Saturday, December 22, 2012

Inkurajimi per kerkimin e diturise!


Teksti i Hadithit


Ne autoritetin e Ebu ed-Derda (radi Allahu anhu) i cili ka thene:
Kam degjuar te Derguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)
duke thene:

“Kushdo qe merr nje rruge per te kerkuar dituri, Allahu ka 
per t’i lehtesuar atij nje rruge per ne Xhenet. Me te vertete 
Meleket ulin krahet e tyre ne shenje kenaqesie per kerkuesin 
e dijes. Banoret e qiejve dhe banoret e tokes, madje edhe peshku 
ne uje kerkojne falje per Dijetarin. Vlera e Dijetarit para adhuruesit 
te thjeshte eshte si vlera e [ndriçimit te] Henes para [vezullimit te] 
yjeve. Vertet Dijetaret jane trashegimtare te Profeteve. Profetet 
nuk lene pas trashegimi as Dinare e as Dirhem por Dije, dhe kushdo 
qe merr prej saj ka marre nje thesar të mjaftueshem.”

Mbledhur nga Ebu Daud dhe Et-Tirmidhi


-Kuptimi i fjaleve dhe i shprehjeve nga Hadithi


*Merr nje rruge: perpiqet ne kerkimin e diturise.

*Allahu ka per t’i lehtesuar atij nje rruge per ne Xhenet: 
Allahu do t'i beje (veprat e mira) te lehta per te.

*Nuk lene pas trashegimi: Ata nuk kane lene asgje pas tyre 
per tu trasheguar (pervec asaj e cila eshte permendur
ne Hadith dmth dituria e dobishme).

*Ata kane lene pas dituri per tu trasheguar: Ata lene pas
dituri te dobishme per tu trasheguar nga popujt e tyre.


-Kuptimi i pergjithshem i Hadithit


Ne kete Hadith qe eshte transmetuar tek ne nga ky sahab fisnik 
(radi Allahu anhu), ne shohim se me te vertete ai i cili perpiqet
shume per te kerkuar dituri (te dobishme) dhe shkon ne mbledhjet
(klasat) e dijetareve, studion dhe rishikon (ate qe ka mesuar);
atehere me siguri Allahu do ta beje te lehte per te diturine qe ai
kerkon dhe gjithcka qe eshte e nevojshme per ta arritur ate (diturine).
Kjo eshte ofruar se qellimet e tij jane te sinqerta per Allahun.
Kjo do te jete nje shkak i madh per te qe te udhezohet, duke perfituar
nepermjet diturise se tij dhe suksesit te tij perfundimtar duke marre 
shperblimet e Allahut.

Sot duhet te njoftohet populli Islam (rreth) pergjegjesise se saj (i kerkimit 
dhe ndjekjes se) diturise se dobishme (dhe veprimi ne perputhje me te). 
(Duke e bere kete) do ta ktheje ate (popullin Islam) ne vendin qe i takon, 
per te qene popull udheheqes ne bote. (Nga Meshira e Allahut) ka njerez 
nga mesi i te rinjeve muslimane (te cilet e kane marre kete detyre) dhe vetem 
pasi Leja e Allahut mund te na sjelle me afer kesaj shprese dhe deshire.


-Pikat e perfitimit te gjetura ne kete Hadith


1. (Hadithi nga tregon) epersine e kerkimit te diturise dhe inkurajimin 
per te kerkuar dituri.

2. (Ne mesojme se) i gjithe krijimi kerkon qe studentit te dijes 
t'i falen mekatet e tij ose te saj.

3. Eshte treguar superioriteti dhe epersia e dijetarit qe zbaton dijen e tij, 
mbi adhuruesin.

4. Na eshte treguar se ka nivele te ndryshme te epersise ne kete ceshtje, 
si epersia e henes se plote mbi pjesen tjeter te yjeve.



Pershtatur nga "Mesimet ne Teuhid, fikh dhe hadith
Printuar nga Ministria e Arsimit e Arabise Saudite


No comments:

Post a Comment