Es-Sadhan ka thene:
"Shejkh Samir ez-Zuheiri i cili eshte nga nxenesit e shejkhut,
Allahu e meshirofte, ka thene:
"Une u takova me disa nga nxenesit e dijes ne Jordani nje dite.
Sic ishte rregulli ne tubime te tilla, Shejkhu u permend dhe nje prej
njerezve atje filloi nje sulm gjithperfshires ndaj tij per shkak te ndryshimit
ne metodologji (midis te dyve).
Une nuk pashe ndonje kuptim ne debatimin me kete burre per shkak, se pari,
te mungeses se drejtesise, dhe se dyti, zemerimin e tij te rende i cili e çoi ate
pertej kufijve te permbajtjes. Prandaj une i thashe atij:
"Nese ky eshte imazhi qe ju keni per Shejkhun -dhe ai nuk eshte ashtu sic
mendoni ju te jete- atehere pse nuk i jepni atij disa keshilla
drejtepersedrejti, sepse eshte me mire sesa pergojimi
dhe shpifja juaj per te?"
drejtepersedrejti, sepse eshte me mire sesa pergojimi
dhe shpifja juaj per te?"
Ai u pergjigj:"El-Albani nuk e pranon keshillen."
Keshtu une i thashe:"A e keni provuar?"
"Une nuk e kam pare kurre ate, por kjo eshte unanime rreth tij": tha ai.
Keshtu qe une i thashe vetes:"SubhanAllah! Ky njeri eshte ndikuar ne nje mase
te tille per shkak te shejkhave te tij pa pasur ndonjehere nevoje per te
kerkuar te verteten vete ose (pa) e takuar Shejkhun edhe pse ata jetojne
ne te njejtin qytet dhe kane qene keshtu per vjet (me radhe)!
Me vone une organizova nje tubim te dijes ne mbremje me Shejkhun
ne shtepine time dhe thirra nje grup te tere te nxenesave te dijes.
(Une po ashtu thirra) kete person i cili kishte folur kunder Shejkhut
por nuk i thashe asgje Shejkhut ne lidhje me ate (incident).
Shumica e tubimit ishte monopolizuar nga ai burri i cili argumentoi me
Shejkhun, ngriti zerin e tij dhe u zemerua (me shejkh el-Albanin), deri
ne ate mase sa qe u be e qarte se une u zemerova dhe u zura ngushte
(ne emer te Shejkhut).
Kur Shejkhu pa ne fytyren time ai u kthye nga une duke qeshur dhe tha:
"Mos u shqetesoni per ate / Mos e coni ate mbi veten tuaj."
Pasha Allahun, qe buzeqeshja nuk e la kurre fytyren e Shejkhut dhe ai vazhdoi
duke iu pergjigjur atij me argumente nga Kurani dhe Suneti me durim te madh
dhe zemer te hapur, sic ishte zakoni i tij, Allahu e meshirofte.
Ne fund te tubimit burri u ngrit dhe i tha Shejkhut:
"Une falenderoj Allahun Azze ue Xhel qe ju keni ndryshuar (tashme)
dhe se u takova me ju pas ketij ndryshimi!"
Shejkhu tha:"Dhe a me keni takuar mua perpara dites se sotme?
"Jo". u pergjigj ai.
Keshtu Shejkhu theksoi nje prej vellezerve nga Siria i cili e kishte shoqeruar
ate ne (thirrjen e tij) ne Dauetin Selefi, dhe i cili ishte ne ate kohe nje mysafir
i nje Shejkhu ne Aman (Jordani), dhe tha:
"Une nuk kam ndryshuar. Dhe ky vella me ka shoqeruar mua per me shume
se njezet vjet ne dauet, dhe ai e di kete per mua. Sido qe te jete Allahu
iu shperblefte me te mira dhe sa per mua, atehere une kerkoj nga ti
qe te me falesh nese une te kam bere padrejtesi ty ne ndonjegje.
Dhe une i kerkoj Allahut Azze ue Xhel te me fali mua, nese une i kam
bere padrejtesi ndonjerit prej muslimaneve."
Pastaj ai filloi te qante, Allahu e meshirofte.
Dhe pastaj ai person (qe ishte zemeruar me Shejkhun) nuk mundi te bente
asgje pervecse te qante gjithashtu dhe ai filloi t'i puthte
duart dhe koken e Shejkhut.
Dhe une kurre nuk kam marre vesh pas kesaj (per) ate, qe te jete dicka,
pervecse nje Selefi, duke ndjekur (provat) i cili e deshi Shejkhun
dhe e nderonte ate shume."
Al-Imaam al-Albaani, Duroos, wa Mawaaqif, wa Ibar, of Abdul-Aziz ibn Muhammad Abdullaah as-Sadhaan, pp. 158-159.
No comments:
Post a Comment