Friday, January 4, 2013

Dashuria ndaj Allahut dhe fitimi i dashurise se Tij


Shejkhul Albani thote ne hyrjen e tij:


"Dije, o vella musliman, se nuk eshte e mundur per ndokend qe te ngrihet 
ne kete stacion te dashurise ndaj Allahut dhe te Derguarit te Tij, pervec se 
me Teuhid (njesimi ) i Allahut, me te Lartit, te Vetmit (qe e meriton) 
adhurimin e Tij, dhe duke vecuar Profetin per te ndjekur vetem ate 
nga radhet e roberve te Allahut, per shkak te thenies (se Allahut):


"Kush i bindet Pejgamberit, ai i eshte bindur Allahut" 
{En-Nisa 80}

dhe thenia e Tij:

"Thuaj:'Nese e doni Allahun, atehere ejani pas meje 
qe Allahu t'iu doje" {Ali-Imran 31}


Dhe (I Derguari i Allahut) ka thene:


"Per Ate ne doren e te Cilit eshte shpirti im, edhe nese Musai do te ishte 
gjalle, ai nuk do te kishte zgjidhje tjeter vecse te me pasonte mua."


Une them (Shejkhul Albani): 


Pra, nese dikush si Musai, ai qe Allahu i foli (direkt), nuk mund te ndjek tjeter 
pervec Pejgamberit, atehere a mund dikush tjeter ta beje kete? 
Prandaj, kjo eshte nje prej deshmive te caktuara te detyrimit te vecimit 
te Pejgamberit ne ndjekje, e cila eshte nje nga kerkesat e Shehadetit (deshmise):


"enne Muhamed rresulullah (qe Muhamedi eshte i Derguari i Allahut."


Prandaj, Allahu, I Bekuari dhe me i Larti, ne ajetin e para-permendur, 
e beri ndjekjen e tij (e Muhamedit) te vetem, te jete nje prove e Dashurise 
se Allahut per (Ndjekesit). Dhe nuk ka dyshim se kedo qe e do Allahu,
Allahu eshte me te ne cdo gje, sic ndodh ne hadithin autentik kudsi:

(Allahu i Lartemadheruar thote):

 "Kush do te tregoje armiqesi ndaj mikut (veliut) Tim, Une do t'i shpall 
lufte. Me asgje robi Im nuk mund te Me afrohet, pos me ate me çka 
Une e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im Mua me afrohet me vepra 
fakultative ( nafile ) deri sa nuk e simpatizoj ( dua ). E kur e dua, dashuria 
e tij ndaj Meje mbizotron, dhe te degjuarit e tij me te cilin degjon eshte 
vetem per Mua; te pamurit e tij me te cilin sheh eshte vetem per Mua; 
dora e tij me te cilen kap, ponon vetem per Mua; kemba e tij me te cilen 
ec, ecen vetem per Mua. I ketilli nese me kerkon diç, do t'ia jap, e nese 
kerkon mbrojtje nga Une, do ta mbroj ate".


Dhe nese kjo kujdesi hyjnore eshte vetem per robin e dashur te Allahut, 
eshte obligim per cdo musliman qe te marre mjetet te cilat do ta bejne ate 
te dashur te Allahut, dmth duke ndjekur vetem te Derguarin e Allahut; 
dhe vetem me kete, ai do te arrije kujdes te vecante nga Meula e Tij, 
i Bekuari dhe me i Larti.


A nuk e shihni se nuk eshte e mundur te dihen detyrat obligative dhe 
te dallohen ato nga veprat vullnetare, pervec se duke ndjekur vetem ate? 


Dhe me te vertete nuk ka asnje dyshim se shume musliman mesojne mbi
biografine e te Derguarit te Allahut dhe dine natyren e tij te kendshme 
dhe virtytet, dashuria e tij per te (Pejgamberin) do te jete me e shumte 
dhe me e gjere dhe ndjekja e tij do te behet me e plote."


Burimi: Bidajat  na-sul fi tafdhil ir-Resul fq 5-7

Vetem ai qe ka njohuri per Allahun, i frikesohet Atij!


