çoi ate 
pertej kufijve te permbajtjes. Prandaj une i thashe atij:


"Nese ky eshte imazhi qe ju keni per Shejkhun -dhe ai nuk eshte ashtu sic 
mendoni ju te jete- atehere pse nuk i jepni atij disa keshilla 
drejtepersedrejti, sepse eshte me mire sesa pergojimi 
dhe shpifja juaj per te?"


Ai u pergjigj:"El-Albani nuk e pranon keshillen."


Keshtu une i thashe:"A e keni provuar?"


"Une nuk e kam pare kurre ate, por kjo eshte unanime rreth tij": tha ai.


Keshtu qe une i thashe vetes:"SubhanAllah! Ky njeri eshte ndikuar ne nje mase 
te tille per shkak te shejkhave te tij pa pasur ndonjehere nevoje per te 
kerkuar te verteten vete ose (pa) e takuar Shejkhun edhe pse ata jetojne 
ne te njejtin qytet dhe kane qene keshtu per vjet (me radhe)!


Me vone une organizova nje tubim te dijes ne mbremje me Shejkhun 
ne shtepine time dhe thirra nje grup te tere te nxenesave te dijes. 
(Une po ashtu thirra) kete person i cili kishte folur kunder Shejkhut  
por nuk i thashe asgje Shejkhut ne lidhje me ate (incident).


Shumica e tubimit ishte monopolizuar nga ai burri i cili argumentoi me 
Shejkhun, ngriti zerin e tij dhe u zemerua (me shejkh el-Albanin), deri 
ne ate mase sa qe u be e qarte se une u zemerova dhe u zura ngushte 
(ne emer te Shejkhut).


Kur Shejkhu pa ne fytyren time ai u kthye nga une duke qeshur dhe tha:
"Mos u shqetesoni per ate / Mos e coni ate mbi veten tuaj."


Pasha Allahun, qe buzeqeshja nuk e la kurre fytyren e Shejkhut dhe ai vazhdoi 
duke iu pergjigjur atij me argumente nga Kurani dhe Suneti me durim te madh 
dhe zemer te hapur, sic ishte zakoni i tij, Allahu e meshirofte.


Ne fund te tubimit burri u ngrit dhe i tha Shejkhut:
"Une falenderoj Allahun Azze ue Xhel qe ju keni ndryshuar (tashme) 
dhe se u takova me ju pas ketij ndryshimi!"


Shejkhu tha:"Dhe a me keni takuar mua perpara dites se sotme?


"Jo". u pergjigj ai.


Keshtu Shejkhu theksoi nje prej vellezerve nga Siria i cili e kishte shoqeruar 
ate ne (thirrjen e tij) ne Dauetin Selefi, dhe i cili ishte ne ate kohe nje mysafir 
i nje Shejkhu ne Aman (Jordani), dhe tha:


"Une nuk kam ndryshuar. Dhe ky vella me ka shoqeruar mua per me shume 
se njezet vjet ne dauet, dhe ai e di kete per mua. Sido qe te jete Allahu 
iu shperblefte me te mira dhe sa per mua, atehere une kerkoj nga ti 
qe te me falesh nese une te kam bere padrejtesi ty ne ndonjegje. 
Dhe une i kerkoj Allahut Azze ue Xhel te me fali mua, nese une i kam 
bere padrejtesi ndonjerit prej muslimaneve."


Pastaj ai filloi te qante, Allahu e meshirofte.


Dhe pastaj ai person (qe ishte zemeruar me Shejkhun) nuk mundi te bente 
asgje pervecse te qante gjithashtu dhe ai filloi t'i puthte 
duart dhe koken e Shejkhut.


Dhe une kurre nuk kam marre vesh pas kesaj (per) ate, qe te jete dicka, 
pervecse nje Selefi, duke ndjekur (provat) i cili e deshi Shejkhun 
dhe e nderonte ate shume."
  

Al-Imaam al-Albaani, Duroos, wa Mawaaqif, wa Ibar, of Abdul-Aziz ibn Muhammad Abdullaah as-Sadhaan, pp. 158-159.


Monday, December 10, 2012

Dunjaja eshte si nje burg...



Eshte permendur se kur el-Hafidh Ibn Haxher ka qene 
shef i drejtesise (te Egjiptit), nje dite ai po kalonte neper treg me nje karvan, 
me pamje te ujdisur mire. 


Keshtu nje hebre i cili ishte duke shitur vaj te nxehte,
me pamje shume te crregullt dhe te piste per shkak te vajit, e ndaloi ate 
duke kapur frenat e mushkes se tij
duke i thene:


"O Shejkhul-Islam, ti thua se Profeti yt ka thene se dunjaja 
eshte nje burg per besimtarin dhe nje xhenet per kafirin, 
keshtu qe ne cfare lloj burgu jeni ju dhe ne cfare lloj xheneti jam une?"


Ai (Ibn Haxher) u pergjigj:


"Lidhur me ate qe Allahu ka pergatitur per mua ne Ahiret nga lumturia e saj, 
atehere eshte sikur une jam ne burg, dhe lidhur me ate qe Allahu 
ka pergatitur per ju ne Ahiret nga denimi i saj, 
atehere eshte sikur ju jeni ne Xhenet."


Me ç'rast hebreu u be musliman.


(Faydhul-Qadeer: 3/546)