Showing posts with label Motra selefie. Show all posts
Showing posts with label Motra selefie. Show all posts

Tuesday, April 16, 2013

Këshillë madhështore sidomos për motrat me Nikab!


Pyetja:

Ne jetojme si nje minoritet ne tokat e kafirave (jo-muslimaneve). 
Shume incidente te abuzimit verbal ndodhin ketu. Per shembull, ju mund 
te ngisni makinen dhe disa prej kafirave perdorin shenjat e duarve ose bertasin. 
A mund te hakmarresh ngjashem me ta, dmth te besh shenja duarsh perseri 
ose te ndalosh makinen per t'i kercenuar apo duhet te kesh sabr (durim), 
ne menyre qe t'u japesh atyre dauan e Islamit?


Shejkh Abdur-Rezak ibn Abdul-Muhsin El-Abad:


Pergjigja eshte siç ka thene Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: 


"Nuk eshte Muslimani as mallkues as ofendues, as i ndyre e as vulgar." 


Ky lloj ndyresie qe behet me shenja dore dhe kercenime/ abuzime verbale 
nuk eshte per t'u hakmarrur ngjashem, sepse Besimtari, siç ka thene Profeti 
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, nuk eshte i ndyre ne vepra apo thenie. 


Allahu subhana ue te'ala thote kur i pershkruan roberit e Er-Rahmanit: 


"dhe kur (rastesisht) kalojne prane se keqes, kalojne duke e ruajtur 
karakterin e vet." (El-Furkan 72). 


Gjithashtu, Allahu te'ala thote: 


"dhe largoju prej te padijshmeve." (El-Araf 199)


Megjithate, ne qofte se eshte e mundur per t'i dhene ketij personi disa keshilla 
ose dauah, atehere kjo duhet te behet, nese jo, atehere duhet te ecesh me ta 
siç ka thene poeti: 


"Dhe une mund te eci, 
me nje person te pamend dhe ai me mallkon mua, 
dhe une vazhdoj te eci, 
dhe them se nuk ka te beje me mua." 


Do te thote se ju ecni me keto lloje njerezish dhe  silleni me ta sikur ju nuk i shihni 
ata te bejne diçka apo (sikur nuk) i degjoni ata te thone diçka.





Vajza njëmbëdhjetë vjeçare dëshiron të vesh Nikabin!


Pyetje:

Nje vajze e re e cila eshte rreth 11 vjeç deshiron te vesh Nikabin 
dhe te nderprese shterngimin e duarve me burrat, por nena e saj 
e ndalon ate per te vepruar keshtu dhe e qorton ate. Pra, cili eshte 
vendimi ligjor ne lidhje me kete veprim te nenes se saj?


Shejkh Muhamed Ibn Abdil-lah es-Subejjil:


Nuk eshte e lejuar per nenen e saj ta veproje kete, perkundrazi, eshte detyre 
mbi te, ta inkurajoje ate (vajzen) ne kete veper (ne veshjen e Nikabit) dhe te jete
mirenjohese per ate (vajzen) per te (veshjen e Nikabit). 


Ka disa vajza te reja te cilat jane (vetem) nente vjeç dhe kane arritur pubertetin; 
Aisha (radijAllahu anha) eshte martuar kur ajo ka qene nje vajze e re nente vjeçare, 
dhe el-Bejhaki transmeton ne autoritetin e saj (Aishes radijAllahu anha) se ka thene:


 "Kur vajza robreshe arrin nente vjeç, atehere ajo eshte nje grua."


Dhe ne e lavderojme Allahun per çfare i ka dhene vajzes se asaj, 
ne aspektin e udhezimit dhe deshires (per te veshur Nikabin), dhe ajo (nena) 
duhet ta ndihmoje ate (vajzen) ne kete.


Fataua ue Rasa.il Mukhtarah faqet 561-562



Mbajtja e Nikabit!



