Tuesday, March 5, 2013

Dyzet perfitime te kesaj bote qe vijne nga braktisja e mekateve


Dijetari i madh, Ibn Kajim el-Xheuzije (Allahu e meshirofte) permendi nje numer te madh perfitimesh qe mund te gezoje dikush ne jeten e kesaj bote para se te nderohet me shperblime te pafundme te Allahut ne Ahiret. Ai permendi:


1. Ruajtja e integritetit personal (muroo'ah)

2. Mbajtja paster e emrit dhe reputacionit tuaj

3. Mbrojtja e statusit tuaj social

4. Ruajtja e shendetit qe ka dhene Allahu dhe berja si nje mjet per te arritur perfitimet e kesaj bote dhe perfitimet fetare

5. Nje jete e shendetshme

6. Nje organizem i clodhur si duhet

7. Nje zemer e forte

8. Nje shpirt i paster

9. Lumturia e zemres

10. Nje gjoks i relaksuar

11. Siguria nga shqetesimet qe prekin te keqinjte dhe te pabindurit (vecanerisht)

12. Me pak merak, trishtim dhe mjerim (ne pergjithesi)

13. Forca e brendshme e nderit personal, te mos turperoje

14. Ruajtja e drites ne zemren e njeriut nga te qenurit e shuar nga erresia e mosbindjes

15. Nje gjendje afersisht cka kufizon te keqinjte dhe te pabindurit

16. T'i jepesh dispozitave me lehtesi nga menyrat e papeshuara

17. Lehtesia e pergjithshme duke u dhene ne ceshtjet qe jane te veshtira per njerezit e pabindur

18. Te paturit e veprave te bindjes te lehta per t'i kryer

19. Te paturit e dijes te lehte per t'u arritur

20. Fjalimi i pergjithshem i njerezve ne favorin tuaj

21. Shume prej lutjeve behen ne favorin tuaj

22. Kenaqesia qe mund te shihet ne fytyren tuaj

23. Respekti qe eshte vendosur ne zemrat e njerezve per ju

24. Mbeshtetja e tyre dhe mbrojtja per ju, kur demtoheni apo shtypeni

25. Mbrojtja e tyre ndaj jush ne pranine e atyre qe ju pergojojne

26. Pergjigje te shpejta te lutjeve tuaja

27. Largimi nga mos-afersia mes jush dhe Allahut

28. Afersia e engjejve

29. Largesia nga djajte, si xhinet dhe njerezoret prej tyre

30. Njerezit tejkalojne njeri-tjetrin per t'iu sherbyer dhe per t'u kujdesur per nevojat tuaja

31. Duke kerkuar dashurine dhe shoqerine tuaj

32. Duke mos pasur frike nga vdekja, ne vend te kesaj ju jeni te lumtur te takoni Zotin tuaj dhe te arrini vendbanimin perfundimtar

33. Parendesia e kesaj bote ne zemren tuaj

34. Nderimi i vertete i Ahiretit ne zemren tuaj

35. Vigjilenca ne lidhje me dominimin e madh (te Xhenetit) dhe suksesi i madh qe qendron ne kuader te tij

36. Te shijuarit e embelsise se bindjes

37. Arritja e embelsise se besimit

38. Lutjet e engjejve te cilet e bartin Arshin, ashtu si dhe engjejve te tjere

39. Gezimi i engjejve te cilet shkruajne veprat tuaja, dhe lutjet e tyre te vazhdueshme ne favorin tuaj

40. Nje rritje ne intelekt, kuptim, besim dhe dije

41. Arritja e dashurise se Allahut, Vemendja e Tij, dhe Lumturia e Tij me pendimin tuaj


Dhe Allahu e di me se miri!




Nuk ka gje me te dobishme per nje zemren e nje muslimani...





Kujdes te jesh mik i Allahut ne publik dhe armiku i Tij ne fshehtesi!





Saturday, March 2, 2013

Sa here qe e urdheroj gruan time, ajo pergjigjet: "Insha'Allah une do ta bej ose une nuk do ta bej"


 Pyetje:

Dikush pyet duke thene se sa here qe une e urdheroj gruan time, 
ajo pergjigjet duke thene:"Insha'Allah une do ta bej ose une nuk do ta bej". 
Çfare eshte gjykimi per kete?


Shejkh Salih el-Uthejmin:

 Ajo duhet te permbushe ate qe ju e urdheruat per te bere, 
me kusht qe nuk ka dem ndaj saj, apo mosbindje ndaj Allahut 
dhe te Derguarit te Tij.

