Sunday, May 5, 2013

Realiteti i karakterit te mire!


Hasan el-Basri 
-Allahu e meshirofte
ka thene:


"Realiteti i karakterit te mire eshte: 
te berit mire te tjereve, ndalja prej lendimit, 
dhe te kesh nje fytyre te gezuar."



El-Kadi Ijad 
ka thene:


"[Karakteri i mire] eshte qe te shoqerohesh me njerez ne nje menyre te bukur, 
te kesh nje fytyre te gezuar, te tregosh dashurine ndaj tyre, te tregosh dhembshuri 
per ta, te tolerosh demin qe shkaktojne ata, te tregohesh i duruar me ta, 
te kesh durim mbi gjerat kundershtuese, te braktisesh krenarine apo 
te qenit arrogant ndaj tyre, dhe te shmangesh zemerimin, ashpersine, 
dhe duke i marre ne konsiderate ata."



Imam Ahmed Ibn Umer el-Kurtubi, 
ne shpjegimin e permbledhjes se Sahih Muslim, el-Mufhim (6/116-117)


Sunday, April 28, 2013

Saturday, April 27, 2013

Kerkuesi i diturise duhet te perpiqet shume ne kerkimin e dijes...


Imam el-Axhuri 
ka thene:


"Kerkuesi i diturise duhet ta dije se Allahu - Azze ue Xhel - e ka bere adhurimin 
e Allahut te detyrueshem per te. Dhe se ky adhurim nuk eshte i mundur pa dituri, 
kerkimi i te ciles gjithashtu eshte detyrim per te. Ai po ashtu duhet te kuptoje se 
injoranca nuk eshte e pershtatshme per nje besimtar. Ai duhet te kerkoje dituri, 
ne menyre qe te largoje injorancen nga vetja e tij, dhe per te adhuruar Allahun 
- Azze ue Xhel - ashtu sic Allahu ka urdheruar, e jo si deshiron ai ta adhuroje Ate. 


Pra, kerkuesi i diturise duhet te perpiqet shume ne kerkimin e saj, te jete i sinqerte 
ne perpjekjet e tij, dhe te mos jete i mahnitur me veten e tij. Perkundrazi ai duhet 
te pranoje se kjo eshte nje favor nga Allahu mbi te, sepse ishte Allahu, Ai qe i dha 
mundesine per te kerkuar dituri te tille, me te cilen ai eshte ne gjendje 
te permbushe detyrimet e tij dhe te qendroje larg nga ajo qe eshte e ndaluar."


[Akhlakul Ulema (fq.43)]



Devotshmeria- çelesi i diturise!


Nje perkujtim i shkurter per ata qe kerkojne dituri ne lidhje me aspektin 
e devotshmerise, pasi kjo eshte nje mjet i dobishem i harruar nga shume prej atyre 
qe hyjne ne shkencat e ndryshme te kesaj feje te paster, fisnike.


Nga shejkh Ebu Enes Hamad Ibn Ibrahim el-Uthman


Allahu - Me Perfekti, Me i Larti - ka thene:

"O ju qe keni besuar, kini frike Allahun dhe vazhdoni me besim ndaj te Derguarit 
te Tij, se Ai ju jep dyfish nga meshira e Tij, ju dhuron drite qe ecni me te, 
ju fale mekatet tuaja, Allahu eshte Mekatfales dhe Meshirues.

[Suretu el-Hadide 28]


Allahu - Me i Larti - po ashtu ka thene:

"O ju qe besuat! Nese keni frike Allahun, Ai do t'ju jape juve nje Furkan..

