Wednesday, September 4, 2013

Sahabiu i fundit qe do të vdese!

Imam Edh-Dhehebiu ka thene:

عيسى بن مريم نبي وصحابي فإنه رأى النبي محمد صلى الله عليه وسلم, وسلم عليه فهو
  آخر الصحابة موتا


"Jezusi (Isai), biri i Merjemes, eshte Profeti dhe Shoqeruesi 
qe e pa Profetin Muhamed (gjate udhëtimit ne qiell) dhe ai e përshendeti ate, 
keshtu qe ai eshte Sahabiu i fundit qe do te vdese ".


[Tajrid Asma As-Sahaba, 1/432].


Saturday, July 20, 2013

Thursday, July 18, 2013

Keshille per ate qe gjen pak bereqet ne kohen e tij!

Njeri nga Selefet njehere ka thene:

"Çdohere qe une kam rritur pjesen time te Kur'anit, koha ime do te rritej 
ne bereqet (ne miresi). Une vazhdova me rritjen deri sa pjesa ime e perditshme 
arriti ne dhjete xhuz (nje e treta e Kur'anit)."


Ibrahim Ibn AbdulUahid el-Makdisi ka thene, 
ndersa keshillonte ed-Dija el-Makdisin i cili synonte 
per te shkuar ne nje udhetim per te kerkuar dituri:


"Lexoni shume Kur'an dhe mos e braktisni ate, sepse vertete ajo qe ju doni te mesoni 
do te behet e lehte ne perputhje me sa lexoni."


Ed-Dija ka thene:

"Po ashtu une e kam vene re kete dhe e kam perjetuar shume. Nese une lexoja shume Kur'an pastaj degjoja shume Hadithe dhe i shkruaja te gjitha ato, do te ishte e lehte 
per mua, dhe nese une nuk lexoja atehere ajo do te behej e veshtire."





Terauite e Selefeve krahasuar terauite e diteve tona

Shpjeguar nga shejkh Muhamed Ibn Hadi


Keshtu, kur vjen Ramazani mos e humbisni faljen e Terauive me njerezit. 
Eshte mbi ju te qendroni gjate nates ne namaz. Kjo eshte çeshtja e trete. 
Dhe te gjitha lavderimet i takojne Allahut, tani recitimi eshte i lehte - o vellezer. 
Recitimi yne eshte i lehte, jashtezakonisht i lehte. Nje xhuz (recituar) ne dhjete rekate 
nese ai e ben recitimin e tij te gjate. Dhe ne qofte se ju jeni ne Harem te Mekes 
ose Medines ose ne xhami qe falen njezete rekate (ju do te thoni) ku shkoi xhuzi? 
Recitimi eshte shume i lehte ne cdo rekat.


Sa i perket Selefu Salih, Allahu paste meshire per ta, ata shikonin se nese surja el-Bekare recitohej ne dhjete rekate gjate Ramazanit, atehere imami i namazit shkonte lehte per ta. Nese surja el-Bekare u recitonte ne dhjete rekate atehere ata shikonin nese ai e kishte bere namazin te lehte per ta.


Sot ne bejme tre nete ose kater nete, ose dy ose gjysmen e nates, per te recituar suren 
el-Bekare, nese ne shkojme per ta mbaruar ate, e vertete apo e gabuar?


Ata e kishin zakon te recitonin suren el-Bekare ne tete rekate, keshtu qe nese nje imam vinte dhe i udhehiqte ata ne namaz, duke perfunduar suren el-Bekare ne dhjete rekate, 
ata do te thoshin: Allahu ta shperblefte me te mira, ai ishte i lehte per ne. 
Kush do te mbetet me ju sot pas kesaj? Namazi jone eshte i lehte tani.





Wednesday, June 12, 2013

Si te kemi nje zemer te devotshme?

Pyetje:

Cila eshte rruga per devotshmerine e zemres dhe per ta pastruar nga 
urrejtja dhe zilia? Dhe cilat jane menyrat me te dobishme per ta bere zemren 
te devotshme ne jeten e kesaj bote?


Shejkh Salih el-Feuzan:

Devotshmeria e zemres arrihet me disa gjera.


Se pari: te pasurit e qellimit te sinqerte per Allahun, Azze ue Xhel, ne veprat e mira. 


Dhe duke kujtuar madheshtine e Allahut, e Madheruar dhe Lartesuar, duke kujtuar 
se keni nevoje per Allahun, Azze ue Xhel, dhe rritja e dhikrit (perkujtimit) te Allahut. 


Allahu, me i Larti ka thene:

"Ata qe besuan dhe me te permendur Allahun, zemrat e tyre qetesohen; 
pra ta dini se me te permendur Allahun zemrat stabilizohen.