Shejkh Hasan Abdil-Uehab El-Bena:


"Njerezit nuk i frikesohen Allahut, sepse ata nuk e njohin Ate. 
Ata jane injorante ndaj Allahut prandaj per kete arsye nuk i frikesohen Atij. 

Ai qe eshte injorant ndaj Esma Allah ue Sifatihi (Emrave dhe Cilesive
te Allahut) nuk i frikesohet Allahut. Ai i cili nuk e di qe Allahu eshte 
Feuka Arshihi (mbi Fronin e Tij) nuk i frikesohet Allahut. Ai i cili nuk i di 
Shurutu La ilahe il-lAllah (Kushtet e Shehadetit) nuk i frikesohet Allahut. 

Ai qe e njeh Allahun, i cili ka dijeni per Emrat dhe Cilesite e Allahut, ai qe i di
kushtet e Kelimetut-Teuhid (Fjales se njeshmerise se Allahut), ai i cili e di 
se ku eshte Allahu, ky eshte ai qe i frikesohet Allahut."




Tri fjale nga te cilat cdo musliman duhet te kete kujdes!


Ibn Kajim ka thene:


"Cdo musliman duhet te paralajmerohet nga tirania e:

UNE - TIME / IMJA - UNE POSEDOJ

Me te vertete keto tri fjale jane ato qe Iblisi (Shejtani), 
Faraoni dhe Karuni u sprovuan.


Iblisi tha:"Une jam me i mire se ai".
Faraoni tha:"Mbreteria e Egjiptit eshte e imja".
Karuni tha:"Kjo me eshte dhene mua vetem per shkak te diturise 
qe une posedoj".


Pra, ne lidhje me thenien e robit te Allahut -Une- atehere me e mira 
qe ai mund te pershkruhet me te eshte:

Une jam nje rob i cili mekaton, ben gabime, kerkon falje dhe e pranon kete.


Keshtu, ne lidhje me thenien -Time/Imja- dhe ato thenie ngjashem 
me ato eshte:

Mekatet e mia, krimet e mia, perulesia ime, dobesimi im dhe nenshtrimi.


Keshtu, ne lidhje me thenien -Une Posedoj-:

Me fal per gabimet e mia dhe ate qe e bej qellimisht, 
me shaka apo me seriozitet dhe une i posedoj te gjitha keto mangesi.


Marre nga "Za'ad el-Me'ad 2/475 - Nga Ibn Kajjim el-Xheuzijeh

Saturday, December 29, 2012

Ummu Sulejm ishte nje nga shembujt e mire nga sahabijat dhe nje nene e drejte!


Ummu Sulejm (Allahu qofte i kenaqur me te) pranoi Islamin dhe permendi se:

"Ebu Enes erdhi pasi kishte qene jashte dhe tha:

"Ti je bere e pafe".

Ajo u pergjigj duke thene:

"Une nuk u bera (e pafe), per me teper une e besoj ate njeri 
(Te Derguarin e Allahut)".

Ajo filloi te mesonte Enesin, ajo i thonte atij:"Thuaj:La ilahe il-lAllah!", 
thuaj:"Une deshmoj se Muhamedi eshte I Derguar i Allahut".

Enes ibn Malik (Allahu qofte i kenaqur me te) tha ashtu.

Babai i tij i tha asaj:

"Mos ma prish djalin tim".

Ajo iu pergjigj duke i thene:

"Ne te vertete une nuk jam duke e prishur ate."


Perfitimi nga kjo:

1. Shoket e Profetit urdheronin femijet e tyre me Teuhidin (njesimin) e Allahut 
dhe ndjekjen e Sunnetit te Profetit.

2. Kur nje prind pranon Islamin, prindi duhet te inkurajoje femijen 
per te thene dy deshmite e besimit.

3. Pergenjeshtrimi i atyre qe flasin keq per Islamin.

4. Mesimi i Islamit nuk i prish njerezit, por sjell korigjimin e popullit.

5. Armiqte e kaluar te Islamit kerkonin ta shuanin driten e Allahut me gojet e tyre 
duke folur keq per Islamin dhe duke shtremberuar imazhin e Islamit.