[Suretu el-Enfale 29]


El-Hafidh Ibn Kethir - Allahu e meshirofte - ka thene:


"Ibn Abas, es-Sudi, Ikrimeh, ed-Dahak, Katadeh dhe Mukatil Ibn Hajan 
te gjithe thane per "Furkan", qe do te thote: nje rrugedalje (nga veshtiresite). 
Muxhahidi shtoi: nje rrugedalje (nga veshtiresite), si ne kete bote, dhe ne Ahiret. 
Ne nje transmetim nga Ibn Abasi, ai tha: Kjo do te thote: shpetimi, dhe ne nje 
transmetim tjeter prej tij: te qenit i ndihmuar. Muhamed Ibn Is'hak ka thene se 
ai do te thote: nje kriter per te gjykuar ne mes te vertetes dhe te pavertetes. 


Ky shpjegim nga Ibn Is'hak eshte me i pergjithshmi i asaj qe ka paraprire 
dhe kjo eshte nje pasoje e nevojshme e saj. Qe kushdo qe ka devotshmeri 
ndaj Allahut duke iu bindur urdhrave te Tij dhe duke i braktisur ate qe Ai ka ndaluar, 
do t'i jepet mundesia per te njohur te verteten nga genjeshtra. Kjo do te jete shkak 
per shpetimin e tij, duke qene i ndihmuar, dhe shkak per ceshtjet e tij te kesaj bote 
te behen me te lehta, dhe lumturia e tij ne Diten e Gjykimit. Ajo gjithashtu do te jete shkak per mekatet e tij qe te shlyhen nga Allahu, dhe t'i jepet falja dhe mbrojtja 
e Allahut nga njerezit. Ajo gjithashtu do te jete shkaku i te qenit marres 
i nje shperblimi te madh nga Allahu, sic Ai - Me i Larti - ka thene:


 "O ju qe keni besuar, kini frike Allahun dhe vazhdoni me besim ndaj te Derguarit 
te Tij, se Ai ju jep dyfish nga meshira e Tij, ju dhuron drite qe ecni me te, 
ju fale mekatet tuaja, Allahu eshte Mekatfales dhe Meshirues.

[Suretu el-Hadide 28]

[Tefsir Kuranul-Adhim (2/301-302) i Ibn Kethirit.]


Ibn Mesudi - radijAllahu anhu - ka thene:


"Vertet besoj qe njeriu harron diturine qe ka poseduar nje here e nje kohe 
per shkak te nje mekati qe ai ben." 

[ez-Zuhd (nr.329), isnadi i tij eshte sahih]


Ueki Ibnul-Xherrah - Allahu e meshirofte - ka thene:


"Une kerkoj ndihme ne memorizim duke braktisur mekatet dhe mosbindjen." 

[Raudatul-Ukala (fq.39)]


Imam Malik Ibn Enes - Allahu e meshirofte - i ka thene esh-Shafiut 
- Allahu e meshirofte - kur u takuan: 


"Me te vertete une po shikoj se Allahu e ka leshuar driten mbi zemren tende, 
prandaj mos e shuaj ate me erresiren e mekatit dhe mosbindjes."

[I'lamul-Muvaki'in (4/258) e Ibn Kajimit]


Imam Muhamed Ibn Idris esh-Shafi ka thene:


"Kushdo qe do qe Allahu t'ja hapi zemren e tij per Te dhe t'i jape drite atij, 
atehere le te braktise fjalet qe nuk kane te bejne me te, dhe te braktise mekatet 
dhe te largohet nga mosbindja. Atehere do te jete midis tij dhe Allahut nje thesar 
i fshehur i veprave te mira. Pra nese kjo behet, atehere Allahu do te hape 
dituri per te, qe do ta preokupoje ate. Dhe vertet ne vdekje 
eshte preokupimi me i madh." 