Pyetje:

Une jetoj ne nje fshat ku grate nuk i mbulojne fytyrat e tyre 
(kur jane ne prani te jo-mahremeve); Dhe (ne te njejten menyre) une deshiroj 
ta zbuloj fytyren time, keshtu qe, a ka ndonje mekat mbi mua nese e bej kete, 
meqenese mbajtja e Nikabit shkakton qe njerezit te kthehen dhe te shikojne?


Shejkh Muhamed Ibn Abdil-lah es-Subejjil:

Nuk eshte e lejuar per gruan te dale ne prani te burrave (jo-mahrem) 
me fytyren e saj te zbuluar - mbulimi i fytyres eshte obligim. 


Sa per te tjeret te cilet e kritikojne ne lidhje me te, 
atehere (perballja e saj me) kete (sjellje) eshte nga (arsyet) te cilat, 
Allahu e shumfishon shperblimin e saj (per mbajtjen e Nikabit). 


Asaj i kerkohet te jete e durueshme ne bindje ndaj Zotit te saj, 
dhe te pres shperblimet (nga Ai). Pra, ajo duhet t'i leje keto gjera 
qe e shqetesojne ate, e as te mos shqetesohet rreth (atyre qe thone) njerezit 
ndersa ajo eshte ne bindje ndaj Allahut (Subhanehu ue Te'ala).


Dhe me Allahun qendron i gjithe suksesi.


Fetaua ue Rasa.il Mukhtarah faqet 560-561



Friday, April 12, 2013

Këshilla dhe udhëzime për gratë muslimane nga Shejkh Ahmed Bazmul


Shejkh Ahmed Bazmul Allahu e ruajt, është pyetur:


Ne kërkojmë nga ju disa udhëzime për gratë në lidhje me përhapjen e Davetit Selefi 
dhe gjithashtu rritjen dhe edukimin e fëmijëve mbi këtë menhexh të saktë.


Shejkh Ahmed Bazmul:


Nuk ka asnjë dyshim se nëna është një mësuese brenda shtëpisë dhe një edukatore 
për fëmijën e saj, kështu që është per atë, para së gjithash që të marrë dituri të fesë 
dhe  të  kuptojë edhe nga mësimet e dijetarëve dhe librave të tyre se çfarë është 
metodologjia e selefëve.


Pastaj pas kësaj, të mësoje dhe edukojë fëmijët e saj mbi këtë. 
Në të vërtetë në këtë është një miresi e madhe -nëse do Allahu i Lartësuar . 
Gjithashtu është mbi nënën që të dijë në lidhje me fëmijën që ajo është duke e rritur 
ne menhexhin Selefi- dhe kjo është diçka që edhe babai duhet ta dijë- është se 
ky djalë i ri apo vajzë e re, nëse në të vërtetë ata jane rritur në menhexhin Selefi 
dhe me vepra të mira, atëherë çdo vepër e mirë që ata kryejnë, ju do të keni 
shpërblim për të, pa zvogëlim nga çdo shpërblim i tyre.


Në të vërtetë Profeti (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) ka thënë: 


"Kushdo që thërret për diçka të mirë do të ketë shpërblimin e atyre që e ndjekin 
atë në atë të mirë dhe kjo nuk do të pakesoje nga shpërblimi i tyre".


Ai gjithashtu ka thënë: 


"Ai që i tregon tjetrit të mirën, 
do të ketë sërën e shpërblimit të atij që e bëri veprën".


Kështu që për nënën është të jetë e zellshme në mësimin e të mirës fëmijëve të saj 
dhe se ajo duhet të dijë në qoftë se djali i saj apo vajza e përhap këtë të mirë, 
mirësia nga bija juaj (ose biri), dhe marrësit e asaj diturie 
gjithashtu do t'ju sjellin dobi.


Gjithashtu Profeti Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: 


"Të gjithë ju jeni barinj dhe të gjithë ju jeni përgjegjës për tufën tuaj".


Pastaj ai tha: 


"Dhe gruaja është si një bari në shtëpinë e saj 
dhe ajo është përgjegjëse për tufën e saj."


Ju i gjeni disa gra që thonë: 


"Unë nuk kam të bëjë me këtë, kjo është përgjegjësia e baballarëve, 
unë nuk po e mësoj fëmijën."


