Showing posts with label Perkujtim. Show all posts
Showing posts with label Perkujtim. Show all posts

Thursday, July 18, 2013

Terauite e Selefeve krahasuar terauite e diteve tona

Shpjeguar nga shejkh Muhamed Ibn Hadi


Keshtu, kur vjen Ramazani mos e humbisni faljen e Terauive me njerezit. 
Eshte mbi ju te qendroni gjate nates ne namaz. Kjo eshte çeshtja e trete. 
Dhe te gjitha lavderimet i takojne Allahut, tani recitimi eshte i lehte - o vellezer. 
Recitimi yne eshte i lehte, jashtezakonisht i lehte. Nje xhuz (recituar) ne dhjete rekate 
nese ai e ben recitimin e tij te gjate. Dhe ne qofte se ju jeni ne Harem te Mekes 
ose Medines ose ne xhami qe falen njezete rekate (ju do te thoni) ku shkoi xhuzi? 
Recitimi eshte shume i lehte ne cdo rekat.


Sa i perket Selefu Salih, Allahu paste meshire per ta, ata shikonin se nese surja el-Bekare recitohej ne dhjete rekate gjate Ramazanit, atehere imami i namazit shkonte lehte per ta. Nese surja el-Bekare u recitonte ne dhjete rekate atehere ata shikonin nese ai e kishte bere namazin te lehte per ta.


Sot ne bejme tre nete ose kater nete, ose dy ose gjysmen e nates, per te recituar suren 
el-Bekare, nese ne shkojme per ta mbaruar ate, e vertete apo e gabuar?


Ata e kishin zakon te recitonin suren el-Bekare ne tete rekate, keshtu qe nese nje imam vinte dhe i udhehiqte ata ne namaz, duke perfunduar suren el-Bekare ne dhjete rekate, 
ata do te thoshin: Allahu ta shperblefte me te mira, ai ishte i lehte per ne. 
Kush do te mbetet me ju sot pas kesaj? Namazi jone eshte i lehte tani.





Sunday, May 5, 2013

Ne qeshim, megjithate - kush e di?


Hasan el-Basri 
-Allahu e meshirofte- ka thene: 


"Ne qeshim, megjithate - kush e di? - Ndoshta Allahu ka shikuar 
ne disa prej puneve tona dhe ka thene: "Une nuk do te pranoj asgje prej jush". 
Mjere per ty, o biri i Ademit! A je ne gjendje te luftosh me Allahun? 
Kushdo qe nuk i bindet Allahut i ka shpallur lufte Atij. 


Pasha Allahun! Kam takuar shtatedhjete sahabe 
qe kishin marre pjese ne luften e Bedrit. 
Rrobat e tyre ishin gati krejtesisht prej leshi. 
Sikur t'i kishit pare ata do te thonit se jane te çmendur. 


Dhe nese ata do te kishin pare me te mirin prej jush do te thonin: 
"Keta njerez nuk do te kene pjese ne boten tjeter." 
Sikur te kishin pare me te keqin mes jush do te thonin:
 "Keta njerez nuk e besojne Diten e Gjykimit." 


Une kam pare njerez tek te cilet kjo bote 
ishte me e pavlere sesa dheu nen kembet e tyre. 


Gjithashtu, kam pare njerez te cilet kur ktheheshin ne shtepi 
ne mbremje, nuk gjenin me shume se pjesen e tyre te ushqimit 
dhe megjithate thonin: "Une nuk do ta ha te gjithen. 
Nje pjese te saj do ta jap per hir te Allahut" 


Pastaj e jepte sadaka ate pjese prej ushqimit te tij, 
edhe nese ai ishte me nevojtar per te sesa marresi i saj."


(Rrefehet prej Alkama Ibn Marthad nga Ebu Nu'ajm ne Hilje el-Eulija')


Vertet besimtari ne kete Dunja eshte si i huaj...


Prej Hasan el-Basrit 
- Allahu e meshirofte- i cili ka thene:


"Vertet besimtari ne kete Dunja eshte si i huaj, 
ai nuk i dorezohet poshterimit te Dunjase, ai as nuk konkurron me njerezit e Dunjase 
per nder te kesaj Dunjaje.


Njerezit sipas tij jane te relaksuar, ndersa shpirti i tij, sipas tij eshte i zene (me boten 
tjeter). Si rezultat Tuba (nje peme ne Xhenet) eshte per robin e Allahut i cili fiton 
miresine dhe paraqet nje veper te virtytshme per nje dite kur ai do te jete 
i varfer dhe ne nevoje. (dmth ne Diten e Gjykimit). "


[Zuhd nga Ahmedi 333/Muhasib en-Nefs nga Ibn Ebi Dunja 78]


Saturday, April 27, 2013

Ilaçi me i mire i zemres!


