Tuesday, April 16, 2013

Mbajtja e Nikabit!



Pyetje:

Une jetoj ne nje fshat ku grate nuk i mbulojne fytyrat e tyre 
(kur jane ne prani te jo-mahremeve); Dhe (ne te njejten menyre) une deshiroj 
ta zbuloj fytyren time, keshtu qe, a ka ndonje mekat mbi mua nese e bej kete, 
meqenese mbajtja e Nikabit shkakton qe njerezit te kthehen dhe te shikojne?


Shejkh Muhamed Ibn Abdil-lah es-Subejjil:

Nuk eshte e lejuar per gruan te dale ne prani te burrave (jo-mahrem) 
me fytyren e saj te zbuluar - mbulimi i fytyres eshte obligim. 


Sa per te tjeret te cilet e kritikojne ne lidhje me te, 
atehere (perballja e saj me) kete (sjellje) eshte nga (arsyet) te cilat, 
Allahu e shumfishon shperblimin e saj (per mbajtjen e Nikabit). 


Asaj i kerkohet te jete e durueshme ne bindje ndaj Zotit te saj, 
dhe te pres shperblimet (nga Ai). Pra, ajo duhet t'i leje keto gjera 
qe e shqetesojne ate, e as te mos shqetesohet rreth (atyre qe thone) njerezit 
ndersa ajo eshte ne bindje ndaj Allahut (Subhanehu ue Te'ala).


Dhe me Allahun qendron i gjithe suksesi.


Fetaua ue Rasa.il Mukhtarah faqet 560-561



Vëllazërimi në Islam. Ai që e do Xhenetin, duhet të dojë çdo Musliman!




Ai që e do Xhenetin, duhet të ketë Iman, 
dhe duhet të doje çdo Musliman, 
duhet të dojë çdo Besimtar.



Mos mendoni keq për një fjalë...


Umer Ibn el-Hatab 
ka thene :


لا تظن بكلمة خرجت من أخيك المؤمن شرا, وأنت تجد لها في الخير محملا


"Mos mendoni keq për një fjalë që e thotë vëllai jot besimtar, 
për aq kohë sa ajo mund të interpretohet në një mënyrë të mirë."




Cili është gjykimi në shëtitjen pa mahrem brenda dhe jashtë qytetit?


Pyetje: 

Ne jemi një familje e madhe e kemi një shofer, i cili na drejton në shkolla, 
tregje, dhe vizita tek të afërmit tanë. Cili është gjykimi në shëtitjen tonë, 
-ne jemi femra- me të brenda dhe jashtë qytetit, duke pasur parasysh se 
nuk kemi burra me ne, në makinë?


Përgjigje:

 Nuk ka asnjë të keqe në këtë, në qoftë se ka dy ose më shumë femra 
për aq kohë sa nuk ka asnjë shkak të dyshimit.


Nuk ka asgjë të keqe per të shkuar me të në shkollë apo diku tjetër.


 Në qoftë se është e mundur që të ketë një njeri me ju, kjo do të jetë 
shumë më mirë, por kjo nuk është një domosdoshmëri.


Khulwah (të qenurit vetëm me një anëtar të gjinisë së kundërt) do të mund 
të shmanget vetëm duke pasur një grua apo burrë së bashku, që nuk ka arsye 
për të dyshuar, pasi nuk është e mundur që gjithmonë të ketë një mahrem 
(bashkëshort ose të aferm që nuk lejohet martesa) në dispozicion.


Megjithatë, nëse distanca është shumë larg, apo një grua është duke shkuar 
për të udhëtuar, nuk është e lejuar për të udhëtuar pa një mahrem.


Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ka thënë: 


"Një grua nuk duhet të udhëtojë përveç se me një mahram." 
(Bihet dakord nga imamët Buhariu dhe Muslimi)


Është gjithashtu e nevojshme që të veshin hixhabin (mbulesen) dhe te kene kujdes 
nga shkaqet e tundimit për të shmangur ndonjë dëm të pritur.



