Saturday, April 6, 2013

"O vendet e namazit te nates, ku jane vizitoret tuaj?"


Ibn Xheuzi, 
Allahu e meshirofte ka thene:


"Sa te shkelqyer jane ata njerez te cilet kane braktisur endrrat e embla, 
terhequr nga ajo qe i ngriti kembet e tyre. Duke qendruar per te lodhur vetet 
e tyre ne erresire, duke kerkuar nje pjese te bekimit. 


Kur vjen nata ata ngrihen, dhe kur arrin dita ata nxjerrin mesime nga ajo. 
Kur shikojne ne gabimet e tyre ata kerkojne falje, dhe kur mendojne rreth 
mekateve te tyre ata qajne dhe ndjehen te brengosur. 


O banesat e te dashurve, ku jane banoret tuaj? 
O vendet e sinqeritetit, ku jane banoret tuaj? O vendet e te devotshmeve, 
ku jane njerezit tuaj? O vendet e namazit te nates, ku jane vizitoret tuaj? 


Pasha Allahun, une kam udhetuar perreth dhe i gjeta keta njerez te zhdukur. 
Ata te cilet e kishin zakon te qendronin zgjuar gjate nates jane larguar 
dhe kane mbetur dashamiret e gjumit. Keto kohe perpiqen te shijojne epshin 
per te zvendesuar agjerimin."




Suretu el-Fatiha dhe Suretu el-Fexhr!




Suretu el-Fatiha dhe Suretu el-Fexhr me titrim ne shqip
recituar nga Hani ar-Rifai.


Permendja e njerezve eshte semundje...


Abdullah Ibn Aun, 
Allahu e meshirofte, ka thene:

"Permendja e njerezve eshte semundje dhe permendja e Allahut 
eshte sherim."


El-Hafidh Edh-Dhehebi, Allahu e meshirofte, ka thene:

"Une thashe:"Sigurisht, pasha Allahun! Keshtu, eshte e habitshme se si 
ne dhe injoranca jone e leme kuren dhe fillojme semundjen?"


Allahu, me i Larti, ka thene:

"Pra, ju me kujtoni Mua (me adhurime), Une ju kujtoj juve (me shperblim)." 
[2:152]


dhe Ai ka thene:
"Dhe permendja e Allahut eshte me e madhja (e adhurimeve)" 
[29:45}


dhe Ai ka thene:
"Ata qe besuan dhe me te permendur Allahun, zemrat e tyre qetesohen; 
pra ta dini se me te permendur Allahun zemrat qetesohen." 
[13:28]


Megjithate, kjo nuk arrihet pervec me suksesin e Allahut. Dhe kushdo 
qe therret vazhdimisht Allahun dhe vazhdon duke trokitur ne dere, 
ajo do te jete e hapur per te."



Sijar 'Alam En-Nubala: 6/369



Nuk kalon nje mengjes pa me pyetur...


Hatim El-Asam 
ka thene:


ما من صباح إلا والشيطان يقول لي: ما تأكل؟ وما تلبس؟ وأين تسكن؟
 فأقول: آكل الموت ,وألبس الكفن، وأسكن القبر


"Nuk kalon nje mengjes i vetem pa me pyetur Shejtani: 
"Çfare do te hash [sot]?", "Çfare do te veshesh?", dhe "Ku do te jetosh?
Une i pergjigjem: "Une do te ha vdekjen; do te vesh nje qefin
dhe do te jetoj ne nje varr."



[Sifah Et-Safuah" 4/162]


Tri nivelet e Devotshmerise!


Takua (devotshmeria) ka tri nivele:


E para: Mbrojtja e zemres dhe gjymtyreve nga mekatet dhe te gjitha çeshtjet e ndaluara.
E dyta: Mbrojtja e zemres dhe gjymtyreve nga çeshtjet e papelqyeshme [Mekruh].
E treta: Mbrojtja e vetes nga fudul {الفضول} dhe çfare ka te beje me te.


E para i jep robit jeten e tij, e dyta i jep atij pasuri dhe shendet 
dhe e treta e mundeson ate per te fituar kenaqesi, lumturi dhe drite.


Burimi: El Feuaid fq.45

Autor: Shejkhul Islam Ibn Kajimi



http://maktabasalafiya.blogspot.com/2010/12/three-levels-of-piety.html


Monday, April 1, 2013

Ulja e shikimit!


Eshte transmetuar se Selman El-Farisi 
-Allahu qofte i kenaqur me te- 
ka thene:

"Une do te preferoja qe te vdes dhe te ringjallem, te vdes dhe te ringjallem, 
dhe perseri te vdes dhe te ringjallem se sa te shikoj pjese private te trupit 
te nje Muslimani ose per nje Musliman per te pare te miat."

[Imam Ahmedi, El-Zuhd fq.192. Dar El-Kutub El-Ilmijeh. Beirut, Liban]


Eshte transmetuar se Abdullah Ibn Umer 
-Allahu qofte i kenaqur me te- 
ka thene:

"Vertet pjese e nenvleftesimit se besimit mbi ju eshte te shikoni brenda 
apartamenteve dhe shtepive (te njerezve te tjere)."