[Suretu er-Rad 28]


Pra, nga ajo qe e sjell zemren ne jete, eshte rritja e perkujtimit te Allahut. 
Dhe me te vertete, ai (Profeti) -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- ka thene:


"Shembulli i atij qe e permend Allahun dhe atij qe nuk e permend Allahun 
eshte si shembulli i te gjallit dhe i te vdekurit."


Gjithashtu nga menyrat e sjelljes se zemres ne jete eshte te ngrenit nga 
ushqimi Hallall (ushqimi i lejuar ligjor) dhe te qendruarit larg nga te ngrenit 
e ushqimit Haram (te ndaluar). Sepse ne te vertete, ngrenia e haramit e ngurteson zemren, e prish zemren ose e ben zemren e semure. Sepse ushqimi i keq 
ndikon ne zemer dhe ne trup.


Gjithashtu nga menyrat e sjelljes se zemres ne jete... Allahu, me i Larti ka thene:

"(Ne u patem thene): "O ju te derguar, hani ate qe eshte e lejuar dhe e mire 
dhe beni vepra te mira se Une e di ate qe ju veproni.

[Suretu el-Mu'minune 51]


Dhe Allahu i ka urdheruar besimtaret me ate qe i urdheroi te Derguarit. Ai tha:

"O ju qe besuat, hani nga te mirat qe u kemi dhene..

[Suretu el-Bekare 172]


Ai duhet te haje nga Tajjibat, do te thote: gjerat e lejueshme. 
Sepse Allahu i ben Tajjibat te lejueshme per ne dhe i ben Khabaith (gjithe te keqijat 
dhe gjerat e keqija) te ndaluara per ne. Keshtu ngrenia nga Tajjibat, te cilat 
jane gjerat e lejueshme e ushqen zemren me ushqim te mire. Dhe ngrenia 
nga Khabaith e ushqen zemren me ushqim te keq.


Kjo ben qe zemra te semuret, si edhe, degjimi i kengeve dhe instrumenteve muzikore, 
e cila eshte rritur shume ne kete kohe! Dhe ajo ben qe zemra te semuret ose 
e ben ate te vdese, te qenit i perkushtuar ndaj Televizionit, Internetit 
dhe cfare transmetohet ne keto media nga pabesia, mendimet e mbrapshta, 
deshirat e ndaluara dhe skenat e neveritshme. Kjo eshte ajo e cila 
i ben zemrat te semura.


Gjithashtu, shoqerimi me njerez te keqinj dhe ulja me ta i prish zemrat. 
Ne menyre te ngjashme, shoqerimi me njerezit e mire, dijetaret dhe njerezit e khajrit, eshte nga ajo qe i sjell zemrat ne jete.





Uthejmini: Si trajtohet nje miresi apo fatkeqesi qe mund te vije ne rrugen tuaj!


"Nese iu jepet nje bekim, atehere mos e merrni ate (vetem) si bekim, duke 
bere gosti dhe duke u gezuar. Eshte nje bekim, nuk ka asnje dyshim per kete, 
por dijeni se ju jeni duke u testuar nga ajo, (testuar) per te pare 
nese do te falenderoni per ate apo jo.


Nese ndonje dem vjen ne rrugen tuaj, atehere behuni i durueshem, 
sepse edhe kjo eshte nje sprove dhe testim nga Allahu Azze ue Xhel per te provuar 
nese ju do te jeni te durueshem apo jo. Dhe nese ju beheni te durueshem 
dhe shpresoni shperblimin nga Allahu, atehere Allahu thote: 


"Vetem te durueshmeve u jepet shperblimi i tyre pa mase!" 

[Suretu ez-Zumer 10] 





Recitim i bukur i sures el-Fet'h!





Suretu el-Fet'h me titrim ne Shqip
Recituesi: Muhamed Taha el-Xhunejd


Wednesday, May 22, 2013

Ju do te jeni te pergjegjshem para Allahut o prinder dhe mesues!


Nje keshille per prinderit muslimane 
nga shejkh Muhamed Ibn Xhemil Zejno


"Pra, ju duhet para se gjithash te permiresoni veten tuaj, pasi rezultatet e mira 
(vijne) nga e mira qe ju beni dhe rezultatet e keqija (vijne) nga e keqja qe beni. 
Keshtu sjellja e mire e mesueseve dhe prinderve para femijeve eshte forma 
me e mire e mesimit dhe edukimit per ta."


