Monday, December 10, 2012

Dunjaja eshte si nje burg...



Eshte permendur se kur el-Hafidh Ibn Haxher ka qene 
shef i drejtesise (te Egjiptit), nje dite ai po kalonte neper treg me nje karvan, 
me pamje te ujdisur mire. 


Keshtu nje hebre i cili ishte duke shitur vaj te nxehte,
me pamje shume te crregullt dhe te piste per shkak te vajit, e ndaloi ate 
duke kapur frenat e mushkes se tij
duke i thene:


"O Shejkhul-Islam, ti thua se Profeti yt ka thene se dunjaja 
eshte nje burg per besimtarin dhe nje xhenet per kafirin, 
keshtu qe ne cfare lloj burgu jeni ju dhe ne cfare lloj xheneti jam une?"


Ai (Ibn Haxher) u pergjigj:


"Lidhur me ate qe Allahu ka pergatitur per mua ne Ahiret nga lumturia e saj, 
atehere eshte sikur une jam ne burg, dhe lidhur me ate qe Allahu 
ka pergatitur per ju ne Ahiret nga denimi i saj, 
atehere eshte sikur ju jeni ne Xhenet."


Me ç'rast hebreu u be musliman.


(Faydhul-Qadeer: 3/546)


Gruaja vesh pantallona ne shtepi - shejkh Mukbili


Pyetje:


Cili eshte vendimi mbi nje grua qe vesh nje pale pantallona 
shume te gjera vetem ne brendesi te shtepise se saj?


Shejkh Mukbil Ibn Hadi:


Une nuk di ndonje dem ne kete, 
dhe per aq kohe sa asnje i huaj nuk e sheh ate
 keshtu- atehere nuk ka asgje te keqe ne kete 
ne dashte Allahu.


Kum 'el-Mu'anid, vellimi 2, fq 560


Sunday, December 9, 2012

A do te bashkohen bashkeshortet ne Xhenet?


Pyetje:


Kur bashkeshortet te hyjne ne Xhenet, a do te takohen perseri?


Shejkh Muhamed Ibn Salih el-Uthejmin:


Po. Nese burri dhe gruaja hyjne ne Xhenet, atehere ajo do te jete 
gruaja e tij, dhe ajo nuk do te kete me shume se nje burre. 
Dhe ai gjithashtu, nuk do te kete grua tjeter pervec saj, me perjashtim 
per ate qe Allahu i Lartesuar i jep atij nga hyrite ose nga grate e Xhenetit 
qe nuk kane pasur burra ne (kete) bote.


Dhe ne qofte se nje grua kishte dy burra dhe te dy hyjne ne Xhenet, 
atehere ajo do te zgjedhe mes tyre, dhe kedo qe zgjedh ajo do te jete 
burri i saj. Dhe eshte permendur ne nje transmetim se ajo do te zgjedhe
ate me sjellje me te mira.



Thursday, December 6, 2012

Falja e dy rekateve perpara mardhenieve me gruan ne naten e dasmes!


Pyetje:


Cili eshte vendimi mbi faljen e dy rekateve perpara te paturit
mardhenie seksuale ne naten e dasmes?



Shejkh Muhamed Ibn Salih El-Uthejmin:


Disa prej Sahabeve, Allahu qofte i kenaqur me ta, i falnin dy rekate 
perpara se te kishin mardhenie seksuale me grate e tyre ne naten e pare. 
Por une nuk di nga Suneti autentik nga i Derguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi 
ue sel-lem) ne lidhje me kete. 


Suneti eshte te prekesh gruan ne balle dhe ti kerkoni Allahut per 
miresine e saj dhe miresine qe ajo i sjell atij, dhe te kerkoni mbrojtje 
tek Allahu nga e keqja e saj dhe e keqja e asaj qe eshte paracaktuar 
per ate (burrin). 


Dhe ne qofte se ai ka frike ne kete rast se gruaja do te  shkoje larg 
prej tij, ai duhet te preke ballin e saj, sikur ai deshiron ta terheqe ate 
prane tij dhe ta puth ate, pastaj t'i lutet Allahut me lutje ne fshehtesi, 
ne menyre qe ajo nuk e degjon ate, sepse disa gra mund te imagjinojne
dicka (te keqe) nese ajo degjon burrin e saj duke thene:


"Kerkoj mbrojtjen Tende nga e keqja e saj dhe nga e keqja 
e asaj qe eshte percaktuar per te", 


dhe thote:"A ka te keqe ne mua?"




C'fare i lejohet te shikoje kerkuesit per martese perpara dasme?