[Ibn Ebi El-Dunya, Kitab El-Uera, artikulli 71]


Eshte transmetuar se Enes Ibn Maliku 
-Allahu qofte i kenaqur me te- 
ka thene:

"Nese nje grua kalon para jush, ulini syte tuaj deri sa ajo te kaloje."

[Ibid, artikulli 72]


Eshte transmetuar se El-Ala ibn Zijad 
-Allahu qofte i kenaqur me te- 
ka thene:

"Mos e leni shikimin tuaj te ndjeki pamjen e kendshme te nje gruaje [kur ajo kalon], 
se vertet shikimi shkakton deshiren ne zemer."

[Ibid. artikulli 77]


Eshte transmetuar ne autoritetin e El-Uaki ibn El-Xherrah:

"Ne dolem jashte nje bajram me Sufjan eth-Theurin dhe ai tha:
" Gjeja e pare qe ne do te bejme kete dite tonen eshte te ulim shikimin tone."

[Ibid. artikulli 66]


Eshte transmetuar se Hasan ibn Ebi Sinan -Allahu e meshirofte- doli nje Bajram 
dhe kur ai u kthye ne shtepi gruaja e tij i tha:" Sa gra te bukura ke pare sot?" 
Pasi ajo vazhdoi duke e pyetur ate, ai tha:
"Mjere per ty! Une nuk kam shikuar ne asgje tjeter veç shputes sime 
prej kur dola jashte deri kur u ktheva tek ti!"

[Ibid. artikulli 68]





Nje keshille e mrekullueshme!


Sufjan eth-Theuri 
-Allahu e meshirofte- ka thene:


"Uluni vetem ne shoqeri te atij i cili ju keshillon qe te deshironi pak nga kjo bote, 
dhe ju inkurajon per te mbajtur shpresat ne Ahiret. 

Kujdesuni qe te mos uleni me njerez, te cilet flasin vazhdimisht 
per ceshtjet e dunjase; 

Njerez te tille do t'ua shkaterrojne mireqenien tuaj fetare 
dhe do ta prishin zemren tuaj."



Jeta eshte nje udhetim!


Qe nga momenti i krijimit, njeriu eshte ne nje udhetim. 
Ai eshte nje udhetar dhe nuk i lejohet te ndalet pervec kur te arrije 
ne Xhenet ose ne Zjarr.


I mençuri ne mesin e tyre eshte ai qe e di se udhetimi eshte i bazuar ne veshtiresi dhe rrezik. Zakonisht eshte e veshtire per te kerkuar kenaqesi dhe lehtesim gjate tij (udhetimit), qe jane per t'u fituar mbasi ai (udhetimi) eshte perfunduar.


Çdo hap dhe  çdo ankese bërë gjate udhetimit nuk do ta ndalojne ate.


Eshte deshmuar se udhetari pergatit furnizimet, te cilat do ta marrin ate ne perfundimin final. Dhe nese ai ndalon, fle apo qendron, ai eshte duke bere keshtu duke u pergatitur vete per te perfunduar udhetimin e tij.


Referencat: El-Feuaid -Ibn Kajjim (Rahimehullah) faqe 315


Friday, March 22, 2013

Takimi i eulijave me All-llahun e Lartësuar!

 Dëgjojeni Ibn Kajjimin se si ai e përshkruan këtë ngjarje madhështore 
dhe takim momental...
Dëgjo dhe paramendoje veten në mesin e tyre, 
Allahu të bëftë mua dhe ty një prej tyre!




Teksti i përmendur në video është nga libri i Ibn Kajimit 
Hadi al-Aruah ila bilad il-Afrah fq.193, 
megjithëse ndryshon pak nga teksti i librit por shumica e tij është e njejtë.

Gjithashtu ky artikull është postuar edhe në faqen selefije abdurrahman.org
dhe mund ta gjeni në këtë link: 

Allahu na mundësoftë të jemi prej këtyre eulijave të cilët do të kenë 
mundësinë dhe nderin të shohin dhe të takohen me të Lartësuarin në Xhenet!

Mos u mashtro nga paraqitja fizike e grave imorale ne jeten e kesaj bote!


Pasi Imam Ibnul Kajjimi (Allahu e meshirofte) e pershkroi bukurine dhe perfeksionin 
e grave te Xhenetit, ne menyre qe terhiqesh drejt tyre, ai paralajmeroi kunder 
te mashtruarit nga grate e keqija ne jeten e kesaj bote - ato te cilat jane te privuara 
nga çdo tipar i shkelqyer. Ato as nuk jane te persosura ne paraqitjen e tyre fizike 
dhe as nuk posedojne veprime te mira.