Profeti (paqja qofte mbi te) ka thene:

“Sikur ta urdheroja dikend ti bej sexhde dikujt tjeter (perveç All-llahut) do ta urdheroja gruan qe ti beje sexhde burrit te saj.."

 Por siç u permend me pare, me kusht qe nuk ka dem te saj 
(duke bere ate qe i urdheroi asaj per te bere) ose mosbindje ndaj Allahut 
dhe te Derguarit te Tij.

 Ne qofte se kjo ishte mosbindje ndaj Allahut dhe te Derguarit te Tij, 
ajo nuk ka te drejte per te rene dakord me ju,
dhe gjithashtu ju nuk keni te drejte ta urdheroni ate me ate (urdheresen),
dhe ne qofte se ka nje dem te shkaktuar per te, ju nuk ju lejohet 
per te vepruar keshtu per shkak se nuk eshte prej sjelljes se mire ndaj saj.


Kjo fet'ua eshte marre nga: Fatawa e Noor-'el-adaarb: Martesa (nikahu)


A eshte denimi i varrit specifik vetem per ate qe eshte varrosur?


El-Imam Ibnu Abil-Izz (Rahimehullah) tha 
në shpjegimin e tij fantastik 
në faqen "Akidetu Tahauijeh AT-400":


"Dhe dije se denimi i varrit eshte denimi i barzakhut (Jeta e varrit), keshtu qe
 kushdo qe vdes dhe e meriton denimin, do te marre pjesen e vet nga denimi 
nese u varros apo jo, edhe nese eshte ngrene nga ndonje kafshe, ose 
edhe ne qofte se ai ka qene djegur deri sa eshte bere hi dhe eshte shperndare
ne ajer ose edhe ne qofte se ai ka qene kryqezuar, ose edhe ne qoftë se ai 
mbytet ne det, ndeshkimi do te vazhdoje te arrije shpirtin dhe trupin e tij 
ne te njejten menyre sic arrin ate qe eshte varrosur ."




Allahu na ruajte nga dënimi i varrit.



Te kesh nje shok te vertete eshte me mire se...




Zemra e shendoshe...




Nese gjashte sjellje jane mbledhur tek nje grua, miresia e saj eshte perfeksionuar..




Referencat!

Keto jane foto me thenie selefije qe jane 
perkthyer dhe pershtatur nga anglishtja. 

Shkeputur nga faqet: 
http://www.sayingsofthesalaf.net
http://maktabasalafiya.blogspot.com
http://theclearsunnah.wordpress.com

Tuesday, February 26, 2013

A mund te shikoj floket e saj ne takim?


Pyetja:

Nje person deshiron qe te fejohet me nje grua
a (lejohet) te shikoje prej saj floket, apo çfare te shikoje?


Shejkh Zejd el-Medkhali:

Ai shikon prej saj çka e motivon ate për t'u interesuar dhe perzgjedhur.

Keshtu qe ai mund te shikoje fytyren e saj dhe me shikimin e fytyres 
te konkludoje per rregullesine e tere trupit te saj. Ai mund te shikoje shtatin e saj
- e gjate, e shkurter, pa te meta apo jo, e gjera te tjera-.

Ndersa ajo te krehe (shprishe) floket e saj e t'i ekspozoje ato para tij; 
kete nuk e thote asnjeri.

Keshtu qe qellimi eshte qe te shikoje prej saj; pa dijenine e saj (kur ajo 
eshte ne gaflet)ose me aprovimim dhe ndermjetesimin e kujdestarit te saj.

Atehere (personi) mjaftohet duke shikuar fytyren e saj, duart, 
kembet dhe shtatin e saj.
Mbi kete baze kane vepruar njerezit.


Kontrolloi: Astrit Hoxha


A mund te shikoj floket e saj ne takim?




Fet'ua nga shejkh Zejd el-Medkhali



Sunday, February 24, 2013

Kush ka te drejte te beje Tebdi, Tefsik dhe Tekfir mbi njerezit?


Pyetje:

Kush ka te drejte te beje Tefsik dhe Tekfir mbi njerezit?


Shejkh Salih el-Feuzan:

Kjo është e drejtë dhe kompetencë e dijetarëve, dijetarëve me mprehtësi,
të cilët e dinë se kush e meriton të emërtohet me kufër, fisk (mëkat) dhe bidat.
Kjo ceshtje eshte në kompetencën e dijetarëve.
Po.


Kontrolloi nga arabishtja: Astrit Hoxha



Kush ka te drejte te beje Tebdi, Tefsik, dhe Tekfir mbi njerezit?





Fet'ua nga Shejkh Salih el-Feuzan