"O ju qe besuat! Ruani vetet dhe familjet tuaja nga Zjarri!" 
[Suretu - Tahrim 6]


Nenat, baballaret, mesuesit dhe shoqeria ne teresi, te gjithe do te jene 
te pergjegjshem para Allahut ne lidhje me terbijeh (mesimin dhe edukimin) 
e ketij brezi. Nese terbijeh (edukimi) eshte i mire, atehere do te kete lumturi 
- si ne kete bote dhe ne boten tjeter. Nese nuk eshte, atehere do te kete mjerim, 
dhe do te kete nje litar rreth qafave tuaja - siç perseritet ne hadith: 


"Secili prej jush eshte bari dhe secili prej jush eshte pergjegjes per tufen e tij.
[Bukhariu (13/111) dhe Muslimi (nr. 1829)]


Mirepo - o mesues - gezohuni ne thenien e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), 
i cili ka thene: 


"Pasha Allahun! Qe Allahu te udhezoje permes jush nje person te vetem, 
eshte me mire per ju sesa devet e kuqe.
[Bukhari (7/57) dhe Muslimi (nr. 2406)]


Dhe - o prinder - gezohuni ne hadithin autentik:


"Kur njeriu vdes, i nderpriten veprat e tij, perveç se tri gjerave: 
Sadakaja e rrjedhshme, dituria prej se ciles perfitohet ose pasardhes i devotshem, 
qe lutet per te (prindin)." [Muslimi (nr. 1631)]


Pra, ju duhet para se gjithash te permiresoni veten tuaj, pasi rezultatet e mira 
(vijne) nga e mira qe ju beni dhe rezultatet e keqija (vijne) nga e keqja qe beni. 
Keshtu sjellja e mire e mesueseve dhe prinderve para femijeve eshte forma 
me e mire e mesimit dhe edukimit per ta.





Shoferi i shejkh Ibn Bazit!



Shoferi i Shejhut, Shahin 
ka thene: 


"Ka qenë rreth tri raste, kur unë isha me vonesë për të marrë Shejhun 
për namazin e mëngjesit, ne makine. 


Çdo herë ai buzëqeshte duke mos thenë asnjë fjalë të vetme në lidhje me vonesën time 
edhe pse ai do qëndronte aty duke pritur per makinen perpara meje. 


Kjo qe si ishte ai me të gjithë punëtorët e tij, Allahu pastë mëshirë mbi të, 
ai kurrë nuk do të ankohej në lidhje me askënd. "


Mawaaqif Mudee'ah, f. 199.


http://maktabasalafiya.blogspot.com/search/label/Ibn%20al%20Qayyim%20al%20Jawziya?updated-max=2012-09-17T07:06:00-07:00&max-results=20&start=20&by-date=false



Si te perballeni me nje shok te keq?


Ibn Kajimi 
-Allahu e meshirofte- 
ka thene:


"Dije se humbja me e madhe per ty eshte qe te preokupohesh me ate 
qe nuk do te sjelle asgje, por humbjen e kohes tende ne lidhje me Allahun 
- Azze ue Xhel - dhe ndarjen prej Atij, humbjen e kohes tende me nje njeri, 
dobesimin e energjise tende, dhe zhdukjen e vendosmerise tende. 


Pra, nese ju jeni sprovuar me kete -dhe ju duhet te sprovoheni me kete- perballuni 
me te sipas menyres siç deshiron Allahu, dhe jini te durueshem me te sa me shume 
te jete e mundur. Afrohuni tek Allahu dhe Kenaqesia e Tij me ane te ketij personi, 
dhe bejeni bashkimin me te dicka per te perfituar, e jo dicka qe pesoni humbje.


Jini me te, nese jeni nje njeri qe jeni ne nje rruge, qe eshte e mbyllur 
per nje njeri tjeter, i cili pastaj kerkon qe ta merrni ne udhetimin tuaj. 
Sigurohuni qe jeni ju, ai i cili i jepni atij nje udhetim, dhe qe nuk eshte ai, 
qe ju jep juve nje udhetim. 


Nese ai refuzon dhe nuk ka asgje per te fituar nga udhetimi me te, 
mos u ndalni per te, ofroji atij lamtumiren, dhe mos u kthe mbrapa per ta pare ate, 
pasi ai eshte nje grabites autostrade, pavarsisht se kush eshte ai me te vertete.


Pra, ruani zemrat tuaja, jini te kujdesshem se si i shpenzoni ditet dhe netet, 
dhe mos e lini diellin te perendoje para se te mberrini 
ne destinacionin tuaj." 



['el-Uabil si-Sejjib'  fq.45]



Wednesday, May 15, 2013

Çfare eshte me mire te veçohesh apo te perzihesh me njerezit?


Ne Emer te Allahut, te Plotfuqishmit, te Urtit. 
Paqja, bekimet dhe pershendetjet qofshin mbi Pejgamberin tone te dashur 
Muhamedin, familjen dhe shoket e tij.