Ky është një gabim, sepse i Dërguari (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë për ju, 
nëse ju jeni në gjëndje dhe të kualifikuara për të mësuar metodologjinë e vërtetë, 
apo të drejtoni në metodologjinë e vërtetë, ai është duke thënë se ju jeni përgjegjëse.
Çfarë keni bërë në lidhje me fëmijën tuaj? Ju e shihni atë (djalin) apo atë (vajzën) 
duke dëgjuar pavërtetësi ose duke vepruar vepra të mosbindjes dhe nuk i urdheroni 
ata me të miren apo t'i ndaloni nga e keqja.


Gjithashtu u përmend në biografinë e Imam Esh-Shafi'ut (Allahu e mëshiroftë), 
që nga ata që kanë luajtur një rol të madh në edukimin e tij mbi diturinë 
dhe mbi metodologjinë e saktë ishte nëna e tij.


Ajo i thoshte atij: "Mos shko tek Hafs-i, sepse ai është bidatçi," 
dhe ajo do ta ndalonte atë nga shkuarja tek ai. Pra, këshilla ime për nënat së pari 
dhe më kryesorja është që të marrin diturinë e Fesë ('ilm Esh-Sha'ri). Çfarë është 
kuptimi i marrjes së diturisë së fesë? Kjo nuk do të  thotë që ju duhet të mësoni 
çdo aspekt të dijes dhe që të beheni një student i dijes apo një dijetar, 
për shkak se ju keni disa gra që thonë: "Unë nuk jam në gjendje për ta bërë këtë".


Ne po ju themi: kjo nuk është ajo çka nënkuptohet, përkundrazi ajo që nënkuptohet 
është se ju merrni diturinë e fesë për të cilën jeni në nevojë dhe çfarë ju duhet 
për të mësuar fëmijët tuaj. Kjo është diçka e lehtë dhe nuk është e vështirë. 


Ndoshta ju uleni dhe humbni kohë duke u folur motrave të tjera dhe ju e humbni 
kohën tuaj në gjëra që nuk kanë dobi dhe dilni me motrat dhe vizitoni të afërmit 
dhe nganjëherë kjo ndodh me kalimin e ditëve, netëve dhe nganjëherë javëve 
duke humbur këtë kohë. A nuk mund të kishit shpenzuar një orë ose gjysmë ore 
ulur me fëmijën tuaj duke e mesuar atë?


Ju mësojini ata, pastaj shikoni se si ata përgjigjen, pastaj mësojini ata 
dhe pastaj shikoni se si ata përgjigjen dhe kështu me radhë e kështu me radhë. 
Kjo mund të ndodhë në minuta. Sa herë rriten femijet dhe kujtojnë këshillën e nënës 
dhe babait të tyre dhe ata thonë: "Ato me mësuan mua këtë apo atë", dhe kjo është 
e dobishme në situata të pavendosura. 


Pra nuk ka dyshim, nëna dhe babai janë nga njerëzit më të dashur që fëmija i tyre 
merr (prej tyre) atë që është e mirë. Pra, këshilla ime për ta është që së pari 
të mësojnë, pastaj të veprojnë mbi atë që ata e dinë, sepse prindi është gjithashtu 
një shembull. Ata nuk duhet të thonë: "O fëmija im mos dëgjo muzikë, pastaj ata vetë
 shkojnë dhe e dëgjojne atë". Mos i thoni atyre që dijetarët thone se anashidet 
(ilahite) janë te palejueshme, por më pas ju të shkoni dhe të dëgjoni anashide. 
Kështu që ajo (nëna) duhet të jetë një shembull dhe të veprojë (sipas asaj që 
ajo e di), atëherë ajo e mëson fëmijën e saj dhe e praktikon këtë.


Unë gjithashtu e këshilloj atë që të përdor mirësjellje dhe butësi me fëmijën e saj 
dhe t'i lë fëmijës te dijë se ajo e do atë (djalin) apo atë (vajzën). Çështja të mos jetë 
që ajo t'i rrahë ata apo t'i godasë ose të flasë ashpër me ta, përveç atij (rasti kur) 
e kërkon nevoja. Pra, butësisht dhe duke i treguar fëmijës (-ve) te saj se ajo 
i do ata, (kjo) do të bej që fëmija te ndjekë nënën e tyre.






