Showing posts with label Menhexhi Selefi. Show all posts
Showing posts with label Menhexhi Selefi. Show all posts

Saturday, April 27, 2013

Rruga e Ehli Sunnetit dhe Xhematit!


Shejkhul Islam Ibn Tejmijeh (rahimehullah
ka thene:


"Sa per tarikah (rrugen) e Ehli Sunnetit dhe Xhematit: 
eshte te ndjekesh etherin (transmetimet) e te Derguarit te Allahut 
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ne fshehtesi dhe haptazi, dhe te ndjekesh 
sebilin (rrugen) e te pareve nga Muhaxhirunet dhe Ensaret, dhe te ndjekesh 
uasijjah (amanetin) e te Derguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem); 


"Ndiqni Sunnetin tim dhe Sunnetin e Prijesave te Udhezuar pas meje, kapuni pas tyre 
fort me dhemballe dhe kini kujdes nga shpikjet sepse çdo shpikje eshte bidat, 
dhe çdo bidat eshte devijim nga rruga e drejte."


Dhe eshte per t'u ditur se fjala me e vertete eshte Fjala e Allahut, 
dhe te dihet se udhezimi me i mire eshte udhezimi i Muhamedit 
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), duke i dhene perparesi Fjales se Allahut 
mbi fjalet e njerezve, dhe t'i paraprije udhezimi i Muhamedit 
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) mbi udhezimin e te gjithe njerezve te tjere, 
dhe ata te cilet mbahen pas kesaj quhen : Ehlul Kitab ue Sunneh 
(Njerezit e Librit dhe Sunnetit).


Dhe ata jane quajtur gjithashtu Ehlul Xhemati: si Xhemat eshte qe te bashkoje 
dhe e kunderta eshte te ndaje ne grupe, dhe fjala "Xhemat" u be nje emer per ata 
qe bashkohen (mbi Hakkun), dhe ixhmaja (konsensusi) eshte nga tre parimet 
mbi te cilat eshte ndertuar dituria islame.


Dhe ata peshojne nga keto tre parime, theniet dhe veprat e fshehta dhe te hapta 
te njerezve te cilat jane te lidhura me fene. Dhe ixhmaja qe ata kapen eshte ajo 
ne te cilen ishin selefu-salih (te paret e mire); sa per ata te cilet erdhen pas tyre 
kane kaq shume ikhtilaf (diferenca) te cilat u perhapen ne ummet."




Prej ekstremizmit...


Shejkhu fisnik Salih el-Feuzan ka thene:


".. Dhe vertet ekstremizmi mund te jete ne çeshtjen e jurisprudences - pasimi i verber, dhe pasimi i verber i partive sektariane, dhe qe eshte nga aderimet fanatike 
ndaj mendimeve te Imameve, tille qe ato (mendime) jane bere sikur te jene zbulesa 
qe jane shpalluar (nga Allahu). Ato (mendime) trajtohen sikur nuk eshte e lejuar 
qe te braktisen per mendimin e sakte dhe ka shume te ngjare (per) mendimin e sakte 
ne baze te deshmive. Kjo eshte ashtu sic ka ndodhur nga pasuesit fanatike te dijetaret 
e fikhut, dhe gjithashtu nga drejtuesit e grupeve sektariane qe sot permbahen fort 
ne grupet dhe partite e tyre, dhe pastaj paralajmerojne kunder askujt tjeter, 
pos veteve te tyre, edhe ne qofte se ata te tjeret, pos tyre, jane ne te verteten..."




Friday, November 2, 2012

Ne mbrojtje te Shejkh Reslanit!


Pyetesi:

O Shejkh, disa studente jane duke thene se Shejkh Muhamed Said Reslan
nuk eshte selefi, dhe kane dyshime rreth tij; ju lutem mund te na 
tregoni se cfare dini ju prej tij, o Shejkh?

