Tuesday, October 16, 2012

Kategorite e Sunetit!


Pyetja:

Sa kategori te Sunetit ekzistojne?


Pergjigja:

Suneti mund te klasifikohet ne tri kategori:
(1) Theniet gojore, (2) Veprimet, (3) ose miratimet
e bera nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).

Ekziston nje kategori e katert, e cila eshte e lidhur
me karakteristikat e tij morale dhe fizike (paqja qofte
mbi te).

Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, 
familjen dhe shoket e tij.


Komisioni i perhershem per kerkime shkencore dhe fet'ua


Friday, October 12, 2012

Këshilla e shejkh Uthejminit për ata që thërrasin në fenë e Allahut!


Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin: 


Me dashamirësi, me butësi, me anë të të bindurit, 
me argument fetar dhe teorik.

Argumenti fetar është Kur’ani dhe Sun-neti.
Argumenti teorik është logjika.

Sepse kafiri (mosbesimtari) mund të mos e pranojë 
Kur’anin dhe Sun-netin, por nëse ia argumenton atij 
me anë të logjikës, ai e pranon.

Gjithashtu ju porosis që ti thirrni ata (në fenë e All-llahut) 
me anë të veprës. Da’we përmes veprave.


Kontrolloi nga arabishtja: Astrit Hoxha


Keshilla e shejkh Uthejminit per ata qe therrasin ne fene e Allahut




Flet shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin


Kërkimi i të njëjtës pyetje nga disa dijetarë!


Pyetja : 
Cili është mendimi i shkelqësisë suaj në lidhje me atë person 
që pyet një dijetar për një mes’ele, pastaj kalon (shkon) tek një dijetar tjetër 
dhe e pyet atë për të njëjtën mes’ele?

Përgjigja : 
Ky (person) është një lojacak, i cili shijon mendimet, kushedi mund të jetë 
një njeri me qëllim të keq; kërkon (të gjejë) përplasjen e dijetarëve, 
pastaj fillon e thotë: 
ka thënë filani (filan dijetarë) kështu dhe ka thënë filani (filan dijetar) kështu.

Ky (veprim) nuk lejohet absolutisht (kurrë).

Së pari: nëse dëshiron të pyesësh mos pyet këdo, (por) pyet atë të cilin 
ke besim në diturinë dhe në fenë e tij; dhe atë që i është dhënë leje 
për të dhënë fetwa,  pyete atë dhe merre mendimin e tij. 
Mos shko tek ndonjë i dytë e as tek ndonjë i tretë.
Merre mendimin e atij që të ka dhënë fetwa, i cili duhet të jetë 
prej dijetarëve dhe të devotshmëve.

“...Pyesni dijetarët nëse nuk dini” Nahl:43.

(Pyesni) dijetarët: ata të cilët kanë dituri dhe devotshmëri.


Fet'ua nga shejkh Salih el Feuzan
Kontrolloi nga arabishtja: Astrit Hoxha

Kerkimi i te njejtes pyetje nga disa dijetare




Fet'ua nga shejkh Salih el Feuzan


Saturday, October 6, 2012

Ajo eshte nje besimtare edhe pse urren qe bashkeshorti i saj te praktikoje poligamine!


Pyetja:

Allahu iu shperblefte me te mira i nderuar shejkh.
Ky pyetes thote:

Nese gruaja urren qe burri i saj te martohet serish me nje grua te dyte, 
megjithese ajo e di se kete e ka zbritur Allahu ne Librin e Tij dhe e ka bere 
te lejuar. A konsiderohet urrejtja e saj si urrejtje e asaj qe ka zbritur Allahu?


Shejkh Salih el-Feuzan:

Kjo pyetje eshte perseritur disa here.  Kjo eshte urrejtje e natyrshme 
e nuk eshte urrejtje fetare.

Ajo nuk po urren ate qe ka zbritur Allahu. Ajo eshte besimtare dhe muslimane.
Mirepo kjo (lloj urrejtjeje) eshte nga xhelozia femerore. Kjo eshte xhelozia 
ne mesin e grave.

Eshte vetem pjese e urrejtjes natyrore. Nuk eshte urrejtje e asaj qe ka zbritur Allahu.
Por eshte vetem urrejtje per shkak te xhelozise.

Fet'ua nga shejkh Salih el Feuzan
Kontrolloi nga arabishtja: Ebu Akil


Ajo eshte nje besimtare edhe pse urren qe bashkeshorti i saj te praktikoje poligamine!




Shejkh Salih el-Feuzan


Cili nga prinderit e divorcuar merr kujdestarine e femijeve?

Pyetje:

Cili nga prinderit e divorcuar merr kujdestarine e femijeve, nena apo babai?
C'fare ndodh nese ndonjeri prej prinderve eshte nje person i njohur si i pabindur?

Pergjigje:

Gruaja e divorcuar ka te drejte per te rritur femijet deri ne 7 vjec, per aq kohe sa 
ajo eshte njeri i drejte. Pas 7 viteve, pastaj femija zgjedh.

Nese femija zgjedh te qendroje me ate dhe ajo eshte e drejte dhe ajo e ka rritur 
me pare femijen sic duhet, atehere femija mbetet me te.

Nese jo (as femija nuk e zgjedh ate, ose ajo nuk e ka rritur sic duhet), 
atehere femija i jepet pastaj te atit, persa kohe qe ai eshte njeri i drejte.

