Friday, November 2, 2012

Perkufizimi i Teuhidit dhe llojet e tij nga shejkh es-Sa'di


Pyetje:

Cili eshte perkufizimi i Teuhidit dhe cilat jane llojet e tij?

Pergjigje:

Perkufizimi i plote i Teuhidit qe perfshin te gjitha llojet e tij eshte:

a) Dituria dhe besimi i robit, njohja dhe besimi i tij ne Zotin e Tij
duke e vecuar me cdo atribut te persosmerise, dhe uniciteti 
(vecimi) i Tij ne te, b)dhe besimi qe nuk ka partner (shok) per 
Ate ne persosmerine e Tij dhe c) (besimi) se Ai mban (te drejten) 
e Uluhijes dhe Ubudijes (adhurimit, roberise), mbi te gjithe 
krijimin e Tij. Pas kesaj, te vecoje Ate me llojet e adhurimit.

Keshtu, tri lloje te Teuhidit hyjne ne kete perkufizim, i pari prej tyre eshte
Teuhid er-Rububije, i cili eshte njohja e Zotit duke e vecuar ne krijimin,
sigurimin, rregullimin dhe edukimin. 

E dyta, Teuhidi el-Esma ues-Sifat, i cili eshte te pohosh gjithcka qe Allahu 
ka pohuar per Veten e tij ose i Derguari i Tij, Muhamedi (paqja qofte mbi te) 
ka pohuar per Te, nga Emrat e bukur dhe cdo atribut (qe tregohet) nga keto 
emra, pa perngjasim, ose duke i perngjare atyre (te krijimit), dhe pa 
i shtremberuar ato apo mohuar ato. E treta, Teuhidi el-Ibadeh, i cili eshte
te vecosh vetem Allahun me te gjitha llojet e adhurimit dhe kategorite e tyre, 
dhe ti bësh ato vetem (per Allahun) dhe sinqerisht per Allahun pa bere askend 
si partner (shok) ne asgje prej tyre (adhurimeve).

Pra, keto jane kategorite e Teuhidit, nje rob nuk mund te jete Mu'uahid 
(njesues i vertete) pervec nese ai i mbahet fort atyre dhe vepron 
(ne pajtim) me to.


Fet'ua nga Imam el-Sa'di 


No comments:

Post a Comment