Monday, September 17, 2012

Rëndësia e Mekës për muslimanët


Pyetje:
Sa e rendesishme eshte Meka per boten muslimane?

Pergjigje:
Allahu e ka bere Meken nje vend turistik per njerezimin, 
nje vend te sigurt dhe nje vend te shenjte, 
ku pelegrinet dhe dijetaret mund te mblidhen per te kryer 
ritualet e Haxhit dhe te Umres (pelegrinazhi me i vogel), 
ne nje atmosfere qetesie dhe rehatie, duke shpresuar 
per shperblimin e Allahut dhe duke iu frikesuar denimit 
te Tij (i Madheruar qofte Ai).

Ajo eshte nje vend ku muslimanet njohin njeri-tjetrin, 
keshillojne dhe konsultohen me njeri-tjetrin mbi çeshtjet 
qe lidhen me jeten e tyre fetare dhe te kesaj bote. 
Ajo gjithashtu eshte nje vend ku shperblimi per kryerjen 
e namazit dhe veprave te mira shumefishohet.

Allahu na dhente sukses! Paqja dhe bekimet qofshin 
mbi Pejgamberin Muhamed, familjen dhe shoket e tij! 

Komisioni i perhershem per kerkime dhe fet'ua, (nr.3056)


Saturday, September 15, 2012

Vellezerit tane po vriten ne cdovend


Pyetja:

Allahu iu shperblefte me te mira, i nderuar shejkh, ky pyetes thote:
Ka disa njerez qe ndezin emocionet e te rinjeve duke u thene:

“Vellezerit tane po vriten ne cdo vend!”

dhe therret ne emer te Xhihadit dhe ne braktisjen e bindjes ndaj prijesit 
ne kete ceshtje. A mund te na jepni disa udhezime ne lidhje me kete teme?


Shejkh Salih el-Feuzan:

Nese vellezerit po vriten ne cdo vend,
a te vrasim femijet tane, te shkaterrojme shtepite tona dhe Muslimanet.

Kjo ngjall armiqesi, ata gezohen me kete, ata vellezerit tane ne cdo vend,
dhe gezohen me shperthimet qe po ndodhin ne vendet tona.

A Xhihad eshte ky? A eshte kjo mposhtje per armiqte tane?
Kjo eshte mposhtje per ne, kjo eshte mposhtje per Muslimanet. Po.


Fet'ua nga shejkh Salih el-Feuzan
Kontrolloi nga arabishtja: Ebu Akil


Vellezerit tane po vriten ne cdovend




Fe'tua nga shejkh Salih el-Feuzan


Sëmundjet e zemrave


Shejkh Muhamed Aman el-Xhami:


"Sa për sëmundjet e zemrave, ilaçi i tyre është ilaç profetik.
Mjekët nuk mund ta trajtojnë këtë sëmundje. 

Është e mundur që ata (mjekët) vetë janë të sëmurë, sidoqofte ilaçi është 
në mjekësinë profetike. Ta preokuposh veten me përkujtimin e Allahut,
fjalët e ligjëruara te përkujtimit. Është mbi ju që të zgjidhni librat e Dhikrit 
(fjalët e përkujtimit të Allahut), el-Adhkaar nga Neveviu, el-Waabil es-Sajjib, 
el-Kalamut Tajjib dhe Sahih el-Kalam at-Tajjib. 

Gjithashtu (njeriu duhet të ketë) përveç kesaj nga Dhikri, librat që janë 
mbledhur lidhur me Dhikrin, (ku) sqarohet virtyti i Dhikrit dhe statusi i Dhikrit 
në mënyrë që ju të mos harroni Allahun. Nëse ju do të harroni Allahun 
ju do të shkatërroheni dhe do të bini në të gjitha llojet e dhimbjes. 
Kur sëmundja është diagnostikuar, ilaçi i saj bëhet i lehtë. Prandaj, kur ne 
arrijme te dimë nga këto lloje të ndryshme të sëmundjes, është mbi ne 
të punojmë shumë në përdorimin e ilaçit. Me Allahun është i gjithë suksesi "

Marrë nga shpjegimi i Shejkhut të Asbaabu Sharhis Sadr fq 62-63


Monday, September 3, 2012

A lejohet te besh Umre dhe Haxh per prinder nese akoma s'ke bere per vete?

Mesime nga shejkh Albani ne gjuhen shqipe!



Keshilla per te rinjte qe devijojne gjate adoleshences!



Pyetja:
Cila eshte keshilla juaj per te rinjte qe devijojne gjate adoleshences?