Monday, December 10, 2012

Gruaja vesh pantallona ne shtepi - shejkh Mukbili


Pyetje:


Cili eshte vendimi mbi nje grua qe vesh nje pale pantallona 
shume te gjera vetem ne brendesi te shtepise se saj?


Shejkh Mukbil Ibn Hadi:


Une nuk di ndonje dem ne kete, 
dhe per aq kohe sa asnje i huaj nuk e sheh ate
 keshtu- atehere nuk ka asgje te keqe ne kete 
ne dashte Allahu.


Kum 'el-Mu'anid, vellimi 2, fq 560


Sunday, November 25, 2012

Gruaja muslimane nuk del jashte shtepise se saj pa pasur nevoje!


Ummu  Seleme  es-Selefijeh  (Allahu e ruajte)  ka  thene:


Edhe pse islami i ka dhene gruas shume te drejta, kjo nuk do te thote 
se i ka dhene liri te pakufizuar, ne ceshtjen e hyrjes (ne shtepi), 
dalja jashte (shtepie), duke bere nje shfaqje te verberuar prej vetes, 
jashte ne publik, dhe perzjerjen me burrin.


Perkundrazi, Islami e ka ndaluar ceshtjen e largimit nga shtepia 
me teprice, pa pasur nevoje.


Allahu ka thene :

Dhe rrini ne shtepite tuaja e mos shfaqni bukurine tuaj si shfaqej 
ne injorancen e hershme...
{Suretu ahzabe 33}


Burimi: 
Tehdhir El-Feta el-min A'fifah Telbisat Ez-Zindani Khabithah nga Ummu Seleme 
es-Selefijeh me theIshraf dhe Takdim të El-Imam Ebu Abdir Rahman Mukbil bin Hadi 
(Allahu e mëshiroftë) fq. 83



Nikabi vetem per grate e Arabise apo per te gjitha?


Pyetje:

Une kam lexuar nje prej broshurave te ndershme tuajat e titulluar 
"El-Sufur uel-Hixhab", ne te cilen ju keni permendur qe mbulimi i fytyres 
dhe i duarve eshte nje Farz (detyrim) i padiskutueshem. 

Prandaj, kam pyetur disa prej nxenesve te dijes te cilet mendojne se
fytyra dhe duart nuk jane auret (pjeset e trupit qe duhen te mbulohen 
ne publik), dhe ata kane cituar disa hadithe ne mbeshtetje (te ketij 
mendimi). Une gjithashtu e kam lexuar kete ne librin e titulluar 
(Hixhab El-Mar'ah El-Muslimah" nga Muhadithi Nasir El-Din El-Albani.

Per me teper, mua gjithashtu me eshte thene se detyrimi i hixhabit eshte 
i kufizuar per grate e Gadishullit Arabik me teper se femrat e tjera, kjo 
eshte permendur ne menyre specifike nga nje profesor ne Universitetin 
Mbreti Abdul'Aziz i quajtur Hasan Ejub, gjate vizites se tij ne Khartum 
vitin e kaluar. 

A do te thote kjo se ne jemi mekatare nese braktisim kete praktike,
dhe cfare i diferencon grate e Gadishullit Arabik nga grate e tjera?


Pergjigje:

Mendimi i sakte eshte se fytyra dhe duart e gruas jane Auret 
(pjese te trupit te cilat duhen mbuluar) 

dhe nuk ka dallim ne kete aspekt mes grave te El-Xhazirah 
dhe grave te tjera muslimane, 

per Sheriatin (Legjislacionin Islam) vendimet jane universale 
dhe nuk ka asnje deshmi qe tregon ndonje specifikim aq sa dime. 

Allahu na dhente sukses. 
Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin tone Muhamed, 
familjen dhe shoket e tij. 