Si mund te mashtrohet dikush nga nje grua e cila posedon sjellje te shemtuar dhe 
eshte e pabese? Si mund te mashtrohet nga nje grua qe as nuk i permbush detyrimet 
e saj e as nuk posedon durim? Si mund te mashtrohet nga nje grua qe as nuk eshte 
gatshme e as nuk eshte e bindur dhe e perulur, dhe veprat e saj jane te shemtuara? 


Perkundrazi ajo eshte nje shejtane femer e maskuar ne imazhin e nje njeriu, 
keshtu qe ajo mashtron njerezit e neveritshem dhe te prishur, qe ta deshirojne ate, 
per shkak se ata jane te ngjashem me te, dhe jane te gatshem t'i binden asaj.


Sa per njerezit e miresise dhe virtytit, ajo as nuk i kerkon e as nuk i deshiron ata, 
sepse nuk ka asnje ngjashmeri midis saj dhe atyre. Ajo eshte e privuar nga gjithcka 
qe e drejton drejt te mires dhe e ndalon nga e keqja. Ajo as nuk disponon menyren 
e sakte te jetes se urdheruar nga Allahu dhe intelekt te shendoshe moral e as nuk 
disponon sjellje te mira dhe frike ndaj Allahut. 


Ajo nuk posedon bukuri natyrale, perkundrazi bukuria e saj eshte e falsifikuar qe 
buron nga kozmetika. Dhe kur ajo e le zbukurimin dhe garnituren, defektet e saj 
behen te dukshme dhe ajo privohet nga cdo gje qe e ben nje person ta deshiroje ate. 
Ajo karakterizohet me tradheti - as mirenjohese ndaj shoqerimit te mire dhe 
as nuk ka ruajtur dhe permbushur te drejtat e saj.


Bukuria e saj eshte nje guaske e holle dhe nen ate jane defektet dhe punet 
e shemtuara. Bukuria e saj i ngjan nje monedhe fallco e praruar me ar dhe argjend 
qe dikush mund ta konsideroje te jete nje monedhe e vertete ari apo monedhe 
argjendi, por ky falsifikim nuk mund te qarkulloje ne mesin e kembyesve te parave, 
edhe pse shume njerez jane mashtruar nga ajo.



[Parafrazuar dhe shkurtuar. Per detaje te metejshme shih: el-Sherh Kasidah en-Nunijeh nga shejkh Muhamed Khalil el-Harras (Allahu e meshirofte), vell 2, fq. 738-739]






Gruaja është çelësi...





El-Ensari ka thënë:


"Gruaja është çelesi i sigurise në çdo shoqëri dhe themeli i familjes."


(El-Mexhmu' 1/173)





Beqaria nuk ka të bëjë me Islamin






Imam Ahmedi ka thene:


"Beqaria nuk ka të bëjë fare me Islamin, dhe ai i cili iu shtyn që të mos martoheni, 
do t'iu nxit në diçka të ndryshme nga Islami."




Wednesday, March 20, 2013

Selefet dhe menyra se si e çmonin kohen!


Hasan el-Basri ka thene:

"O biri i Ademit, ti nuk je asgje tjeter vetem se nje grumbull ditesh. 
Me kalimin e një dite, kalon edhe nje pjese e jotja".

Edh-Dhehebi, "Sijar A'lam en-Nubala" (4/585)


Hasan el-Basri ka thene:

"Kam takuar disa njerez te cilet ishin me koprrace per kohen e tyre 
se sa per parate e tyre."

El-Baghaui, "Sherh es-Sunneh" (14/225)


Hasan el-Basri i keshilloi shoket e tij duke thene:

"Mos u preokupo me kenaqesite kalimtare te kesaj dunjaje dhe te harrosh Ahiretin, 
jeta jote eshte e shkurter, keshtu qe nxito dhe mos e shtyj punen e sotme per neser, sepse ti nuk e di kur do te vdesesh dhe do te takohesh me Allahun."

Hiljet el-Eulija (2/140)


"El Kasim Ibn Asakir ishte informuar se Sulejm Ibn Ejub i jepte shume rendesi 
kohes se tij. Ai kurre nuk humbiste kohe pa disa vepra te dobishme. 
Ai ose shkruante libra, jepte ligjerata ose lexonte."

Edh-Dhehebi, "Sijar Alam en-Nubala" (17/646)


Ebu el-Uefa Ali Ibn Akil ka thene:

"Une nuk lejoj te humb asnje ore te jetes sime. Edhe kur une nuk jam duke dhene 
ligjerata ose duke lexuar, mendja ime do te vazhdoje te preokupohet me disa ceshtje
ndersa une jam i shtrire; dhe nuk do te ngrihem derisa te gjej dicka te dobishme 
per te shkruar. Dhe une ende e gjej veten duke u perpjekur per diturine
ne vitet tetedhjete te miat me shume se kur isha ne njezetat e mia."

Ibn el-Xheuzi, "El-Muntadham" (9/214)


Burimi:"Mencuria e te mencurve" 
nga AbdulAziz Ibn Nasir el-Xhelil & Baha Adin Ibn Fetah Aki