[Menakibush-Shafi'i (2/171)]


Shejkhul-Islam Ibn Tejmijeh - Allahu e meshirofte - ka thene:


"Allahu - Me Perfekti, Me i Larti - e ka bere si nje ndeshkim 
per mekatet e njerezve, mungesen e udhezimit dhe dijes se dobishme, 
sic thote Ai:


"Ata thane:'Zemrat tona jane te mbuluara' (dhe ne nuk kuptojme). 
Jo, por per shkak te mohimit te tyre, Allahu ua vulosi ato (zemrat)," 

[Suretu en-Nisa 155]


Dhe Ai ka thene:


"Ata thane: 'Zemrat tona jane te mbuluara'. (dhe ne nuk kuptojme). 
Jo, por per shkak te mosbesimit te tyre, Allahu i ka mallkuar." 

[Suretu el-Bekare 88]


Dhe Ai ka thene:


"Ne i rrotullojme zemrat dhe te paret e tyre (prej besimit) ashtu sikunder 
nuk e besuan ate (Kuranin) per here te pare." 

[Suretu el-En'am 110]


Dhe Allahu tha:


"Ne zemrat e tyre ka semundje, e Allahu u shton semundje edhe me shume." 

[Suretu el-Bekare 10]


Dhe Ai tha:


"E kur ata u shmangen (nga e verteta), Allahu i largoi zemrat e tyre." 

[Suretu es-Saff 5]



Burimi: Mexhmu'ul-Fetaua (14-152) i Shejkhul-Islam Ibn Tejmijeh.


Ilaçi me i mire i zemres!


Ibn Kajimi, 
Allahu e meshirofte, 
ka thene:


"Me pak fjale, nuk ka asgje me te dobishme per zemren sesa leximi i Kuranit 
dhe me meditim dhe reflektim. Kurani perfshin te gjitha nivelet e udhetareve, 
kushtet e punetoreve, dhe vendet e atyre qe posedojne dituri. 


Eshte Kurani qe gjeneron dashuri, deshire, frike, shprese, pendim, mbeshtetje, 
kenaqesi, besim, mirenjohje, durim dhe pjesen tjeter te gjendjeve te ndryshme 
qe jane jeta e zemes dhe persosja e saj. Gjithashtu, ai largon te gjitha karakteristikat 
dhe veprat qe shkaktojne çoroditjen dhe prishjen e zemres.


Nese njerezit do te kishin nje realizim te asaj qe lexohet ne Kuran perfshire meditimin, 
ata do t'i perkushtonin veten atij (Kuranit) ne kurriz te cdo gjeje tjeter. Kur njeriu 
e lexon ate me reflektim dhe ai vjen neper ndonje ajet qe ai eshte ne nevoje, 
per kurimin e zemres se tij, ai e perserit ate, edhe nese ai vepron keshtu 
njeqind here apo tere naten. 


Prandaj, te recitosh nje ajet te vetem te Kuranit me perqendrim dhe reflektim 
eshte me mire se te lexosh Kuranin me perfundim, pa ndonje meditim apo reflektim. 
Eshte gjithashtu shume e dobishme per zemren dhe me e favorshme per ngritjen e imanit dhe te shijuarit e embelsise se Kuranit.






Rruga e Ehli Sunnetit dhe Xhematit!


Shejkhul Islam Ibn Tejmijeh (rahimehullah
ka thene:


"Sa per tarikah (rrugen) e Ehli Sunnetit dhe Xhematit: 
eshte te ndjekesh etherin (transmetimet) e te Derguarit te Allahut 
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ne fshehtesi dhe haptazi, dhe te ndjekesh 
sebilin (rrugen) e te pareve nga Muhaxhirunet dhe Ensaret, dhe te ndjekesh 
uasijjah (amanetin) e te Derguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem); 


"Ndiqni Sunnetin tim dhe Sunnetin e Prijesave te Udhezuar pas meje, kapuni pas tyre 
fort me dhemballe dhe kini kujdes nga shpikjet sepse çdo shpikje eshte bidat, 
dhe çdo bidat eshte devijim nga rruga e drejte."