Komisioni i përhershëm për kërkime dhe fet'ua


Friday, April 12, 2013

Këshilla dhe udhëzime për gratë muslimane nga Shejkh Ahmed Bazmul


Shejkh Ahmed Bazmul Allahu e ruajt, është pyetur:


Ne kërkojmë nga ju disa udhëzime për gratë në lidhje me përhapjen e Davetit Selefi 
dhe gjithashtu rritjen dhe edukimin e fëmijëve mbi këtë menhexh të saktë.


Shejkh Ahmed Bazmul:


Nuk ka asnjë dyshim se nëna është një mësuese brenda shtëpisë dhe një edukatore 
për fëmijën e saj, kështu që është per atë, para së gjithash që të marrë dituri të fesë 
dhe  të  kuptojë edhe nga mësimet e dijetarëve dhe librave të tyre se çfarë është 
metodologjia e selefëve.


Pastaj pas kësaj, të mësoje dhe edukojë fëmijët e saj mbi këtë. 
Në të vërtetë në këtë është një miresi e madhe -nëse do Allahu i Lartësuar . 
Gjithashtu është mbi nënën që të dijë në lidhje me fëmijën që ajo është duke e rritur 
ne menhexhin Selefi- dhe kjo është diçka që edhe babai duhet ta dijë- është se 
ky djalë i ri apo vajzë e re, nëse në të vërtetë ata jane rritur në menhexhin Selefi 
dhe me vepra të mira, atëherë çdo vepër e mirë që ata kryejnë, ju do të keni 
shpërblim për të, pa zvogëlim nga çdo shpërblim i tyre.


Në të vërtetë Profeti (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) ka thënë: 


"Kushdo që thërret për diçka të mirë do të ketë shpërblimin e atyre që e ndjekin 
atë në atë të mirë dhe kjo nuk do të pakesoje nga shpërblimi i tyre".


Ai gjithashtu ka thënë: 


"Ai që i tregon tjetrit të mirën, 
do të ketë sërën e shpërblimit të atij që e bëri veprën".


Kështu që për nënën është të jetë e zellshme në mësimin e të mirës fëmijëve të saj 
dhe se ajo duhet të dijë në qoftë se djali i saj apo vajza e përhap këtë të mirë, 
mirësia nga bija juaj (ose biri), dhe marrësit e asaj diturie 
gjithashtu do t'ju sjellin dobi.


Gjithashtu Profeti Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: 


"Të gjithë ju jeni barinj dhe të gjithë ju jeni përgjegjës për tufën tuaj".


Pastaj ai tha: 


"Dhe gruaja është si një bari në shtëpinë e saj 
dhe ajo është përgjegjëse për tufën e saj."


Ju i gjeni disa gra që thonë: 


"Unë nuk kam të bëjë me këtë, kjo është përgjegjësia e baballarëve, 
unë nuk po e mësoj fëmijën."


Ky është një gabim, sepse i Dërguari (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë për ju, 
nëse ju jeni në gjëndje dhe të kualifikuara për të mësuar metodologjinë e vërtetë, 
apo të drejtoni në metodologjinë e vërtetë, ai është duke thënë se ju jeni përgjegjëse.
Çfarë keni bërë në lidhje me fëmijën tuaj? Ju e shihni atë (djalin) apo atë (vajzën) 
duke dëgjuar pavërtetësi ose duke vepruar vepra të mosbindjes dhe nuk i urdheroni 
ata me të miren apo t'i ndaloni nga e keqja.


Gjithashtu u përmend në biografinë e Imam Esh-Shafi'ut (Allahu e mëshiroftë), 
që nga ata që kanë luajtur një rol të madh në edukimin e tij mbi diturinë 
dhe mbi metodologjinë e saktë ishte nëna e tij.