6. Armiqte e Islamit sot perdorin taktika, te cilat ata i kane mesuar nga te keqijat 
e paraardhesve kunder thirrjes se Islamit.

7. Urdheresa per te shpetuar veten dhe familjen nga Zjarri i Xhehenemit 
zbatohet nga Ummu Sulejm.

8. Ummu Sulejm ishte nje nga shembujt e mire nga sahabijat 
dhe nje nene e drejte.






Jepi vellait tend musliman nje justifikim!


Humejd Et-Taul transmeton nen autoritetin
 e Ebu Kulabeh, i cili tha:


"Nese lajme te pakendeshme iu arrijne ju rreth nje vellai musliman, 
atehere beni cmos te gjeni nje justifikim per te, 
dhe nese ju  nuk jeni ne gjendje te gjeni nje justifikim per te, 
atehere thuaji vetvetes:
"Ndoshta gjendet nje arsyetim per vellain tim, per te cilin une nuk e di".


Sifatus-Safuah - Vellimi 3, Fq. 238

Wednesday, December 26, 2012

Monday, December 24, 2012

Nxito dhe vrapo ne faljen dhe gezimin e Zotit tend Et-Teuab!


Shenim nga shpjegimi i Akidetul Uasitijeh 
nga Shejkh Khalid El-Kahtani:


"Per Allahun eshte lumturi me ekstreme me teuben e robit te Tij, 
me shume se njeri nga ju (me gjetjen e) kafshes se tij te udhetimit 
(qe permban te gjitha furnizimet e udhetimit te tij).


Kjo eshte pjese e nje hadithi te gjate i cili pohon Lumturine dhe Kenaqesine 
Allahut. Dhe cfare gjejme (qe) Allahu eshte i kenaqur? Teubja e robit te Tij 
kur ai ka gabuar. Pra, gjej kenaqesi dhe gezohu me lajme te mira qe ti ke 
nje Zot qe gezohet se tepermi kur ti te kthehesh pas ligeshtimit. 
Le te mos kete asnje ndalese por nxito dhe vrapo ne faljen dhe gezimin 
e Zotit tend, Et-Teuab. Gjej ngushellim dhe lereni kete hadith te mbjelli 
shpresa te mira ne Allahun. Keto fjale te te Derguarit te Tij mbajne 
nje mesazh qe ndal menjehere deshperimin e atij qe gaboi. 


Pra, o rob (i Allahut) 
i cili shpesh ligeshtohesh, gjej gezim ne Teube dhe Zoti 
do te gezohet se tepermi me ty. 
O Allah na beje ne prej te penduareve, 
Amin.




Fillo me veten tende!


Nje njeri shkoi tek Ibn Abasi radiAllahu anhu dhe i tha:


"O Ibn Abas, une deshiroj t'i urdheroj njerezit per te bere mire 
dhe t'i ndaloj ata nga te berit keq."


Ibn Abasi tha: "Dhe a e ke arritur kete grade?"


Ai tha: "Une shpresoj se eshte keshtu."


Ai tha:

"Nese ti nuk ke frike te ekpozohesh ndaj tre ajeteve te Librit te Allahut, 
atehere bej keshtu."


Burri pyeti: "Dhe cilat jane ato?" Ai permendi kete ajet:


"A po i urdheroni (thirrni) njerezit per pune te mira, 
e veten tuaj po e harroni?" (El Bekare 44)


Dhe pastaj pyeti:"A i ke zbatuar nenkuptimet e ketij ajeti?" 
Ai tha:"Jo" Ibn Abasi pastaj permendi ajetin e dyte:


"O ju qe besuat, pse po e thoni ate qe nuk e punoni? 
Tek Allahu eshte shume e urrejtur ta thoni ate qe nuk e punoni!" 
(Es Saff 2-3)


Pas kesaj ai pyeti:"A i ke zbatuar nenkuptimet e ketij ajeti?" Ai tha:"Jo" 
Ai me pas permendi ajetin e trete ne lidhje me Shuajbin alejhi selam:


"Une nuk dua t'iu kundershtoj (duke punuar) per ate nga e cila 
po iu ndaloj" (Hude 88)


Dhe pastaj ai e pyeti:"A i ke zbatuar nenkuptimet e ketij ajeti?" Ai tha:"Jo" 
Ibn Abasi tha:

"Atehere fillo me veten tende."