Pyetje:


Ne qofte se dikush ben nje propozim per martese tek nje vajze e re, 
a eshte e detyrueshme per te qe ta shikoje ate (vajzen)? Gjithashtu,
a eshte e sakte per vajzen te zbuloje floket e saj dhe te zbuloje 
me shume (nga) bukuria e saj per te fejuarin e saj? Na keshilloni,
dhe Allahu iu sjellte dobi!



Shejkh Abdul'Aziz Ibn Baz:


Nuk ka asnje kundershtim, por kjo nuk eshte e detyrueshme.
Perkundrazi, eshte e preferuar per te, ta shikoje ate (vajzen), dhe 
per ate (vajzen) per ta pare ate. Kjo eshte per shkak se Pejgamberi 
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) urdheroi kerkuesin (per martese) ta shikoje 
ate (vajzen qe e kishte propozuar), sepse eshte me shume gjasa qe te 
krijohet harmoni mes tyre, keshtu qe nese ajo zbulon fytyren e saj, 
duart dhe koken per te, nuk ka ndonje kundershtim 
sipas mendimit me te sakte.


Disa prej dijetareve kane thene se eshte e mjaftueshme per te,
te shikoje fytyren dhe duart e saj, por mendimi me i sakte eshte se 
nuk ka asnje kundershtim per te (nese) sheh koken, fytyren, 
duart dhe kembet, ne baze te hadithit te lartpermendur.


Por nuk eshte e lejuar per te ta beje kete, duke qene vetem me te
(vajzen); me sakte, babai i saj, vellai i saj apo nje tjeter duhet 
te jete i pranishem me te. Kjo sepse Pejgamberi (sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem) ka thene:


"Nje burre nuk mund te jete i vetmuar me nje grua 
pervec me nje Mahrem."

(Muslimi nr.1341)


Gjithashtu, Ai (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) ka thene:


"Nje burre nuk duhet te vetmohet me nje grua, 
sepse vertet Shejtani eshte i treti."

(Et-Tirmidhi nr 2165 dhe Ahmedi 1/18)


Transmetuar nga Imam Muslimi me nje zinxhir autentik te transmetuesve, 
ne autoritetin e Umerit, Allahu qofte i kenaqur me te.




Ajo kushtezon qe burri i saj te mos martohet me tjeter!


Shejkh Abdul'Aziz el-Raxhhi


Nese nje grua kushtezon ne kohen e kontrates (se marteses) 
qe (burri i saj i ardhshem) nuk do te martohet perseri
ndersa ai vazhdon te jete i martuar me te, atehere ky kusht eshte 
i vlefshem, dhe asaj i lejohet te beje nje kusht te tille. 


Keshtu qe nese ai martohet perseri, atehere ajo ka nje zgjidhje: 
nese ajo deshiron -ajo mund te qendroje me te, 
dhe nese ajo deshiron -ajo mund (ligjerisht) te ndahet nga ai.


Nese ajo kushtezon ne kohen e kontrates (se marteses) qe (burri i saj 
i ardhshem) te ndahet nga gruaja e tij e pare, por ai nuk (pranon), 
atehere (ne kete rast) atij nuk i kerkohet te veproje keshtu; 


Arsyeja qe e ben kete kusht te pavlefshem eshte 
per shkak te thenies se Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem):


"Nuk eshte e lejuar per nje grua te kerkoje divorcin e motres se saj 
keshtu qe ajo mund te marr vendin e saj dhe te martohet; 
Ajo nuk mund te kete me shume se cfare eshte caktuar per te

(Sahih Muslim/1408, Musned Ahmed/2-489)


...keshtu ai ndaloi caktimin e ketij kushti: 
Dhe (ne terma ligjore) nje ndalim arrin ne pavlefshmeri, keshtu
ky (hadith) nenkupton qe nje kusht i tille eshte vertet i pavlefshem.


Shejkh Abdul'Aziz el-Raxhhi
Takjid esh-Shauarid min el-Kauaid uel-Feuaid fq 284-285


Wednesday, December 5, 2012

A te pranoj te martohem me te nese ai ka Fene dhe Karakterin e mire?


Pyetja:


Ne te vertet, nje djale i ri me ka propozuar mua dhe une jam akoma ne vitin 
e fundit te studimeve te mia ne kolegj. Pervec kesaj, ky djale i ri -o shejkh- 
ka nje demtim te vogel ne kemben e tij. Une nuk e di nese kjo eshte
per shkak te nje aksidenti ose Allahu e krijoi ate ne ate menyre. 