Ajo i thoshte atij: "Mos shko tek Hafs-i, sepse ai është bidatçi," 
dhe ajo do ta ndalonte atë nga shkuarja tek ai. Pra, këshilla ime për nënat së pari 
dhe më kryesorja është që të marrin diturinë e Fesë ('ilm Esh-Sha'ri). Çfarë është 
kuptimi i marrjes së diturisë së fesë? Kjo nuk do të  thotë që ju duhet të mësoni 
çdo aspekt të dijes dhe që të beheni një student i dijes apo një dijetar, 
për shkak se ju keni disa gra që thonë: "Unë nuk jam në gjendje për ta bërë këtë".


Ne po ju themi: kjo nuk është ajo çka nënkuptohet, përkundrazi ajo që nënkuptohet 
është se ju merrni diturinë e fesë për të cilën jeni në nevojë dhe çfarë ju duhet 
për të mësuar fëmijët tuaj. Kjo është diçka e lehtë dhe nuk është e vështirë. 


Ndoshta ju uleni dhe humbni kohë duke u folur motrave të tjera dhe ju e humbni 
kohën tuaj në gjëra që nuk kanë dobi dhe dilni me motrat dhe vizitoni të afërmit 
dhe nganjëherë kjo ndodh me kalimin e ditëve, netëve dhe nganjëherë javëve 
duke humbur këtë kohë. A nuk mund të kishit shpenzuar një orë ose gjysmë ore 
ulur me fëmijën tuaj duke e mesuar atë?


Ju mësojini ata, pastaj shikoni se si ata përgjigjen, pastaj mësojini ata 
dhe pastaj shikoni se si ata përgjigjen dhe kështu me radhë e kështu me radhë. 
Kjo mund të ndodhë në minuta. Sa herë rriten femijet dhe kujtojnë këshillën e nënës 
dhe babait të tyre dhe ata thonë: "Ato me mësuan mua këtë apo atë", dhe kjo është 
e dobishme në situata të pavendosura. 


Pra nuk ka dyshim, nëna dhe babai janë nga njerëzit më të dashur që fëmija i tyre 
merr (prej tyre) atë që është e mirë. Pra, këshilla ime për ta është që së pari 
të mësojnë, pastaj të veprojnë mbi atë që ata e dinë, sepse prindi është gjithashtu 
një shembull. Ata nuk duhet të thonë: "O fëmija im mos dëgjo muzikë, pastaj ata vetë
 shkojnë dhe e dëgjojne atë". Mos i thoni atyre që dijetarët thone se anashidet 
(ilahite) janë te palejueshme, por më pas ju të shkoni dhe të dëgjoni anashide. 
Kështu që ajo (nëna) duhet të jetë një shembull dhe të veprojë (sipas asaj që 
ajo e di), atëherë ajo e mëson fëmijën e saj dhe e praktikon këtë.


Unë gjithashtu e këshilloj atë që të përdor mirësjellje dhe butësi me fëmijën e saj 
dhe t'i lë fëmijës te dijë se ajo e do atë (djalin) apo atë (vajzën). Çështja të mos jetë 
që ajo t'i rrahë ata apo t'i godasë ose të flasë ashpër me ta, përveç atij (rasti kur) 
e kërkon nevoja. Pra, butësisht dhe duke i treguar fëmijës (-ve) te saj se ajo 
i do ata, (kjo) do të bej që fëmija te ndjekë nënën e tyre.






Saturday, April 6, 2013

"O vendet e namazit te nates, ku jane vizitoret tuaj?"


Ibn Xheuzi, 
Allahu e meshirofte ka thene:


"Sa te shkelqyer jane ata njerez te cilet kane braktisur endrrat e embla, 
terhequr nga ajo qe i ngriti kembet e tyre. Duke qendruar per te lodhur vetet 
e tyre ne erresire, duke kerkuar nje pjese te bekimit. 