A lejohet te veshesh pantallona te shkurtra kur luan sport?



Pyetje:

Cili eshte vendimi ne lidhje me njerezit qe veshin pantallona te shkurtra 
kur ata luajne sport dhe njerezit qe i shikojne ata duke luajtur?


Shejkh Muhamed Ibn Salih el-Uthejmin:


Te luash sport eshte e lejuar kur kjo nuk e ndalon nje (njeri) nga ajo qe eshte 
e detyrueshme. Po te ishte per te parandaluar nje (njeri) nga ajo qe eshte 
e detyrueshme, atehere ajo do te ishte e ndaluar. 


Nese ajo behet dicka me te cilen njerezit e kalojne shumicen e kohes se tyre 
me te, atehere ajo do te behej humbje e kohes, dhe ne kete rast e pakta e asaj 
qe mund te thuhet eshte se ajo eshte Mekruh (e papelqyeshme). 


Sa per personin qe luan sport, i cili eshte i veshur vetem me pantallona 
te shkurtra qe shfaqin kofshen e tij, apo edhe me shume se kaq, 
atehere kjo nuk eshte e lejuar. 


Ne lidhje me cfare eshte e sakte eshte se eshte e detyrueshme per te rinjte 
te mbulojne kofshet e tyre, dhe qe te shikosh nje sport, pjesemarresit e te cilit 
kane shfaqur kofshet e tyre keshtu, kjo nuk eshte e lejuar.



Fetaua Islamijeh vell.8 fq.256



Saturday, December 22, 2012

Inkurajimi per kerkimin e diturise!


Teksti i Hadithit


Ne autoritetin e Ebu ed-Derda (radi Allahu anhu) i cili ka thene:
Kam degjuar te Derguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)
duke thene:

“Kushdo qe merr nje rruge per te kerkuar dituri, Allahu ka 
per t’i lehtesuar atij nje rruge per ne Xhenet. Me te vertete 
Meleket ulin krahet e tyre ne shenje kenaqesie per kerkuesin 
e dijes. Banoret e qiejve dhe banoret e tokes, madje edhe peshku 
ne uje kerkojne falje per Dijetarin. Vlera e Dijetarit para adhuruesit 
te thjeshte eshte si vlera e [ndriçimit te] Henes para [vezullimit te] 
yjeve. Vertet Dijetaret jane trashegimtare te Profeteve. Profetet 
nuk lene pas trashegimi as Dinare e as Dirhem por Dije, dhe kushdo 
qe merr prej saj ka marre nje thesar të mjaftueshem.”

Mbledhur nga Ebu Daud dhe Et-Tirmidhi


-Kuptimi i fjaleve dhe i shprehjeve nga Hadithi


*Merr nje rruge: perpiqet ne kerkimin e diturise.

*Allahu ka per t’i lehtesuar atij nje rruge per ne Xhenet: 
Allahu do t'i beje (veprat e mira) te lehta per te.

*Nuk lene pas trashegimi: Ata nuk kane lene asgje pas tyre 
per tu trasheguar (pervec asaj e cila eshte permendur
ne Hadith dmth dituria e dobishme).

*Ata kane lene pas dituri per tu trasheguar: Ata lene pas
dituri te dobishme per tu trasheguar nga popujt e tyre.


