Wednesday, December 5, 2012

A te pranoj te martohem me te nese ai ka Fene dhe Karakterin e mire?


Pyetja:


Ne te vertet, nje djale i ri me ka propozuar mua dhe une jam akoma ne vitin 
e fundit te studimeve te mia ne kolegj. Pervec kesaj, ky djale i ri -o shejkh- 
ka nje demtim te vogel ne kemben e tij. Une nuk e di nese kjo eshte
per shkak te nje aksidenti ose Allahu e krijoi ate ne ate menyre. 


Une jam e hutuar rreth asaj nese une duhet te pranoj te martohem me te 
apo jo, duke pasur parasysh se kam degjuar gjera te mira rreth tij ne lidhje 
me karakterin dhe cilesite e tij te mira.


 Prandaj, kam frike se, nese une refuzoj te martohem me te, nje burre tjeter
do te takohet me mua (per martese) qe une nuk jam (ose nuk do te jete ai) 
e kenaqur me jeten time dhe me pas (jeta jone) do te behet e tmerrshme. 


Pra, une shpresoj, nga shkelqesia juaj, qe ju te me nderoni duke me dhene 
nje drejtim ne ate qe ju e shikoni te pershtatshme per mua, keshtu qe 
une te mund te jetoj nje jete te lumtur me Vullnetin dhe Meshiren 
Allahut, e lumtur me ate qe Allahu ka caktuar per mua. 
Allahu iu shperblefte!



Shejkh Ahmed Ibn Jahja en-Nexhmi:


Te gjitha lavderimet i takojne Allahut dhe paqja dhe meshira qofshin 
mbi te Derguarin e Allahut, familjen dhe shoket e tij.


Sa per ceshtjen ne fjale, (kur te kerkoni per nje bashkeshort) interesimi 
i burrave musliman dhe grave muslimane duhet te jete nje person me Fe 
dhe Karakter te mire. Si e tille, grate duhet te japin rendesi te madhe 
per nje njeri te Fese dhe Karakterit te mire, per shkak te hadithit:


"Zgjidhni ate fetaren, ndryshe mjere per ty". 


Nese djali i ri i permendur eshte nje njeri i Fese dhe Karakterit te mire, 
dhe ne qofte se demtimi i tij eshte i vogel, atehere kerkoni udhezimin 
e Allahut duke falur Istikharen. 


Pastaj, nese ai insiston, pranoni per tu martuar me te
dhe mos e ktheni ate, sepse ju mund te pendoheni...dhe me Allahun 
eshte i gjithe suksesi!




No comments:

Post a Comment