Ibn Kajimi, 
Allahu e meshirofte, 
ka thene:


"Me pak fjale, nuk ka asgje me te dobishme per zemren sesa leximi i Kuranit 
dhe me meditim dhe reflektim. Kurani perfshin te gjitha nivelet e udhetareve, 
kushtet e punetoreve, dhe vendet e atyre qe posedojne dituri. 


Eshte Kurani qe gjeneron dashuri, deshire, frike, shprese, pendim, mbeshtetje, 
kenaqesi, besim, mirenjohje, durim dhe pjesen tjeter te gjendjeve te ndryshme 
qe jane jeta e zemes dhe persosja e saj. Gjithashtu, ai largon te gjitha karakteristikat 
dhe veprat qe shkaktojne çoroditjen dhe prishjen e zemres.


Nese njerezit do te kishin nje realizim te asaj qe lexohet ne Kuran perfshire meditimin, 
ata do t'i perkushtonin veten atij (Kuranit) ne kurriz te cdo gjeje tjeter. Kur njeriu 
e lexon ate me reflektim dhe ai vjen neper ndonje ajet qe ai eshte ne nevoje, 
per kurimin e zemres se tij, ai e perserit ate, edhe nese ai vepron keshtu 
njeqind here apo tere naten. 


Prandaj, te recitosh nje ajet te vetem te Kuranit me perqendrim dhe reflektim 
eshte me mire se te lexosh Kuranin me perfundim, pa ndonje meditim apo reflektim. 
Eshte gjithashtu shume e dobishme per zemren dhe me e favorshme per ngritjen e imanit dhe te shijuarit e embelsise se Kuranit.






Saturday, April 6, 2013

"O vendet e namazit te nates, ku jane vizitoret tuaj?"


Ibn Xheuzi, 
Allahu e meshirofte ka thene:


"Sa te shkelqyer jane ata njerez te cilet kane braktisur endrrat e embla, 
terhequr nga ajo qe i ngriti kembet e tyre. Duke qendruar per te lodhur vetet 
e tyre ne erresire, duke kerkuar nje pjese te bekimit. 


Kur vjen nata ata ngrihen, dhe kur arrin dita ata nxjerrin mesime nga ajo. 
Kur shikojne ne gabimet e tyre ata kerkojne falje, dhe kur mendojne rreth 
mekateve te tyre ata qajne dhe ndjehen te brengosur. 


O banesat e te dashurve, ku jane banoret tuaj? 
O vendet e sinqeritetit, ku jane banoret tuaj? O vendet e te devotshmeve, 
ku jane njerezit tuaj? O vendet e namazit te nates, ku jane vizitoret tuaj? 


Pasha Allahun, une kam udhetuar perreth dhe i gjeta keta njerez te zhdukur. 
Ata te cilet e kishin zakon te qendronin zgjuar gjate nates jane larguar 
dhe kane mbetur dashamiret e gjumit. Keto kohe perpiqen te shijojne epshin 
per te zvendesuar agjerimin."




Permendja e njerezve eshte semundje...


Abdullah Ibn Aun, 
Allahu e meshirofte, ka thene:

"Permendja e njerezve eshte semundje dhe permendja e Allahut 
eshte sherim."


El-Hafidh Edh-Dhehebi, Allahu e meshirofte, ka thene:

"Une thashe:"Sigurisht, pasha Allahun! Keshtu, eshte e habitshme se si 
ne dhe injoranca jone e leme kuren dhe fillojme semundjen?"


Allahu, me i Larti, ka thene:

"Pra, ju me kujtoni Mua (me adhurime), Une ju kujtoj juve (me shperblim)." 
[2:152]


dhe Ai ka thene:
"Dhe permendja e Allahut eshte me e madhja (e adhurimeve)" 
[29:45}


dhe Ai ka thene:
"Ata qe besuan dhe me te permendur Allahun, zemrat e tyre qetesohen; 
pra ta dini se me te permendur Allahun zemrat qetesohen." 
[13:28]


Megjithate, kjo nuk arrihet pervec me suksesin e Allahut. Dhe kushdo 
qe therret vazhdimisht Allahun dhe vazhdon duke trokitur ne dere, 
ajo do te jete e hapur per te."



Sijar 'Alam En-Nubala: 6/369



Monday, April 1, 2013

Ulja e shikimit!


Eshte transmetuar se Selman El-Farisi 
-Allahu qofte i kenaqur me te- 
ka thene:

"Une do te preferoja qe te vdes dhe te ringjallem, te vdes dhe te ringjallem, 
dhe perseri te vdes dhe te ringjallem se sa te shikoj pjese private te trupit 
te nje Muslimani ose per nje Musliman per te pare te miat."

[Imam Ahmedi, El-Zuhd fq.192. Dar El-Kutub El-Ilmijeh. Beirut, Liban]


Eshte transmetuar se Abdullah Ibn Umer 
-Allahu qofte i kenaqur me te- 
ka thene:

"Vertet pjese e nenvleftesimit se besimit mbi ju eshte te shikoni brenda 
apartamenteve dhe shtepive (te njerezve te tjere)."