Nese babai eshte treguar haptazi si i pabindur ose i paafte per te rritur 
ne menyren e duhur femijen, atehere femija mbetet me nenen. Dhe ne qofte se 
nena eshte njohur si e pabindur ose e paafte per te rritur femijen ne menyren 
e duhur, atehere babai merr kujdestarine e femijes.

Shejkh Wasee Allah Abas, ligjerues ne Qabe, Instruktor ne "Umm Al-Quraa" Universiteti ne Meke. http://bakkah.net/interactive/q&a/aawa009.htm


Shikimi i televizorit!

Pyetja:

Nese nje grua viziton nje grua tjeter dhe gruaja, qe eshte duke u vizituar 
ka nje televizor.  A eshte e lejuar per ta pare ate?

Pergjigja:

Ne pergjithesi, nuk eshte e lejuar per te pare televizor nese transmetimi 
eshte shoqeruar me luajtjen e instrumenteve muzikore dhe baterive, 
si dhe transmetimi i dhene nga nje mashkull.

Kjo sepse gruaja do te perfundoje duke e pare nga kurreshtja kete burre 
ne transmetim, ndersa grate jane urdheruar te mos e pelqejne (ta urrejne) 
veshtrimin e burrave (jashte deshires seksuale).

Keshtu qe nese transmetimi nuk permban muzike ose mashkull 
duke transmetuar atehere eshte e lejuar, por eshte mire per te t'i largohet 
shikimit te televizorit, dhe ne vend qe te preokupohet me veten e saj ku te tjeret 
do te perfitojne prej saj, dhe kjo eshte ajo qe eshte bere 
e detyrueshme mbi ne.

Televizori permban nje numer ligesish, prej tyre eshte pamja e fotografive 
dhe eshte transmetuar se Profeti alejhi selam ka thene:

"Engjejt nuk hyjne ne shtepine qe ka qen ose fotografi ne te."

Dhe kjo eshte rene dakord nga el-Bukhari dhe Muslim nga transmetimi 
i Talhas, dhe ne cdo rast e keqja e te shikuarit televizor eshte shume 
me e madhe se c'fare ai perfshin (prej perfitimit).

Autor: Umm Abdilah el Waadaa'yah (hafidhahAlllah)


Wednesday, October 3, 2012

Nje grua e kenaqeshme!


Nje grua e kenaqeshme

Ibn el Xheuzi (rahimehullah) ka thene:
"Sejar transmetoi prej Rijah i cili ka thene:

"Nje grua u permend tek une, keshtu qe une e martova ate. 
Sa here qe ajo perfundonte faljen e namazit te darkes,
ajo do te parfumoste veten, stoliste veten me temjan,
dhe vishte rrobat (fine) te saj; 
pastaj ajo me afrohej mua dhe thoshte:"A keni ndonje nevoje?" 
Nese une thoja po, ajo do te qendronte me mua dhe nese une thoja jo, 
ajo do te hiqte rrobat (fine) te saj dhe do te qendronte per (namaz) 
deri ne mengjes. 

Rijah ka thene:"Pasha All-llahun,
ajo me te vertete me ka kenaqur mua."

Referencat: sifatus safua, fq.116





Monday, September 17, 2012

Rëndësia e Mekës për muslimanët


Pyetje:
Sa e rendesishme eshte Meka per boten muslimane?

Pergjigje:
Allahu e ka bere Meken nje vend turistik per njerezimin, 
nje vend te sigurt dhe nje vend te shenjte, 
ku pelegrinet dhe dijetaret mund te mblidhen per te kryer 
ritualet e Haxhit dhe te Umres (pelegrinazhi me i vogel), 
ne nje atmosfere qetesie dhe rehatie, duke shpresuar 
per shperblimin e Allahut dhe duke iu frikesuar denimit 
te Tij (i Madheruar qofte Ai).

Ajo eshte nje vend ku muslimanet njohin njeri-tjetrin, 
keshillojne dhe konsultohen me njeri-tjetrin mbi çeshtjet 
qe lidhen me jeten e tyre fetare dhe te kesaj bote. 
Ajo gjithashtu eshte nje vend ku shperblimi per kryerjen 
e namazit dhe veprave te mira shumefishohet.

Allahu na dhente sukses! Paqja dhe bekimet qofshin 
mbi Pejgamberin Muhamed, familjen dhe shoket e tij! 

Komisioni i perhershem per kerkime dhe fet'ua, (nr.3056)


Saturday, September 15, 2012

Vellezerit tane po vriten ne cdovend


Pyetja:

Allahu iu shperblefte me te mira, i nderuar shejkh, ky pyetes thote:
Ka disa njerez qe ndezin emocionet e te rinjeve duke u thene:

“Vellezerit tane po vriten ne cdo vend!”

dhe therret ne emer te Xhihadit dhe ne braktisjen e bindjes ndaj prijesit 
ne kete ceshtje. A mund te na jepni disa udhezime ne lidhje me kete teme?


Shejkh Salih el-Feuzan:

Nese vellezerit po vriten ne cdo vend,
a te vrasim femijet tane, te shkaterrojme shtepite tona dhe Muslimanet.

Kjo ngjall armiqesi, ata gezohen me kete, ata vellezerit tane ne cdo vend,
dhe gezohen me shperthimet qe po ndodhin ne vendet tona.

A Xhihad eshte ky? A eshte kjo mposhtje per armiqte tane?
Kjo eshte mposhtje per ne, kjo eshte mposhtje per Muslimanet. Po.


Fet'ua nga shejkh Salih el-Feuzan
Kontrolloi nga arabishtja: Ebu Akil


Vellezerit tane po vriten ne cdovend




Fe'tua nga shejkh Salih el-Feuzan