Nje njeri shkoi tek Ibn Abasi radiAllahu anhu dhe i tha:
"O Ibn Abas, une deshiroj t'i urdheroj njerezit per te bere mire
dhe t'i ndaloj ata nga te berit keq."
Ibn Abasi tha: "Dhe a e ke arritur kete grade?"
Ai tha: "Une shpresoj se eshte keshtu."
Ai tha:
"Nese ti nuk ke frike te ekpozohesh ndaj tre ajeteve te Librit te Allahut,
atehere bej keshtu."
Burri pyeti: "Dhe cilat jane ato?" Ai permendi kete ajet:
"A po i urdheroni (thirrni) njerezit per pune te mira,
e veten tuaj po e harroni?" (El Bekare 44)
Dhe pastaj pyeti:"A i ke zbatuar nenkuptimet e ketij ajeti?"
Ai tha:"Jo" Ibn Abasi pastaj permendi ajetin e dyte:
"O ju qe besuat, pse po e thoni ate qe nuk e punoni?
Tek Allahu eshte shume e urrejtur ta thoni ate qe nuk e punoni!"
(Es Saff 2-3)
Pas kesaj ai pyeti:"A i ke zbatuar nenkuptimet e ketij ajeti?" Ai tha:"Jo"
Ai me pas permendi ajetin e trete ne lidhje me Shuajbin alejhi selam:
"Une nuk dua t'iu kundershtoj (duke punuar) per ate nga e cila
po iu ndaloj" (Hude 88)
Dhe pastaj ai e pyeti:"A i ke zbatuar nenkuptimet e ketij ajeti?" Ai tha:"Jo"
Ibn Abasi tha:
"Atehere fillo me veten tende."
No comments:
Post a Comment