Shejkh Ebu Jemin el-Mensuri: 

Une di vetem mire ne lidhje me te dhe se ai eshte Selefi. 
Une dua qe ju te degjoni dhe te kushtoni vemendje; 
Ebu AbduSelam, a jeni duke degjuar?

Pyetesi:

Po Shejkh; une jam duke degjuar.

Shejkh Ebu Jemin el-Mensuri: 

Asnjehere Allahu nuk e bekon nje dijetar apo nxenes dije me sukses
dhe njerezit marrin prej tij, pervec se do te kete (prej) atyre
qe jane xheloz dhe ziliqar, te cilet do te perpiqen ta nenvleftesojne
dhe te flasin keq per te. Vetem xhelozet dhe ziliqaret, te cilet nuk jane 
te njohur per dituri apo cdo lloj te (reputacionit) nderimit, flasin keq 
per te (Shejkh Reslanin). Une do te doja te perseris deklaraten time:

"Une di vetem mire ne lidhje me te (Shejkh Muhamed Said Reslan), 
dhe ata qe flasin keq per te, veprojne keshtu vetem nga xhelozia dhe zilia."


Shejkh Ebu Jemin el-Mensuri


Wednesday, July 11, 2012

Nje parim i Selefizmit!

Sheikh Khalid edh-Dhufejri:

Po ashtu prej shkaqeve shpetuese nga fitnet eshte largimi nga bidatcinjte,
te ruajturit dhe paralajmerimi prej tyre. Ky eshte nje parim selefi,
i njohur tek njerezit e dijes, parim per te cilin ka deshmuar Kurani
dhe Sunneti dhe fjalet e selefeve te devotshem prej sahabeve,
tabi'ineve dhe ata pas tyre. 

Gjithashtu dijetaret kane rene dakord {ixhma} per bojkotimin e bidatcinjeve,
largimin nga ata dhe qendrimin larg tyre. Kete ixhma e ka percjellur me shume
se nje dijetar. Dijetaret kane rene dakord per distancimin nga bidatcinjte,
per mos leximin dhe mos shikimin e librave te tyre, me perjashtim te atij
qe deshiron ti kunderpergjigjet. Por pergjithesissht njeriu duhet te lexoje
dhe te degjoje prej dijetareve dhe te qendroje larg prej bidatcinjeve.
Degjon prej Ehli Sunnetit dhe largohet prej bidatcinjeve.

Ne nuk themi sic thuhet sot, dhe ky eshte nje parim i shpikur dhe i gabuar:
"Merre te verteten dhe lere te koten."

Nuk ka dyshim se ne jemi te urdheruar per marrjen te te vertetes dhe lenien
e se kotes, por ne nuk jemi te urdheruar qe te marrim te verteten prej
bidatcinjeve dhe njerezve te deshirave. Ne e marrim te verteten nga burimi
i kulluar {i paster} dhe e marrim nga vendi ku nuk ka as dyshim e as bidat.

Flet shejkh Khalid edh-Dhufejri
Kontrolloi nga arabishtja: Besmir Cacani


Monday, July 9, 2012

Selefizmi nuk do te perfundoje!

Pyetesi:

O shejkh i nderuar, Allahu iu dhente sukses!
Ka nga ata qe thone se epoka e Selefizmit eshte nje epoke qe ka ardhur 
dhe ka perfunduar dhe ne nuk jemi ne gjendje te zbatojme...

Shejkh Salih el Feuzan e nderpret:

Ajo ka perfunduar per te; sepse ai nuk i do Selefet dhe nuk do te ndjeke
metodologjine e tyre; por per Ehli Sunnetin Selefizmi do te vazhdoje
derisa te behet Kijameti, derisa te behet Kijameti.

Ajo nuk do te perfundoje. Dhe te Allahut jane te gjitha falenderimet!

Fet'ua nga shejkh Salih el-Feuzan
Kontrolloi nga arabishtja: Besmir Cacani