Kur vjen nata ata ngrihen, dhe kur arrin dita ata nxjerrin mesime nga ajo. 
Kur shikojne ne gabimet e tyre ata kerkojne falje, dhe kur mendojne rreth 
mekateve te tyre ata qajne dhe ndjehen te brengosur. 


O banesat e te dashurve, ku jane banoret tuaj? 
O vendet e sinqeritetit, ku jane banoret tuaj? O vendet e te devotshmeve, 
ku jane njerezit tuaj? O vendet e namazit te nates, ku jane vizitoret tuaj? 


Pasha Allahun, une kam udhetuar perreth dhe i gjeta keta njerez te zhdukur. 
Ata te cilet e kishin zakon te qendronin zgjuar gjate nates jane larguar 
dhe kane mbetur dashamiret e gjumit. Keto kohe perpiqen te shijojne epshin 
per te zvendesuar agjerimin."




Suretu el-Fatiha dhe Suretu el-Fexhr!




Suretu el-Fatiha dhe Suretu el-Fexhr me titrim ne shqip
recituar nga Hani ar-Rifai.


Permendja e njerezve eshte semundje...


Abdullah Ibn Aun, 
Allahu e meshirofte, ka thene:

"Permendja e njerezve eshte semundje dhe permendja e Allahut 
eshte sherim."


El-Hafidh Edh-Dhehebi, Allahu e meshirofte, ka thene:

"Une thashe:"Sigurisht, pasha Allahun! Keshtu, eshte e habitshme se si 
ne dhe injoranca jone e leme kuren dhe fillojme semundjen?"


Allahu, me i Larti, ka thene:

"Pra, ju me kujtoni Mua (me adhurime), Une ju kujtoj juve (me shperblim)." 
[2:152]


dhe Ai ka thene:
"Dhe permendja e Allahut eshte me e madhja (e adhurimeve)" 
[29:45}


dhe Ai ka thene:
"Ata qe besuan dhe me te permendur Allahun, zemrat e tyre qetesohen; 
pra ta dini se me te permendur Allahun zemrat qetesohen." 
[13:28]


Megjithate, kjo nuk arrihet pervec me suksesin e Allahut. Dhe kushdo 
qe therret vazhdimisht Allahun dhe vazhdon duke trokitur ne dere, 
ajo do te jete e hapur per te."



Sijar 'Alam En-Nubala: 6/369



Nuk kalon nje mengjes pa me pyetur...


Hatim El-Asam 
ka thene:


ما من صباح إلا والشيطان يقول لي: ما تأكل؟ وما تلبس؟ وأين تسكن؟
 فأقول: آكل الموت ,وألبس الكفن، وأسكن القبر


"Nuk kalon nje mengjes i vetem pa me pyetur Shejtani: 
"Çfare do te hash [sot]?", "Çfare do te veshesh?", dhe "Ku do te jetosh?
Une i pergjigjem: "Une do te ha vdekjen; do te vesh nje qefin
dhe do te jetoj ne nje varr."



[Sifah Et-Safuah" 4/162]


Tri nivelet e Devotshmerise!


Takua (devotshmeria) ka tri nivele:


E para: Mbrojtja e zemres dhe gjymtyreve nga mekatet dhe te gjitha çeshtjet e ndaluara.
E dyta: Mbrojtja e zemres dhe gjymtyreve nga çeshtjet e papelqyeshme [Mekruh].
E treta: Mbrojtja e vetes nga fudul {الفضول} dhe çfare ka te beje me te.


E para i jep robit jeten e tij, e dyta i jep atij pasuri dhe shendet 
dhe e treta e mundeson ate per te fituar kenaqesi, lumturi dhe drite.


Burimi: El Feuaid fq.45

Autor: Shejkhul Islam Ibn Kajimi



http://maktabasalafiya.blogspot.com/2010/12/three-levels-of-piety.html


Monday, April 1, 2013

Ulja e shikimit!