Komisioni i perhershem per kerkime dhe fet'ua


Tuesday, November 20, 2012

Mbulesa Islame - Shejkh Uthejmini

Pyetje:

Cila eshte Mbulesa Islame?


Shejkh Muhamed Ibn Salih el-Uthejmin:

Mbulesa Islame per gruan eshte te mbuloje cdogje qe eshte e ndaluar per te, 
qe te ekspozoje. Qe eshte, ajo mbulon cdogje qe ajo duhet te mbuloje. 

Pjesa e pare e trupit qe ajo duhet te mbuloje eshte fytyra e saj. Ajo eshte 
burimi i tundimit dhe origjina qe njerezit e deshirojne ate. 
Per kete arsye, gruaja duhet ta mbuloje fytyren e saj perpara atyre 
meshkujve qe nuk jane mahrem.

Sa per ata te cilet pretendojne se mbulesa islame eshte te mbulosh koken, 
supet, kurrizin, kembet, kercirin, dhe parakrahet, duke e lejuar ate qe te 
zbuloje fytyren dhe duart e saj, ky eshte nje pretendim shume i habitshem.

Kjo eshte sepse eshte e mirenjohur qe burimi i tundimit dhe i kerkimit eshte 
fytyra. Si mund te thote dikush qe Sheriati nuk e ka lejuar ekspozimin 
e kembeve te gruas ndersa ai e lejon ate te zbuloje fytyren e saj? 
Nuk eshte e mundur qe te jete ne Sheriatin e famshem, te urte e fisnik 
nje kontradikte. Por te gjithe e dine se tundimi nga zbulimi i fytyres eshte 
shume me i madh se tundimi qe rezulton nga zbulimi i kembeve. 
Te gjithe e dine gjithashtu se aspekti me i kerkuar i gruas 
per meshkujt eshte fytyra. 

Nese ju i thoni dhenderit te ardhshem se fytyra e gruas eshte e shpifur 
por kembet e saj jane te bukura, ai nuk do ta propozonte nje grua te tille. 
Mirepo, nese ju i thoni atij qe fytyra e saj ishte e bukur por duart e saj, 
shuplakat ose kercinjte ishin me pak te bukura, ai perseri do ta propozonte 
ate. Nga kjo mund te konstatohet se fytyra eshte gjeja e pare 
qe duhet te jete e mbuluar. 

Ka gjithashtu deshmi nga Libri i Allahut dhe Sunneti i Profetit
tone (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Ka gjithashtu deklarata nga shoket 
(e te Derguarit), Imamet udheheqes dhe dijetaret e medhenj te Islamit 
qe tregojne se eshte obligim (detyrim) per gruan te mbuloje te gjithe 
trupin e saj ne prezencen e meshkujve qe nuk i ka mahrem. Kjo padyshim 
tregon se eshte obligim mbi gruan te mbuloje fytyren e saj perpara meshkujve 
te tille. Megjithate, ky nuk eshte vendi (i duhur) per te cituar te gjitha 
ato autoritete. Dhe Allahu e di me se miri.


Fet'ua nga shejkh Salih el Uthejmin


Saturday, October 6, 2012

Ajo eshte nje besimtare edhe pse urren qe bashkeshorti i saj te praktikoje poligamine!


Pyetja:

Allahu iu shperblefte me te mira i nderuar shejkh.
Ky pyetes thote:

Nese gruaja urren qe burri i saj te martohet serish me nje grua te dyte, 
megjithese ajo e di se kete e ka zbritur Allahu ne Librin e Tij dhe e ka bere 
te lejuar. A konsiderohet urrejtja e saj si urrejtje e asaj qe ka zbritur Allahu?


Shejkh Salih el-Feuzan:

Kjo pyetje eshte perseritur disa here.  Kjo eshte urrejtje e natyrshme 
e nuk eshte urrejtje fetare.

Ajo nuk po urren ate qe ka zbritur Allahu. Ajo eshte besimtare dhe muslimane.
Mirepo kjo (lloj urrejtjeje) eshte nga xhelozia femerore. Kjo eshte xhelozia 
ne mesin e grave.