Sa per ate qe vijon:


Abdullah ibn Umeri, Allahu qofte i kenaqur me te dy, transmeton se 
i Derguari i Allahut, Allahu e meshirofte dhe i dhente paqe, ka thene:


"Besimtari i cili perzihet me njerez dhe i duron demet e tyre eshte me i mire 
se sa ai i cili nuk perzihet me njerez dhe nuk i duron demet e tyre."


[Transmetuar nga Ibn Maxhe me nje zinxhir te mire te transmetuesve. 
Et-Tirmidhiu e transmetoi kete hadithh pa e permendur Sahabiun]


Shejkh Salih Ibn Feuzan el-Feuzan, Allahu e ruajte, e shpjegon 
kete hadith madheshtor duke thene:


"Et-Tirmidhiu e transmetoi kete hadith pa permendur Sahabiun", 
mungesa e dijes se Sahabiut nuk eshte nje problem per shkak se te gjithe prej tyre 
jane te drejte dhe besnik dhe ne qofte se ata nuk jane te permendur me emer. 
Kjo nuk ben ndonje dem ne shkencen e hadithit.


Ky hadith eshte ne lidhje me vetmimin dhe perzierjen me njerezit. 
Nje person eshte i shoqerueshem nga natyra sic thuhet se ai nuk mund te jetoje i veçuar pa asnje nderveprim me krijimin. Ai ka nevoje per njerezit dhe ata kane nevoje 
per te po ashtu. Sidoqofte, nese ka te keqe apo ata te cilet ju jeni perzier jane 
ne te keqen, eshte e duhur per te veçuar veten prej tyre apo te shoqerohesh me ta?


I Derguari i Allahut, Allahu e meshirofte dhe i dhente paqe, shpjegoi ne kete hadith 
qe "Besimtari i cili perzihet me njerez dhe duron demet e tyre..." Ky eshte kusht 
qe ai duron demet dhe bezdisjen "eshte me i mire se sa ai i cili nuk perzihet 
me njerez dhe nuk i duron demet e tyre." Nese perzierja jote me njerezit sillet 
rreth korigjimit, fteses per tek Allahut, duke i mesuar njerezve te miren, 
duke urdheruar ate qe eshte e drejte, duke ndaluar ate qe eshte e gabuar etj, 
atehere ky nderveprim eshte i rekomanduar.


Allahu thote:


"O djali im, fale namazin, urdhero per pune te mira, e ndalo nga te keqijat, 
perballo me durim cdo gje qe te godet, vertete keto jane 
nga ceshtjet me te preferuara." 

[Suretu Lukman 17]


Dhe Ai ka thene:


"Pasha kohen! Nuk ka dyshim se njeriu eshte ne nje humbje te sigurt! 
Me perjashtim te atyre qe besuan, qe bene vepra te mira, qe porositen 
njeri-tjetrin t'i permbahen te vertetes dhe qe keshilluan njeri-tjetrin 
te jene te durueshem." 


[Suretu El-Asr 1-3]


Pra, ai i cili perzihet me njerezit, i korigjon ata, therret per tek Allahu, 
i urdheron te miren dhe i ndalon te keqen, meson injorantet, ndihmon nevojtaret, 
pajton ndermjet njerezve eshte me i mire se ai qe qendron larg. 


Ai qe vetmohet shpeton nga demi dhe e keqja e njerezve megjithate ai i cili perzihet 
me ta dhe duron demet e tyre eshte me i mire. Ky eshte shpjegimi i kesaj ceshtjeje 
te nderveprimit dhe veçimit nga njerezit. Nese perzierja me ta rezulton 
ne te mire, atehere eshte me e mire se veçimi.


Por ne qofte se perzierja me njerezit rezulton qe personi te preket negativisht 
nga ana e tyre dhe nuk ndikon pozitivisht ne ta, atehere veçimi 
eshte me i mire ne kete situate."


Perkthyer nga: 'Teshilul Imam bi fikhil Ehadith min Bulughil Maram' 
nga Shejkh Salih el-Feuzan





Mësimi i femijeve për të adhuruar Allahun!


Në autoritetin e Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur me të) 
se Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) ka thënë:


 "Çdo femije lind ne fitre (natyrshmeri te paster) e pastaj prinderit e tij 
e bejne hebre, te krishtere ose zjarrputiste."

(Buhariu dhe Muslimi)


Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë) deklaroi:


"Në këtë transmetim ka prova të mesimit te fëmijëve ne bindjen ndaj Allahut 
dhe marrjen e tyre për të mësuar kryerjen e adhurimit. Megjithatë, ata nuk janë 
Mukallafun (Ata të cilët janë mbajne llogari për obligimet)." 

(Shpjegim i Sahih Muslimit)