Dhe eshte per t'u ditur se fjala me e vertete eshte Fjala e Allahut, 
dhe te dihet se udhezimi me i mire eshte udhezimi i Muhamedit 
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), duke i dhene perparesi Fjales se Allahut 
mbi fjalet e njerezve, dhe t'i paraprije udhezimi i Muhamedit 
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) mbi udhezimin e te gjithe njerezve te tjere, 
dhe ata te cilet mbahen pas kesaj quhen : Ehlul Kitab ue Sunneh 
(Njerezit e Librit dhe Sunnetit).


Dhe ata jane quajtur gjithashtu Ehlul Xhemati: si Xhemat eshte qe te bashkoje 
dhe e kunderta eshte te ndaje ne grupe, dhe fjala "Xhemat" u be nje emer per ata 
qe bashkohen (mbi Hakkun), dhe ixhmaja (konsensusi) eshte nga tre parimet 
mbi te cilat eshte ndertuar dituria islame.


Dhe ata peshojne nga keto tre parime, theniet dhe veprat e fshehta dhe te hapta 
te njerezve te cilat jane te lidhura me fene. Dhe ixhmaja qe ata kapen eshte ajo 
ne te cilen ishin selefu-salih (te paret e mire); sa per ata te cilet erdhen pas tyre 
kane kaq shume ikhtilaf (diferenca) te cilat u perhapen ne ummet."




Prej ekstremizmit...


Shejkhu fisnik Salih el-Feuzan ka thene:


".. Dhe vertet ekstremizmi mund te jete ne çeshtjen e jurisprudences - pasimi i verber, dhe pasimi i verber i partive sektariane, dhe qe eshte nga aderimet fanatike 
ndaj mendimeve te Imameve, tille qe ato (mendime) jane bere sikur te jene zbulesa 
qe jane shpalluar (nga Allahu). Ato (mendime) trajtohen sikur nuk eshte e lejuar 
qe te braktisen per mendimin e sakte dhe ka shume te ngjare (per) mendimin e sakte 
ne baze te deshmive. Kjo eshte ashtu sic ka ndodhur nga pasuesit fanatike te dijetaret 
e fikhut, dhe gjithashtu nga drejtuesit e grupeve sektariane qe sot permbahen fort 
ne grupet dhe partite e tyre, dhe pastaj paralajmerojne kunder askujt tjeter, 
pos veteve te tyre, edhe ne qofte se ata te tjeret, pos tyre, jane ne te verteten..."




Thursday, April 25, 2013

Pejgamberi Jusuf dhe dashuria e tij per Allahun!



قال شيخ الإسلام ابن تيمية رحمه الله: فَإِنَّ قُوَّةَ " يُوسُفَ " وَمَحَبَّتَهُ لِلَّهِ وَإِخْلَاصَهُ وَخَشْيَتَهُ كَانَتْ أَقْوَى مِنْ جَمَالِ امْرَأَةِ الْعَزِيزِ وَحُسْنِهَا وَحُبِّهِ لَهَا


Shejkhul islam Ibn Tejmije رحمه الله ka thene:


"Vertet fuqia e (Pejgamberit) Jusuf عليه السلام dhe dashuria e tij per Allahun, 
dhe sinqeriteti i tij ndaj Allahut, dhe frika e tij ndaj Allahut ishin me te forte 
se sa bukuria e gruas se Azizit dhe joshja e saj dhe dashuria e saj per te."


[Mexhmu' el-Fetaua (10/602)]




A munden njerezit t'i shohin engjejt?


Pyetja:


A munden njerezit t'i shohin engjejt?



Shejkh el-Albani:


Ne formen qe Allahu i krijoi ata, jo.
Ne forma te cilat ata mund t'i imitojne, atehere natyrisht.


Dhe Aishah, Allahu qofte i kenaqur me te, dhe te tjeret e pane Xhibrilin 
ne formen e Dihjah el-Kalbi. Sa i perket parjes se Xhibrilit ne formen e tij origjinale, 
atehere kjo nuk i eshte dhene askujt pervec Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.