Eshte transmetuar se Selman El-Farisi 
-Allahu qofte i kenaqur me te- 
ka thene:

"Une do te preferoja qe te vdes dhe te ringjallem, te vdes dhe te ringjallem, 
dhe perseri te vdes dhe te ringjallem se sa te shikoj pjese private te trupit 
te nje Muslimani ose per nje Musliman per te pare te miat."

[Imam Ahmedi, El-Zuhd fq.192. Dar El-Kutub El-Ilmijeh. Beirut, Liban]


Eshte transmetuar se Abdullah Ibn Umer 
-Allahu qofte i kenaqur me te- 
ka thene:

"Vertet pjese e nenvleftesimit se besimit mbi ju eshte te shikoni brenda 
apartamenteve dhe shtepive (te njerezve te tjere)."

[Ibn Ebi El-Dunya, Kitab El-Uera, artikulli 71]


Eshte transmetuar se Enes Ibn Maliku 
-Allahu qofte i kenaqur me te- 
ka thene:

"Nese nje grua kalon para jush, ulini syte tuaj deri sa ajo te kaloje."

[Ibid, artikulli 72]


Eshte transmetuar se El-Ala ibn Zijad 
-Allahu qofte i kenaqur me te- 
ka thene:

"Mos e leni shikimin tuaj te ndjeki pamjen e kendshme te nje gruaje [kur ajo kalon], 
se vertet shikimi shkakton deshiren ne zemer."

[Ibid. artikulli 77]


Eshte transmetuar ne autoritetin e El-Uaki ibn El-Xherrah:

"Ne dolem jashte nje bajram me Sufjan eth-Theurin dhe ai tha:
" Gjeja e pare qe ne do te bejme kete dite tonen eshte te ulim shikimin tone."

[Ibid. artikulli 66]


Eshte transmetuar se Hasan ibn Ebi Sinan -Allahu e meshirofte- doli nje Bajram 
dhe kur ai u kthye ne shtepi gruaja e tij i tha:" Sa gra te bukura ke pare sot?" 
Pasi ajo vazhdoi duke e pyetur ate, ai tha:
"Mjere per ty! Une nuk kam shikuar ne asgje tjeter veç shputes sime 
prej kur dola jashte deri kur u ktheva tek ti!"

[Ibid. artikulli 68]





Nje keshille e mrekullueshme!


Sufjan eth-Theuri 
-Allahu e meshirofte- ka thene:


"Uluni vetem ne shoqeri te atij i cili ju keshillon qe te deshironi pak nga kjo bote, 
dhe ju inkurajon per te mbajtur shpresat ne Ahiret. 

Kujdesuni qe te mos uleni me njerez, te cilet flasin vazhdimisht 
per ceshtjet e dunjase; 

Njerez te tille do t'ua shkaterrojne mireqenien tuaj fetare 
dhe do ta prishin zemren tuaj."



Jeta eshte nje udhetim!


Qe nga momenti i krijimit, njeriu eshte ne nje udhetim. 
Ai eshte nje udhetar dhe nuk i lejohet te ndalet pervec kur te arrije 
ne Xhenet ose ne Zjarr.


I mençuri ne mesin e tyre eshte ai qe e di se udhetimi eshte i bazuar ne veshtiresi dhe rrezik. Zakonisht eshte e veshtire per te kerkuar kenaqesi dhe lehtesim gjate tij (udhetimit), qe jane per t'u fituar mbasi ai (udhetimi) eshte perfunduar.


Çdo hap dhe  çdo ankese bërë gjate udhetimit nuk do ta ndalojne ate.


Eshte deshmuar se udhetari pergatit furnizimet, te cilat do ta marrin ate ne perfundimin final. Dhe nese ai ndalon, fle apo qendron, ai eshte duke bere keshtu duke u pergatitur vete per te perfunduar udhetimin e tij.


Referencat: El-Feuaid -Ibn Kajjim (Rahimehullah) faqe 315