Pergjigja:
Te rinjte duhet te jene te ndergjegjshem ndaj Allahut ne te gjitha ceshtjet 
dhe te jetojne ne baze te shtyllave te Islamit. 
Ata duhet te veprojne ne perputhje me Sunnetin e Profetit Muhamed 
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Ata nuk duhet te humbasin kohen e tyre
 dhe duhet ta preokupojne veten me ate qe ata perfitojne 
ne kete bote dhe ne Ahiret. 
Me e rendesishmja, ata duhet te shmangin dhe te ruajne vetet e tyre 
ndaj shokeve te keqinj, qe te jene te sigurt nga e keqja dhe ta mbrojne veten nga mundimet.

Allahu na dhente sukses. Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin tone Muhamed, familjen dhe shoket e tij.

Komisioni i perhershem per kerkime dhe fet'ua (nr.13984)


Nese puna e nje gruaje si mjeke nuk bie ndesh me pergjegjesite e saj si nje nene..


Pyetja:
Nese puna e nje gruaje si mjeke nuk bie ndesh me pergjegjesite e saj 
si nje nene, cila shperblehet me teper?

Pergjigja:
Te dyja, praktikimi i mjekesise dhe mëmësia, jane vepra fisnike per te cilat
nje person shperblehet sipas qellimit te tyre, besnikerise se tyre ndaj Allahut, 
ndjekjes se udhezimit te Profetit(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe perfitimit 
ne njerez. Sa per shumen e shperblimit, kjo eshte lene tek Allahu.

Allahu na dhente sukses. Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin tone Muhamed, familjen dhe shoket e tij.

Komisioni i perhershem per kerkime dhe fet'ua (nr 6908)


Wednesday, August 29, 2012

A duhen agjeruar gjashte ditet e Sheualit direkt pas dites se Bajramit?


Pyetje:
A duhet kryer agjerimi vullnetar i gjashte diteve te Sheualit direkt 
pas Ramazanit, pas dites se Eid-ul-Fitr, apo eshte e lejueshme te fillosh 
ta kryesh ate disa dite pas Eid-ul-Fitr, gjate muajit te Sheualit?

Pergjigje:
Nuk eshte e nevojshme ta kryesh kete agjerim direkt pas Eid-ul-Fitr. 
Eshte e lejueshme te filloje ta kryesh ate nje ose me shume dite me pas.
Gjashte dite mund te kryen rresht ose jo-rresht gjate muajit te Sheualit,
cilado eshte me e lehte. Kjo ceshtje eshte e hapur per zgjedhje, pasi ky agjerim eshte Sunnet dhe jo Farz (obligim).

Allahu na dhente sukses. Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin tone Muhamed, familjen dhe shoket e tij.

Komisioni i perhershem per kerkime dhe fet'ua, fet'ua nr.3475


Sunday, August 26, 2012

Gjykimi mbi jetesen me nje familje ku ata nuk falin (namazin)!



PYETJE: 

Cili eshte gjykimi mbi jetesen me nje familje ku ata nuk falin (namazin) ? 
Çfare duhet te beje nje burre,ne qofte se ai urdheron familjen e tij te falin 
namazin por ata nuk e degjojne ate ? A duhet qe ai te jetoje me ta 
dhe te perzihet, shoqerohet me ta ose te largohet nga shtepia ?



PERGJIGJE: 

Ne qofte se keta antare te familjes nuk falen fare atehere ata jane 
pabesimtare, femohues, jashte perqafimit(rrethit) te islamit, 
nuk eshte e lejueshme te jetoje me ta por eshte obligim per tè, 
te lutet per ata dhe te lutet vazhdimisht, me shpresen se Allahu 
do ti drejtoje ata, sepse e para qe braktis, lè lutjen eshte pabesimtar - 
insha'Allahu na mbrofte ne. 
Shkaku per ketè eshte gjetur ne Kuran dhe Sunet, ne theniet e selefeve, 
Allahu qofte i kenaqur me ta dhe mendimi i sakte i dijetareve.



Shejkh Muhammed bin Salih el-'Uthejmin

Fetua Islamijeh,vell 1, fq 262 - Darussalam, Fatwa.Islam.com


Gjykimi mbi nje burre qe shikon nje grua te huaj ne televizor dhe anasjelltas



Pyetje: Çfare gjykimi ka mbi nje burre, i cili shikon nje grua te huaj dhe nje grua qe shikon nje burre te huaj ndersa eshte duke pare televizor ? 


Pergjigje: Kjo nuk eshte e lejueshme sepse ne tè shumtat e rasteve grate, te cilat shfaqen ne televizior jane te pambuluara dhe paraqesin pjese te auretit te tyre ( pjese te trupit, te cilat duhet te mbeten te mbuluara nga veshtrimi i publikut) dhe burrat jane modelè te pashèm te modes dhe nxit, shtyn ne prishje ne shumicen e rasteve.

Referencat
Komisioni i Perhershem per kerkime dhe fetva
Fatwa Islamiyah, Darussalam volume 5,faqja 106


Tuesday, August 7, 2012

Bisede telefonike midis shejkh Uthejminit dhe shejkh Albanit!