[El-Huda uen-Nur, 322.]





Persosmeria e Dijes se Emrave dhe Cilesive te Allahut!



Shemsudin Muhamed bin Ebi Bekr Ibn Kajim el-Xheuzijeh 
-Allahu e meshirofte- ka thene:


"Ne te vertete Daveti i te Derguarve veritet rreth tre parimeve:


Parimi i pare: Njohja e Zotit tend, duke thirrur ne Emrat dhe Cilesite e Tij, 
dhe Veprat e Tij.


Parimi i dyte: Njohja e rruges e cila do ta çoje tek Ai dhe qe eshte perkujtimi i Tij, 
duke qene mirenjohes ndaj Tij dhe adhurimi i Tij i cili eshte i perbere nga dashuria 
e plote ndaj Tij dhe nenshtrimi i plote ndaj Tij.


Parimi i trete: Te diturit se çfare do te marrin ata, pasi e takojne Ate (Allahun), 
nga bekimet e te qenit ne vendin e Bujarise se Tij (ne Xhenet), e te cilit me e mira 
dhe gjeja me madheshtore do te jete qe Allahu do te jete i kenaqur me ta 
dhe nderimi i Tij ndaj tyre dhe shikimi i tyre ne Fytyren e Tij te Lartesuarit, 
dhe Selami i Allahut mbi ta dhe biseda e Tij me ta."


Nga Shejkh AbdurRezak bin AbdulMuhsin el-Bedr
[Marre nga 'Fikhu i el-Esma el-Husna fq.11]





Tuesday, April 23, 2013

Gruaja e devotshme eshte kenaqesia me e mire e kesaj bote!





"Dynjaja është kënaqësi, 
ndërsa kënaqësia më e madhe në këtë dunja 
është gruaja e devotshme.” 



Gruaja e Shejkh Albanit rahimehullah, Ummu el-Fadl, është pyetur..


Duke qenë gruaja e këtij dijetari fisnik, a keni parë se dituria e tij,
kërkimi i diturise dhe mësimi i njerëzve e ka larguar nga bashkëjetesa me ju,
si kreu i familjes suaj?


Ajo u përgjigj:


Unë ju falënderoj për ndjenjat tuaja të ngrohta dhe do te doja t'ju beja te ditur 
që kërkimi i diturise nuk do ta pengonte Shejhun nga kryerja e ndonjë prej detyrimeve 
të tij familjare. Përkundrazi,e kundërta ka qene e vërtetë. Sepse ai, Allahu e mëshiroftë, 
ishte kreu i një familje shembullore, duke bashkëpunuar me familjen e tij.


Dhe më besoni mua, biri im, ai me ndihmonte mua ne një pjese të madhe te punëve 
te shtëpisë tillë që unë do të ndihesha në siklet, do me vinte turp perpara tij 
për shkak të tyre.


 Keshtu qe që një herë ai ishte duke pastruar oborrin e shtepise me mua, 
për të cilin unë thashë: "O Shejh! Mos më turpëro mua perpara fqinjëve, ata do të thonë 
se ju jeni duke bërë punën e gruas suaj. '


Ai u përgjigj: 


"Kjo nuk është një turp. 
A nuk e dini ju se profeti sal-lAllahu alejhi  ue sel-lem,
ka qene në shërbim të familjes së tij? "



Referencat :


Prej hipokrizise eshte qe...


Eshte raportuar nga Hasan el-Basri 
-Allahu e mëshirofte- se  ka thene:


"Thuhet se eshte pjese e el-nifâk (hipokrizise) te jesh se brendshmi ndryshe 
nga ajo qe jeni se jashtemi,

 Te thuash nje gje dhe te besh nje tjeter
 dhe te jeni te ndryshem ne menyren se si vini dhe si largoheni. 

Dhe rrenja e el-nifâk (hipokrizise) eshte genjeshtra."



Referencat: