Showing posts with label Thenie selefie. Show all posts
Showing posts with label Thenie selefie. Show all posts

Tuesday, April 23, 2013

Prej hipokrizise eshte qe...


Eshte raportuar nga Hasan el-Basri 
-Allahu e mëshirofte- se  ka thene:


"Thuhet se eshte pjese e el-nifâk (hipokrizise) te jesh se brendshmi ndryshe 
nga ajo qe jeni se jashtemi,

 Te thuash nje gje dhe te besh nje tjeter
 dhe te jeni te ndryshem ne menyren se si vini dhe si largoheni. 

Dhe rrenja e el-nifâk (hipokrizise) eshte genjeshtra."



Referencat: 


Tuesday, April 16, 2013

Mos mendoni keq për një fjalë...


Umer Ibn el-Hatab 
ka thene :


لا تظن بكلمة خرجت من أخيك المؤمن شرا, وأنت تجد لها في الخير محملا


"Mos mendoni keq për një fjalë që e thotë vëllai jot besimtar, 
për aq kohë sa ajo mund të interpretohet në një mënyrë të mirë."




Saturday, April 6, 2013

Nuk kalon nje mengjes pa me pyetur...


Hatim El-Asam 
ka thene:


ما من صباح إلا والشيطان يقول لي: ما تأكل؟ وما تلبس؟ وأين تسكن؟
 فأقول: آكل الموت ,وألبس الكفن، وأسكن القبر


"Nuk kalon nje mengjes i vetem pa me pyetur Shejtani: 
"Çfare do te hash [sot]?", "Çfare do te veshesh?", dhe "Ku do te jetosh?
Une i pergjigjem: "Une do te ha vdekjen; do te vesh nje qefin
dhe do te jetoj ne nje varr."



[Sifah Et-Safuah" 4/162]


Friday, March 22, 2013

Gruaja është çelësi...





El-Ensari ka thënë:


"Gruaja është çelesi i sigurise në çdo shoqëri dhe themeli i familjes."


(El-Mexhmu' 1/173)





Beqaria nuk ka të bëjë me Islamin






Imam Ahmedi ka thene:


"Beqaria nuk ka të bëjë fare me Islamin, dhe ai i cili iu shtyn që të mos martoheni, 
do t'iu nxit në diçka të ndryshme nga Islami."




Wednesday, March 20, 2013

Ai qe nuk ka nje grua jeton nje jete te veshtire..




Shejkh Salih el-Feuzan ka thene:


"Nje burre qe hyn ne nje shtepi te zbrazet, dhe nuk ka nje grua, jeton nje jete te veshtire,
edhe ne qofte se shtepia e tij eshte e mbushur me para dhe zoterim."


(el-Ittihaf, fq. 857)







Saturday, December 29, 2012

Jepi vellait tend musliman nje justifikim!


Humejd Et-Taul transmeton nen autoritetin
 e Ebu Kulabeh, i cili tha:


"Nese lajme te pakendeshme iu arrijne ju rreth nje vellai musliman, 
atehere beni cmos te gjeni nje justifikim per te, 
dhe nese ju  nuk jeni ne gjendje te gjeni nje justifikim per te, 
atehere thuaji vetvetes:
"Ndoshta gjendet nje arsyetim per vellain tim, per te cilin une nuk e di".


Sifatus-Safuah - Vellimi 3, Fq. 238

Wednesday, October 3, 2012

Nje grua e kenaqeshme!


Nje grua e kenaqeshme

Ibn el Xheuzi (rahimehullah) ka thene:
"Sejar transmetoi prej Rijah i cili ka thene:

"Nje grua u permend tek une, keshtu qe une e martova ate. 
Sa here qe ajo perfundonte faljen e namazit te darkes,
ajo do te parfumoste veten, stoliste veten me temjan,
dhe vishte rrobat (fine) te saj; 
pastaj ajo me afrohej mua dhe thoshte:"A keni ndonje nevoje?" 
Nese une thoja po, ajo do te qendronte me mua dhe nese une thoja jo, 
ajo do te hiqte rrobat (fine) te saj dhe do te qendronte per (namaz) 
deri ne mengjes. 

Rijah ka thene:"Pasha All-llahun,
ajo me te vertete me ka kenaqur mua."

Referencat: sifatus safua, fq.116





Monday, July 9, 2012

Rinia e devotshme

Ibn Rexhebi ka thene:

"Ai i cili i ruan kufijte e Allahut kur eshte i ri ne moshe 
dhe i forte, do te jete i mbrojtur nga Allahu kur te behet
i dobet dhe i moshuar."

Burimi: El-Xhami, fq 179.





Drita e dijes

Muadh Ibn Xhebeli ka thene:

"Mesoni sepse mesimi per hir te Zotit tregon friken ndaj Tij,
kerkimi i diturise eshte ibadet, gjurmimi pas saj eshte xhihad,
te mesosh dike qe nuk di eshte lemoshe, shpenzimi i saj
ne familje eshte afrim, dituria eshte shoku me i ngushte ne
mevetesi, eshte argument per ceshtjet fetare, te ben durimtar
ne raste kritike, me dituri ti vlereson gjithcka qe te ka ndodh,
eshte sprove nga Zoti dhe eshte rruga qe te shpie ne Xhenet."



Prej bukurise se diturise

Ahmed Ibn Hambel -Allahu e meshirofte- ka thene:

"Shafiu me pa mua ne rrethin e tij dhe kishte pak boje
ne kemishen time qe une isha duke u perpjekur ta fshija.
Ai tha:"O djalosh, pse po e fshini ate? Te kesh boje
ne ato rroba eshte shenje e sjelljes fisnike; pamja e saj
eshte e zeze por pasqyrimi i saj eshte i bardhe (me
driten e dijes)."