Shejkh Salih el-Uthejmin:


Me këtë rast unë dëshiroj të them se ne dëgjojmë gjëra që na mvishen neve, 
ose i mvishen Shejkhut tonë ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz, ose i mvishen 
Shejkh Nasirud-Din el-Albanit, 


sikur t’i shqyrtonim ato gjëra do të shohim se ato janë gënjeshtra. 
Ka gjasa të jenë gënjeshtra të qëllimta e ka gjasa që transmetuesi të ketë 
gabuar në kuptimin e tij ose gaboi në pyetjen e parashtruar, në bazë të së cilës 
u dha përgjigja, apo dukuri të tjera të kësaj natyre.


I telefonova Shejkhul-Albanit që ta pyes për gjendjen e tij shëndetsore 
dhe ai më thotë se është mirë. Ai më tha: “Më tha një burrë se kishte me vete 
një letër tënden për mua dhe unë i thashë atij që ta falej me mua xhumanë 
e kaluar, kurse ai tha: Nuk mundem, porse do të vijë të sjell letrën ditën e Shtunë.”


 Thotë Shejku (el-Albani): “A më ke shkruajtur ndonjë gjë?”

 Unë i thashë: Nuk të kam shkruajtur gjë, e nëse të vjen ajo letër dije se 
ajo nuk është nga unë.


Kështu pra, unë nuk e di ç’ka në atë letër! Në të mund të ketë fatkeqësi 
të shumta që s’i mbajnë dot as makinat, as anijet e as aeroplanët. Mirëpo ai 
ma tha këtë, kurse unë i thashë: O Shejkh! Njerëzit gënjejnë për mua dhe gënjejnë për të tjerë.


Ai tha: “Edhe për mua kanë gënjyer! Madje edhe kanë thënë 
se Shejkhul-Albani vdiq!!”

Unë i thashë: Ndoshta ata me vdekjen kanë për qëllim gjumin, se Allahu 
ta merr shpirtin natën dhe të zgjon ditën.


E rëndësishme.


Me të vërtetë njerëzit sajojnë fjalë dhe ua mveshin Ulemave. Mirëpo unë 
ju këshilloj për që çdo gjë që dëgjoni për mua dhe ju nuk e pëlqeni atë 
të më telefononi në mënyrë që ta verifikoni a është e saktë apo nuk është 
e saktë, se mundet që të jetë gënjeshtër. 
Ajo mundet edhe të jetë e vërtetë, porse unë kam pikëpamjen time të cilën transmetuesi nuk e di. 

Gjithashtu, nëse dëgjoni për dijetarët e tjerë gjëra që ju i urreni 
telefonojuni atyre dhe mos përhapni çdo gjë që thuhet.


Shejkh Salih el-Uthejmin
Kontrolloi nga arabishtja: Ebu Akil

Bisede telefonike midis shejkh Uthejminit dhe shejkh Albanit!


Nje person i ka thene shejkh Albanit se kishte nje leter nga shejkh Uthejmini. 
A valle eshte e vertet?! Me te vertete njerezit sajojne fjale dhe ua mveshin Ulemave. Nese degjoni dicka te habitshme atehere verifikojeni 
dhe mos perhapni çdo gjë qe thuhet!





Refuzimi i mbulimit te auretit

Pyetje:


Kjo është pyetja e dhjetë nga një vëlla nga Franca, i cili thotë: cila 
është këshilla juaj o Shejkh për një vëlla që s’pranon të veshë rroba 
që mbulojnë auretin e tij, me pretendimin se po të veshë rroba 
brenda normave të sheriatit do të tërheqë shikimet e qafirave. 
Allahu ju bekoftë.


Përgjigje nga Shejkh ‘Ubejd Ibn ‘Abdullah el-Xhabirij: 

Them: ky i gjorë ka personalitet të dobët. Qafirat i dallojnë vetet e tyre 
nga ne me rrobat që veshin dhe nuk kanë frikë e nuk tremben nga ne. 
Atëherë përse ne të mos i dallojmë vetet tona me zbukurimet tona. 

Është detyrë për Muslimanin që të mos u përngjajë qafirave, ngase 
vërtetë përngjasimi me qafirat në veshje është harram, si edhe në gjëra 
të tjera. Unë e këshilloj këtë të gjorë që ta heqë frikën dhe ta forcojë 
personalitetin e tij. Allahu e ka krenuar atë me Islam. 
Prandaj unë e këshilloj atë që të veshë ato rroba 
me të cilat dallohen Muslimanët.

Ne shohim Muslimanë në shtetet e Evropës apo të Amerikës etj, të cilët 
dallohen me veshjet e tyre të veçanta dhe kjo nuk i dëmton ata. Po.


Fet'ua nga shejkh ‘Ubejd Ibn ‘Abdullah el-Xhabirij
Kontrolloi nga arabishtja: Ebu Akil