Une jam e hutuar rreth asaj nese une duhet te pranoj te martohem me te 
apo jo, duke pasur parasysh se kam degjuar gjera te mira rreth tij ne lidhje 
me karakterin dhe cilesite e tij te mira.


 Prandaj, kam frike se, nese une refuzoj te martohem me te, nje burre tjeter
do te takohet me mua (per martese) qe une nuk jam (ose nuk do te jete ai) 
e kenaqur me jeten time dhe me pas (jeta jone) do te behet e tmerrshme. 


Pra, une shpresoj, nga shkelqesia juaj, qe ju te me nderoni duke me dhene 
nje drejtim ne ate qe ju e shikoni te pershtatshme per mua, keshtu qe 
une te mund te jetoj nje jete te lumtur me Vullnetin dhe Meshiren 
Allahut, e lumtur me ate qe Allahu ka caktuar per mua. 
Allahu iu shperblefte!



Shejkh Ahmed Ibn Jahja en-Nexhmi:


Te gjitha lavderimet i takojne Allahut dhe paqja dhe meshira qofshin 
mbi te Derguarin e Allahut, familjen dhe shoket e tij.


Sa per ceshtjen ne fjale, (kur te kerkoni per nje bashkeshort) interesimi 
i burrave musliman dhe grave muslimane duhet te jete nje person me Fe 
dhe Karakter te mire. Si e tille, grate duhet te japin rendesi te madhe 
per nje njeri te Fese dhe Karakterit te mire, per shkak te hadithit:


"Zgjidhni ate fetaren, ndryshe mjere per ty". 


Nese djali i ri i permendur eshte nje njeri i Fese dhe Karakterit te mire, 
dhe ne qofte se demtimi i tij eshte i vogel, atehere kerkoni udhezimin 
e Allahut duke falur Istikharen. 


Pastaj, nese ai insiston, pranoni per tu martuar me te
dhe mos e ktheni ate, sepse ju mund te pendoheni...dhe me Allahun 
eshte i gjithe suksesi!




Si mund te behem i njohur tek ajo vajze qe deshiroj ta propozoj?


Pyetja:


Kur te shkoj per te propozuar nje vajze, si mund t'i flas asaj, 
ne menyre qe te njoh bindjet e saj, devotshmerine e saj, karakterin
e saj dhe zakonet e saj? Dhe a eshte e lejuar per mua qe te ulem me te?



Shejkh Abdul'Aziz Ibn Baz:


Eshte e lejuar per kerkuesin (e marteses) qe ta shikoje gruan te cilen
eshte duke e propozuar, por pa qene vetem me te, sepse Suneti 
eshte transmetuar autentikisht prej Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi 
ue sel-lem) per kete qellim. Ai mund ta pyes ate dhe kujdestarin e saj 
ne lidhje me cfare eshte e rendesishme tek ai perkitazi me ceshtjet 
qe lidhen me martesen.



Friday, November 30, 2012

Si ta lexojme Kur'anin?


Pyetje:

A eshte e lejuar per nje grua te lexoje Kuranin ne heshtje?
Apo duhet ta lexoje ate me ze te larte dhe ngadale?


Shejkh Muhamed Ibn Salih El Uthejmin:


Leximi i Kuranit ngadale nuk eshte i detyrueshem, as per meshkujt 
e as per femrat, por duke bere keshtu konsiderohet te jete 
nje nder virtytet e leximit (te Kuranit).


Nder format me te mira te leximit eshte qe dikush e ben kete (pra lexon) 
ngadale dhe mendon per kuptimin e tij dhe arrin ta kuptoje ate. Dikush 
mund ta lexoje ate me shpejt me kusht qe asnje nga shkronjat 
te anashkalohet (pa u lexuar). 


Sa per leximin me ze te larte apo ne heshtje, kjo varet nga personi: 
ne qofte se ndihet me i vemendshem dhe i perqendruar duke lexuar me ze 
te larte, ai duhet te lexoje me ze te larte, por per aq kohe sa ai nuk eshte 
duke shqetesuar dikend. Nese ai ndihet me i vemendshem dhe i perqendruar 
gjate leximit ne heshtje, atehere ai duhet te lexoje ne heshtje. Dhe ne qofte 
se te dyja (rastet) jane njesoj, ai mund te zgjedhe si deshiron ai.






Shkaqet e ngurtesimit te zemres dhe si te shpetosh nga kjo?


Pyetje:

Si t'i shpetoje nje person ngurtesimit te zemres 
dhe cilat jane shkaqet e kesaj?