-Kuptimi i pergjithshem i Hadithit


Ne kete Hadith qe eshte transmetuar tek ne nga ky sahab fisnik 
(radi Allahu anhu), ne shohim se me te vertete ai i cili perpiqet
shume per te kerkuar dituri (te dobishme) dhe shkon ne mbledhjet
(klasat) e dijetareve, studion dhe rishikon (ate qe ka mesuar);
atehere me siguri Allahu do ta beje te lehte per te diturine qe ai
kerkon dhe gjithcka qe eshte e nevojshme per ta arritur ate (diturine).
Kjo eshte ofruar se qellimet e tij jane te sinqerta per Allahun.
Kjo do te jete nje shkak i madh per te qe te udhezohet, duke perfituar
nepermjet diturise se tij dhe suksesit te tij perfundimtar duke marre 
shperblimet e Allahut.

Sot duhet te njoftohet populli Islam (rreth) pergjegjesise se saj (i kerkimit 
dhe ndjekjes se) diturise se dobishme (dhe veprimi ne perputhje me te). 
(Duke e bere kete) do ta ktheje ate (popullin Islam) ne vendin qe i takon, 
per te qene popull udheheqes ne bote. (Nga Meshira e Allahut) ka njerez 
nga mesi i te rinjeve muslimane (te cilet e kane marre kete detyre) dhe vetem 
pasi Leja e Allahut mund te na sjelle me afer kesaj shprese dhe deshire.


-Pikat e perfitimit te gjetura ne kete Hadith


1. (Hadithi nga tregon) epersine e kerkimit te diturise dhe inkurajimin 
per te kerkuar dituri.

2. (Ne mesojme se) i gjithe krijimi kerkon qe studentit te dijes 
t'i falen mekatet e tij ose te saj.

3. Eshte treguar superioriteti dhe epersia e dijetarit qe zbaton dijen e tij, 
mbi adhuruesin.

4. Na eshte treguar se ka nivele te ndryshme te epersise ne kete ceshtje, 
si epersia e henes se plote mbi pjesen tjeter te yjeve.



Pershtatur nga "Mesimet ne Teuhid, fikh dhe hadith
Printuar nga Ministria e Arsimit e Arabise Saudite


Akidja, Menhexhi dhe Akhlaku jane te gjitha se bashku, dhe ju nuk mund t'i ndani ato!


Shejkh Hasan Abdul-Uehab Marzuk El-Bena:


"Akidja, Menhexhi dhe Akhlaku jane te gjitha se bashku, 
dhe ju nuk mund t'i ndani ato. 


Eshte e nevojshme per Talibul-ilm (Nxenesin e dijes) ta zoteroje Akiden 
e sakte (besimin e sakte islamik), me Menhexhin e sakte (Metodologjine)
se bashku me Akhlakun e mire dhe Adabin (menyrat dhe sjelljet). 


Kur nxenesi i dijes studion Akiden dhe Menhexhin, ai gjithashtu duhet 
te studioje edhe Akhlakun dhe Adabin. Kini frike Allahun o Nxenesa te dijes, 
kini frike Allahun o nxenesa te dijes."





Te kerkoj dituri apo te therras per tek Allahu?


Pyetja:


Cila nga te dyja eshte me e mire? 
Perkushtimi i vetes ne thirrjen per tek Allahu Azze ue Xhel 
apo perkushtimi i vetes ne kerkimin e diturise?



Shejkh Muhamed Ibn Salih El Uthejmin:


Kerkimi i diturise eshte me i mire dhe me i denje,
ndersa eshte e mundur qe studenti i dijes te ofroje Daua
nderkohe ai eshte duke kerkuar dituri, por nuk eshte
e mundur qe ai te ofroje Daua (te therras per) tek Allahu 
perderisa nuk eshte me dije. Allahu me i Larti ka thene:


"Thuaj:"Kjo eshte rruga ime, e qe une therras te Allahu 
me dije te sigurt..." (Jusuf: 108)


Pra, si mund te kete Dauet pa dije? Dhe askush nuk therret
pa dije kurre, dhe kushdo qe therret pa dije, nuk do 
te jete i suksesshem.





Shembulli i jetes se kesaj bote!

Shembull dhe perkujtim ne lidhje me jeten e kesaj bote!