[Ibn Ebi El-Dunya, Kitab El-Uera, artikulli 71]


Eshte transmetuar se Enes Ibn Maliku 
-Allahu qofte i kenaqur me te- 
ka thene:

"Nese nje grua kalon para jush, ulini syte tuaj deri sa ajo te kaloje."

[Ibid, artikulli 72]


Eshte transmetuar se El-Ala ibn Zijad 
-Allahu qofte i kenaqur me te- 
ka thene:

"Mos e leni shikimin tuaj te ndjeki pamjen e kendshme te nje gruaje [kur ajo kalon], 
se vertet shikimi shkakton deshiren ne zemer."

[Ibid. artikulli 77]


Eshte transmetuar ne autoritetin e El-Uaki ibn El-Xherrah:

"Ne dolem jashte nje bajram me Sufjan eth-Theurin dhe ai tha:
" Gjeja e pare qe ne do te bejme kete dite tonen eshte te ulim shikimin tone."

[Ibid. artikulli 66]


Eshte transmetuar se Hasan ibn Ebi Sinan -Allahu e meshirofte- doli nje Bajram 
dhe kur ai u kthye ne shtepi gruaja e tij i tha:" Sa gra te bukura ke pare sot?" 
Pasi ajo vazhdoi duke e pyetur ate, ai tha:
"Mjere per ty! Une nuk kam shikuar ne asgje tjeter veç shputes sime 
prej kur dola jashte deri kur u ktheva tek ti!"

[Ibid. artikulli 68]





Jeta eshte nje udhetim!


Qe nga momenti i krijimit, njeriu eshte ne nje udhetim. 
Ai eshte nje udhetar dhe nuk i lejohet te ndalet pervec kur te arrije 
ne Xhenet ose ne Zjarr.


I mençuri ne mesin e tyre eshte ai qe e di se udhetimi eshte i bazuar ne veshtiresi dhe rrezik. Zakonisht eshte e veshtire per te kerkuar kenaqesi dhe lehtesim gjate tij (udhetimit), qe jane per t'u fituar mbasi ai (udhetimi) eshte perfunduar.


Çdo hap dhe  çdo ankese bërë gjate udhetimit nuk do ta ndalojne ate.


Eshte deshmuar se udhetari pergatit furnizimet, te cilat do ta marrin ate ne perfundimin final. Dhe nese ai ndalon, fle apo qendron, ai eshte duke bere keshtu duke u pergatitur vete per te perfunduar udhetimin e tij.


Referencat: El-Feuaid -Ibn Kajjim (Rahimehullah) faqe 315


Wednesday, March 20, 2013

Selefet dhe menyra se si e çmonin kohen!


Hasan el-Basri ka thene:

"O biri i Ademit, ti nuk je asgje tjeter vetem se nje grumbull ditesh. 
Me kalimin e një dite, kalon edhe nje pjese e jotja".

Edh-Dhehebi, "Sijar A'lam en-Nubala" (4/585)


Hasan el-Basri ka thene:

"Kam takuar disa njerez te cilet ishin me koprrace per kohen e tyre 
se sa per parate e tyre."

El-Baghaui, "Sherh es-Sunneh" (14/225)


Hasan el-Basri i keshilloi shoket e tij duke thene:

"Mos u preokupo me kenaqesite kalimtare te kesaj dunjaje dhe te harrosh Ahiretin, 
jeta jote eshte e shkurter, keshtu qe nxito dhe mos e shtyj punen e sotme per neser, sepse ti nuk e di kur do te vdesesh dhe do te takohesh me Allahun."

Hiljet el-Eulija (2/140)


"El Kasim Ibn Asakir ishte informuar se Sulejm Ibn Ejub i jepte shume rendesi 
kohes se tij. Ai kurre nuk humbiste kohe pa disa vepra te dobishme. 
Ai ose shkruante libra, jepte ligjerata ose lexonte."

Edh-Dhehebi, "Sijar Alam en-Nubala" (17/646)


Ebu el-Uefa Ali Ibn Akil ka thene:

"Une nuk lejoj te humb asnje ore te jetes sime. Edhe kur une nuk jam duke dhene 
ligjerata ose duke lexuar, mendja ime do te vazhdoje te preokupohet me disa ceshtje
ndersa une jam i shtrire; dhe nuk do te ngrihem derisa te gjej dicka te dobishme 
per te shkruar. Dhe une ende e gjej veten duke u perpjekur per diturine
ne vitet tetedhjete te miat me shume se kur isha ne njezetat e mia."

Ibn el-Xheuzi, "El-Muntadham" (9/214)


Burimi:"Mencuria e te mencurve" 
nga AbdulAziz Ibn Nasir el-Xhelil & Baha Adin Ibn Fetah Aki