Burimi: El Khatib el Bagdadi, El Xhami li akhlak el Raui, artikulli 508





Miresia e namazit te nates ndersa te tjeret flene

Abdullah ibn Mesudi ka thene:

"Allahu azze ue xhel qeshet me dy persona: 
nje njeri qe qendron ne mes te nates ndersa familja e tij fle,
Ai e pastron veten e tij dhe qendron ne namaz, keshtu 
Allahu qeshet me te. Dhe nje njeri qe takon armikun 
(ne beteje), dhe shoket e tij jane te mposhtur, por ai 
mban qendrimin e tij derisa Allahu azze ue xhel e ben
deshmor."

Burimi: Ebu Bekr El Ajurri, Fadl Kijam el-Lejl, Artikulli 9





Ju me mire te martoheni

Eshte transmetuar se Tawus -Allahu e meshirofte- ka thene:

"Adhurimi dhe devotshmeria e te rinjeve nuk eshte i plote
derisa te martohen."
Ibrahim Ibn Meisurah transmeton se Tawusi i tha atj:
"Ju me mire te martoheni ose une do t'iu them ate qe
Umer Ibn Khatabi i tha Ebu el-Zeuaidit:'Asgje tjeter
pervec paaftesise dhe mekateve nuk iu pengon 
te martoheni."

Burimi:El Dhehebi, Sijar A'am el Nubela



Kater shenjat e mjerimit

Hasan el Basri -Allahu e meshirofte- ka thene:

"Kater shenjat e mjerimit jane: (te kesh) nje zemer te ngurte,
syte e thate (qe nuk qajne), shpresa e gjate (ne lidhje me 
kete jete), lakmia dhe etja per te mbledhur gjera te kesaj
bote." 

Burimi: Ibn Ebi el-dunya, Kitab el-zuhd; artikulli 36



Kater syte

Khalid Ibn Ma'dan, -Allahu e meshirofte- ka thene:

"Nuk ka njeri vecse ai ka kater sy. Dy ne koke me 
te cilet ai shikon ceshtjet e jetes se kesaj bote, dhe
dy ne zemren e tij me te cilet ai veshtron ceshtjet 
e jetes se botes tjeter. Keshtu qe nese Allahu
deshiron mire per robin e tij, Ai i hap syte e zemres
dhe keshtu ai percepton ate qe atij i eshte premtuar
ne boten e padukshme.Keshtu ai eshte i shpetuar
nga denimi i papare permes shperblimit te padukshem
per bindjen e tij."

Burimi: El-Dhehebi, Sijar A'lam El Nubala 4;543



Dy dite dhe dy nete jo si te tjerat

Enes Ibn Malik -Allahu qofte i kenaqur me te- ka thene:

"Jane dy dite dhe dy nete ngjashem me te cilat, askush nuk ka degjuar 
ndonjehere me pare. 1-Dita ne te cilen ju do te merrni lajme rreth
Allahut te Lartesuar; nese ju do te merrni denimin e Tij apo meshiren e Tij,
2-Dita qe do t'iu jepet Libri juaj (i veprave); ose ne doren tuaj te djathte
ose ne te majten tuaj, 1-Se pari ju do te kaloni naten te vetmuar ne varrin
tuaj, nje nate si asnje tjeter qe keni kaluar, dhe ate nate mengjesi i te ciles
do te jete Dita e Rringjalljes, pas te ciles nuk do te kete me nate."

Burimi: Al Mujalasah wa jawair Al-ilm.19.



Dhikri dhe gjumi

Abdullah Ibn Mesud -Allahu qofte i kenaqur me te- ka thene:

"Renia ne gjume kur te kujtohet Allahu eshte nga shejtani, 
e nese ju deshironi ju mund ta provoni kete, kur te shtriheni
dhe doni te bieni ne gjume, perpiquni per te kujtuar 
Allahun azze ue xhel."

Burimi: El Bukhari,  El Adab el Mufrad vell 1, fq 490






Martesa dhe drita e besimit

Ibn Abasi -Allahu qofte i kenaqur me te- ka thene:

Martohuni, sepse nese sherbetori i Allahut ben imoralitet,
Allahu ia rremben driten e imanit dhe mund ose nuk ia
kthen ate atij."

Burimi: Al Tabakat al kubra vell 5, fq 287



Dijetari, sundimtari dhe vellai juaj

Abdullah Ibn Mubarek ka thene:

"Eshte e drejta e nje personi te mencur qe te mos i nencmoje tre (lloje njerezish),
Dijetaret, sundimtaret dhe vellezerit (muslimane). Kushdo qe nencmon dijetaret
do te humbase jeten e tij te pertejme, kushdo qe nencmon sundimtaret do te
humbase jeten e tij te kesaj bote dhe kushdo qe nencmon vellezerit e tij, 
humb karakterin dhe sjelljen e tij te mire."

Burimi: El-Dhehebi, Sijer A'lam el Nubala 17;251



Vellazeria e dobishme dhe dashuria

Abdullah Ibn Abas -Allahu qofte i kenaqur me te- ka thene:

"Duaj per Allahun dhe urre per Allahun,
beje armiqesine tende per shkak te Allahut
dhe besnikerine tende per shkak te Allahut,
se vertete dashuria dhe mbeshtetja e Allahut
arrihet te ruhet permes kesaj. 
Dhe nje njeri nuk do ta shijoje kurre besimin
e vertete -edhe pse ai mund te falet dhe te
agjeroje shume- pervec kur ai eshte i tille.
Sot vellazerimi i njerezve eshte i bazuar 
ne konsiderata te kesaj bote, por kjo nuk
do te beje asgje per ta ne Diten e Rringjalljes."

Burimi: Ibn El Mubarek, Al zuhd wa al Raqa artikull 353