Shejkh Abdul'Aziz Ibn Baz:


Gjerat qe shkaktojne ngurtesim te zemres jane mekatet dhe mosbindja, 
(te qenit) i pavemendshem vazhdueshem (dmth ndaj perkujtimit te Allahut) 
dhe shoqeruar nga shkujdesja dhe mekatet e turpshme. Te gjitha keto 
(sjellje) te prishura shkaktojne ngurtesimin e zemres.

Sa per zbutjen, pasterine dhe qetesine e zemres, atehere kjo arrihet me ane 
te bindjes ndaj Allahut (Azze ue Xhel), duke u shoqeruar me te drejtet 
dhe konservimin e kohes me perkujtimin e Allahut, leximin e Kuranit 
dhe kerkimin e faljes.

Kushdo qe e ruan kohen e tij per (shfrytezimin e saj) per perkujtimin e Allahut, 
leximin e Kuranit, dhe duke u shoqeruar me te drejtet dhe te qendroje larg nga 
te shkujdesurit dhe te keqinjte, atehere zemra e tij do te jete me te vertete 
shendetshme dhe e bute.


Allahu, me i larti ka thene:

"Vertet, me permendjen e Allahut 
zemrat qetesohen." {S. er-Rad 28}



Mexhmu' Fetaua ue Mekalat Ibn Baz (vell.5)


Recitim i bukur i sures ez-Zumer {53-70}


Recitim shume i bukur Kurani
suretu ez-Zumer {53-70}
nga Ahmed Abid







Me te miret nga ju jane ata qe jane me te mire per familjet e tyre!


Imami Muhamed Ibn Salih el-Uthejmin (Allahu e meshirofte) 
komentoi mbi thenien e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem):


"Me te miret nga ju jane ata qe jane me te mire 
per familjet e tyre."


Shejkhu (Allahu e meshirofte) ka thene:


"Me te miret e njerezve jane ata te cilet jane me te mire per familjet e tyre.
Kjo eshte per shkak se te afermit jane ata te cilet kane me shume te drejte
per trajtim te mire. Prandaj, nese ka ndonje te mire tek ju, atehere le te jete
familja juaj e para e atyre qe perfitojne nga kjo e mire. 

Kjo eshte e kunderta e asaj qe bejne njerezit sot. Ju do te gjeni ate (nje person) 
te jete njeri i cili ka karakter te keq me familjen e tij, por ai ka karakter te mire 
me te tjere pos tyre. Ky eshte nje gabimi madh. Familja juaj ka me shume 
te drejte te trajtohet me miresi. Kjo eshte sepse ata jane me ju naten dhe diten, 
ne jeten private dhe ne publik. Nese dicka ju godet ju, ata jane prekur 
se bashku me ju. Nese ju jeni te lumtur, ata jane te lumtur. Nese ju jeni 
te trishtuar, ata jane te trishtuar. Prandaj, le te jene mardheniet tuaja me ta 
me mire se mardheniet tuaja me te huajt. 

Me te miret e njerezve jane ata te cilet jane me te mire per familjet e tyre. 
Lusim Allahun te na e plotesoje mua dhe Muslimaneve Imanin (besimin) 
dhe se Ai na ben ne me te miret prej roberve te Allahut ne lidhje 
me familjet tona dhe ata qe kane te drejta mbi ne."


Burimi: Shpjegimi i Rijadus-Salihin


Sunday, November 25, 2012

Gruaja muslimane nuk del jashte shtepise se saj pa pasur nevoje!


Ummu  Seleme  es-Selefijeh  (Allahu e ruajte)  ka  thene:


Edhe pse islami i ka dhene gruas shume te drejta, kjo nuk do te thote 
se i ka dhene liri te pakufizuar, ne ceshtjen e hyrjes (ne shtepi), 
dalja jashte (shtepie), duke bere nje shfaqje te verberuar prej vetes, 
jashte ne publik, dhe perzjerjen me burrin.


Perkundrazi, Islami e ka ndaluar ceshtjen e largimit nga shtepia 
me teprice, pa pasur nevoje.


Allahu ka thene :

Dhe rrini ne shtepite tuaja e mos shfaqni bukurine tuaj si shfaqej 
ne injorancen e hershme...
{Suretu ahzabe 33}


Burimi: 
Tehdhir El-Feta el-min A'fifah Telbisat Ez-Zindani Khabithah nga Ummu Seleme 
es-Selefijeh me theIshraf dhe Takdim të El-Imam Ebu Abdir Rahman Mukbil bin Hadi 
(Allahu e mëshiroftë) fq. 83