Eshte vetem pjese e urrejtjes natyrore. Nuk eshte urrejtje e asaj qe ka zbritur Allahu.
Por eshte vetem urrejtje per shkak te xhelozise.

Fet'ua nga shejkh Salih el Feuzan
Kontrolloi nga arabishtja: Ebu Akil


Monday, September 3, 2012

Nese puna e nje gruaje si mjeke nuk bie ndesh me pergjegjesite e saj si nje nene..


Pyetja:
Nese puna e nje gruaje si mjeke nuk bie ndesh me pergjegjesite e saj 
si nje nene, cila shperblehet me teper?

Pergjigja:
Te dyja, praktikimi i mjekesise dhe mëmësia, jane vepra fisnike per te cilat
nje person shperblehet sipas qellimit te tyre, besnikerise se tyre ndaj Allahut, 
ndjekjes se udhezimit te Profetit(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe perfitimit 
ne njerez. Sa per shumen e shperblimit, kjo eshte lene tek Allahu.

Allahu na dhente sukses. Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin tone Muhamed, familjen dhe shoket e tij.

Komisioni i perhershem per kerkime dhe fet'ua (nr 6908)


Sunday, July 22, 2012

A i lejohet nje vajze te ndjeke studimet ne shkencat, Kimi, Fizike etj?


Pyetja :

A mundet nje vajze te ndjeki studimet ne shkencat, ne dege 
si kimia, fizika etj?

Shejkh Abdul'Aziz Bin Baz :

Nje grua nuk duhet te specializohet ne nje dege qe eshte jashte sferes se saj.
Ajo ka mundesine te ndjeki shume dege, te cilat jane te pershtatshme per tè,
si studimet islame ose gjuha arabe. 

Deget si kimia, inxhiria, arkitektura, astronomia dhe gjeografia 
nuk pershtaten per tè. 
Nje grua duhet te zgjedh çfare perfiton ajo dhe çfarè perfiton shoqeria.

Per me teper, burrat nevojiten te krijojne institucione, shkolla per grate, 
te cilat do ti pergatisin ato per ato dege qe ato nevojitet per te studiuar. 
Gjinekologjia dhe kujdesi pre-natal jane shembuj te rendesishem.


Referencat
Shaykh 'Abdul - Azeez' Bin Baz
Fatawa Islamiyah vol.8 faqja 128 


A eshte mahrem babai pabesimtar per bijen e tij?


Pyetja :

Nje Burre i ri musliman deshiron te martohet me nje vajze muslimane, 
por babai i saj, i cili eshte nje alkolist i zakonshem dhe nje femohues 
qe gjithmone refuzon. A eshte e lejueshme per kete per te bere 
kontraten e marteses se bijes se tij? 


Shejkh Abdul'Aziz Ibn Baz :

Ne qofte se ajo eshte nje muslimane,pastaj ketu nuk ka kundershtim 
per burrin e ri musliman te martohet me te. Por babai i saj nuk mund 
te jete mahremi i saj n.q.s ai eshte pabesimtar. 

Ne vend te tij, vellai i saj mund ta jape ate per martese, n.q.s ajo ka 
nje vella te mire ose xhaxhain e saj (nga ana e te atit) ose kushuririn 
(nga ana e babit) ose djalin e vellait te saj, n.q.s ajo ka te aferm 
musliman nga ana e babait pastaj me i afermi nga ta mund ta jape 
ate per martese. Dhe n.q.s nuk eshte dikush ne ane te atit (babait) 
pabesimtar, gjygjtari mund ta jape ate per martese.

Shejkh Abdul'Aziz Bin Baz
Fatawa Islamiyah Darus-selam vol 5, no 246


Friday, July 13, 2012

Nikabi [velloja e fytyres] ne tokat e mosbesimtareve

Pyetesi:

Eshte e ditur mire se eshte detyre e gruas te mbuloje
fytyren e saj. A eshte kjo e zbatueshme edhe ne tokat
e mosbesimtareve dhe nese ajo do te perballet me 
ngacmime, shqetesime si rezultat i kesaj?

Shejkh Salih El Uthejmin:

Po. Po, tokat e pabesimtareve dhe tokat e Islamit
jane te njejte me urdhrat e Allahut te Plotfuqishem.

Edhe nese ajo nuk ndihet mire {e parehatshme} 
si rezultat i njerezve duke veshtruar tek ajo,
atehere eshte per ate qe te behet e durueshme
dhe te pres shperblimin e saj.

Dhe Allahu, me I Larti dhe me I Madheruari,
mbron ata qe kane besuar.

Dhe me kane treguar disa njerez qe grate e tyre
{dhe shoqet e grave te tyre} praktikojne mbulimin
e fytyres dhe asnjeri nuk i shqeteson ato.
Por kjo ndryshon nga njeri shtet ne tjetrin.

Ne cdo rast eshte detyre mbi te gjithe te zbatojne
urdhrat e Allahut te Plotfuqishem ne tokat e 
mosbesimtareve aq mire sa dhe ne tokat e Islamit.

Fet'ua nga shejkh Salih El Uthejmin
Kontrolloi nga arabishtja: Besmir Cacani

Wednesday, July 11, 2012

Mbi ceshtjen e ndalimit te nikabit ne Europe

Pyetesi:

Nje ligj i ri do te kalohet ne lidhje me ne, ne Europe,
i cili i ndalon motrat te mbulojne fytyrat e tyre,
qofte ne rruge ose ne vende publike, C'fare duhet te veprojme?

Shejkh Abdul'Muhsin El Abad:

Ju duhet te levizni ne shtetin tuaj nga keni ardhur.
Dhe te largoheni prej shteteve te mosbesimtareve
dhe te riktheheni ne shtetin tuaj. Po.

Fet'ua nga shejkh Abdul'Muhsin El Abad
Kontrolloi nga arabishtja: Besmir Cacani


Monday, July 9, 2012

Gruaja duhet te qendroje larg njerezve te bidatit!

Nje grua pyet:

Allahu qofte i mire me ju! Cili eshte qendrimi i grave muslimane
ne drejtim te thirresave te devijimit?

Shejkh Salih el-Feuzan:

Grate dhe burrat, qendrimi i tyre eshte te keshillojne, 
dhe te refuzojne (thirrjen)e thirresave te devijimit.
dhe gjithashtu te paralajmeroje kunder tyre
ne menyre qe te mashtruarit me ta, te mos mashtrohen.

Fet'ua nga shejkh Salih el-Feuzan
Kontrolloi nga arabishtja: Besmir Cacani

Motrat studiojne ne universitete ku ka perzierje

Pyetja:

Nje vella nga selefite eshte drejtuar tek nje moter per martese 
dhe ajo studion ne nje vend ku perzierja e lire ndodh. Ai e
keshilloi ate (kunder kesaj) por ajo e refuzoi keshillen e tij.
(C'fare e keshilloni kete vella) Allahu iu bekofte?

Shejkh Rabi el-Medkhali: 

Une e keshilloj per kete, ate cka Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem 
ka keshilluar:

"Zgjidhni ate qe eshte fetare perndryshe mjere per ty"

Kerkoni gra fetare edhe nese ajo eshte nga populli i thjeshte
(e paditur, e pashkolluar). Eshte me mire per te sesa ajo qe meson dhe studion ne nje vend ku perzierja (midis gjinive) ndodh.

Per Allah, populli i thjeshte (nga grate besimtare) jane me mire
se shume prej grave te shkolluara ne kohen tone.
Dhe Allahu eshte me i Gjithdijshmi.

Kjo nuk eshte detyre per ju qe te martoheni me nje grua te ditur,
por martohuni me nje grua besimtare qe i frikesohet Zotit.
Sa per gruan qe eshte e paditur dhe eshte mbi fitren (natyrshmerine)
e saj, qe ju ta mesoni ate nese ajo pranon mesimdhenien tuaj.

Kjo eshte ajo qe une e shoh me mire dhe Allahu e di me se miri!


Fet'ua nga Shaykh Rabi el Madkhali ///
Marre nga: www.sahab.net 
http://uk.groups.yahoo.com/group/dau...th/message/117